Back

ⓘ Sofokli Gjermeni leksikologe shqiptare nga Shqiperia Sofokli Petro Gjermeni 10 tetor 1945 - 28 dhjetor 2015, lindi ne fshatin Fieri i Ri, Lushnje. Pas kryerjes ..




                                     

ⓘ Sofokli Gjermeni

Sofokli Gjermeni leksikologe shqiptare nga Shqiperia

Sofokli Petro Gjermeni 10 tetor 1945 - 28 dhjetor 2015, lindi ne fshatin Fieri i Ri, Lushnje. Pas kryerjes se shkolles se mesme pedagogjike ne Berat, punoi per disa vite si mesues i gjuhe-letersise shqipe. Ne vitin 1971 mbaroi studimet me rezultate te larta ne degen Gjuhe-Letersi ne Universitetin e Tiranes. Si nje nder studentet me te dalluar te Fakultetit, pas mbarimit te studimeve, u emerua bashkepunetor shkencor ne Sektorin e Leksikologjise dhe te Leksikografise prane Institutit te Gjuhesise dhe Letersise se Akademise se Shkencave te Shqiperise. Gjate kryerjes se detyres ka bashkepunuar me profesor Eqerem Çabej dhe profesor Androkli Kostallari si dhe ka punuar per ndertimin e kartotekes se Leksikut te Shqipes dhe per nje varg detyrash qe i kane paraprire hartimit te fjalorit "Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe" te botuar ne Tirane me 1980. Ne vitet 1975-1982, punoi si Drejtor shkolle ne fshatin Ngurres te Lushnjes. Ne vitin 1982, u emerua Inspektor per kulturen dhe me pas per gjuhen dhe letersine shqipe ne seksionin e Arsimit ne Drejtorine Rajonale Arsimore Lushnje. Gjate kryerjes se detyres, u dallua si nje nga specialistet me te afte te fushes dhe ne vitin 1988 nderohet me Urdhrin" Naim Frasheri” te Klasit III. Pas renies se komunizmit, ne vitet 1992-1998 punoi si mesues dhe N/Drejtor ne shkollen 8-vjeçare" Gafurr Muco” ne Lushnje. Me vone, se bashku me familjen e tij, emigroi ne Greqi per disa vite, kohe ne te cilen pesoi nje aksident ne pune. Nderroi jete ne Tirane, ne 28 dhjetor 2015. Ne 7 Mars 2017, Bashkia e qytetit Lushnje, e nderoi me Çertifikaten" Mirenjohje e Lushnjes”.