Back

ⓘ Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. Anetaresimi i Kosoves ne Bashkimin Evropian eshte ne agjenden aktuale te zgjerimit te ardhshem te BE-se. Kosova esh ..




Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian
                                     

ⓘ Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian

Anetaresimi i Kosoves ne Bashkimin Evropian eshte ne agjenden aktuale te zgjerimit te ardhshem te BE-se. Kosova eshte njohur nga ana BE si nje kandidate potenciale per anetaresim.

                                     

1. Historiku

Marredheniet midis Kosoves dhe Bashkimit Evropian zyrtarisht jane vendosur me 6 nentor te vitit 2002 me te ashtuquajturin Mekanizem Percjelles i Stabilizimit STM ndersa jane rikonfirmuar edhe ne Samitin e Selanikut ne qershor te vitit 2003. Me 1 prill te vitit 2005 Komisioni Evropian miraton nje komunikate mbi te ardhmen evropiane per Kosoven. Me tutje ato jane konsoliduar edhe gjate procesit te pavaresise se Kosoves ne vitin 2008. Gjithashtu Kosova merr pjese ne Procesin e Stabilizim Asociimit ne Ballkan dhe eshte njohur si nje kandidat i mundshem potencial per anetaresim ne BE.

Deklarata e pavaresise se Kosoves nga Serbia eshte miratuar me 17 shkurt te vitit 2008 me nje votim te anetareve te Kuvendit te Kosoves. Pavaresia ende nuk eshte njohur nga Serbia e as nga 5 vende anetare te BE-se BE aktualisht i ka 28 vende anetare, dhe si rezultat vete Bashkimi Evropian i referohet "Kosoves *", me nje fusnote e cila permban tekstin per te cilin eshte rene dakord ne Bisedimet Prishtine-Beograd: "Ky percaktim nuk cenon qendrimet mbi statusin, dhe eshte ne perputhje me Rezoluten 1244 te KS-OKB dhe Vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi Deklaraten e Pavaresise se Kosoves." Kjo nuk e ka penguar Kosoven te vazhdoje programin e saj te Mekanizmit Percjelles te Stabilizimit dhe Asocimit te miratuar nga BE, duke synuar integrimin gradual te politikave te saj kombetare per çeshtje ligjore, ekonomike dhe sociale me BE-ne, ne menyre qe ne nje moment te ardhem Kosova te mund te kualifikohet per anetaresim ne BE.

Per te siguruar stabilitetin ne terren si dhe per nje sundim neutral te ligjit, Bashkimi Evropian eshte duke vepruar ne Kosove nen ombrellen e Misionit te Administrates se Perkohshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove UNMIK, vendosjen e policise dhe burimeve civile nen Misionin e Bashkimit Evropian ne Kosove EULEX.

Marrveshja e Stabilizim-Asociimit MSA mes BE-se dhe Kosoves u nenshkrua me 26 shkurt te vitit 2016 ndersa hyri ne fuqi me 1 prill te po atij viti 2016.

Me 6 shkurt te vitit 2018, Komisioni Evropian publikoi planin e tij te zgjerimit duke perfshire te gjashte vendet e Ballkanit Perendimor: Kosova, Shqiperia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia. Plani parasheh qe te gjashte vendet aplikante mund te arrijne anetaresimin si anetare te Bashkimit Evropian pas vitit 2025.

                                     

2. Shih edhe

  • Kosova
  • Anetaresimi i Bosnjes dhe Hercegovines ne Bashkimin Evropian
  • Anetaresimi i Maqedonise se Veriut ne Bashkimin Evropian
  • Anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian
  • Bashkimi Evropian
  • Anetaresimi i Malit te Zi ne Bashkimin Evropian
  • Anetaresimi i Turqise ne Bashkimin Evropian
  • Zgjerimi i Bashkimit Evropian
  • Marredheniet e Kosoves me Bashkimin Evropian
                                     

3. Lidhje te jashtme

  • Komisioni Evropian i Zgjerimit: Marredheniet Kosove – BE
  • Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Kosova nen UNSCR 1244/99 2008 Raporti i Progresit
  • Qeveria e Kosoves – Zyra e Integrimit ne BE
                                     
  • Bashkimi Evropian Zgjerimi i Bashkimit Evropian Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Malit
  • dhe Kosova Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian Uebfaqja e Delegacionit Evropian për Kosovën
  • kandidate të BE. Mali i Zi Bashkimi Evropian Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian Enlargement Process
  • anëtarësimin në BE. Bosnja dhe Hercegovina Bashkimi Evropian Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian a b
  • Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian BE ka qenë në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm të BE - së që nga viti 2005, kur Maqedonia
  • anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga qershori i vitit 2014 dhe është duke negociuar hyrjen e Shqipërisë si shtet antar i Bashkimit Evropian që nga data
  • Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian Anëtarësimi
  • qenë i interesuar në këtë formë të bashkëpunimit, nga frika se do të çonte larg procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian Sidoqoftë, Procesi i Berlinit
  • detyrohen të tërheqin euron nga qarkullimi. Kosova Euro Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian Mitra, Saumya 2001 Kosovo: economic and social reforms