Back

ⓘ Haxhi Avdyli Neurokirurg dhe deputet i Kuvendit te Kosoves. Haxhi Avdyli ka lindur me 21 janar 1972 ne Prizren. Familja e Haxhi Avdylit eshte vendosur ne Prizre ..




                                     

ⓘ Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli Neurokirurg dhe deputet i Kuvendit te Kosoves. Haxhi Avdyli ka lindur me 21 janar 1972 ne Prizren. Familja e Haxhi Avdylit eshte vendosur ne Prizren ne vitin 1960 e shperngulur nga fshati Jezerc, tani komuna e Ferizajit. Familja e tyre nê vitin 1956 largohet nga Jezerci per tu shperngulur ne Turqi si pasoje e keqtrajtimeve te aparatit te Rankoviqit. Pas tentimit 4 vjeqar per tu shperngulur nga Maqedonia ne Turqi, ata rikthehen ne Kosove per tu vendosur nê Prizren ne lagjen Arbana. Shkollen fillore e kreu ne Prizren, ne shkollen ne Arbane, te mesmen ne shkollen e mesme te mjekesise ne Prizren. Ne vitin 1990 regjistrohet ne Fakultetin e Mjekesise ku e kreu ne vitin 1996 me sukses te shkelqyeshem duke u shpallur edhe "Student i dalluar". Ne vitin 1996-97 punoi si mjek ne ambulancat humanitare "Nene Tereza".kurse nga fillimi i vitit 1998 vendos pêr tu punuar si mjek ne fshatin Grejkoc te Suharekes. Pas fillimit te luftes ka punuar me refugjate,civile te plagosur dhe ushtare te UÇĶ-se ne zonat e luftes ne Budakove,bjeshken mbi Grejkoc e Korishe-Kabash. Pas çlirimit ka vazhduar shkollimin specialistik ne Neurokirurgji ne Prishtine, Tirane te Prof Dr Mentor Petrela dhe ne vitin 2003-04 ne kliniken Neurokirurgjike ne Ulm te Gjermanise te Prof Dr Hans Peter Richter. Ne vitin 2005 fillon punen si specialist Neurokirug ne QKUK. Ne vitin 2007 perfundon edhe studimet postdiplomike ne Un University for peace ne Menagjment shendetesor spitalor. Nga viti 2007-2009 udheheq Qendren per hulumtime shendetesore. Nga viti 2009-2014 ka qene aktiv ne Keshillin e eksperteve te LDK -se kryesisht per shendetesi e çeshtje tjera. Ne vitin 2015 -16 punon si mesimdhenes ne Kolegjin "Heimerer".

Eshte njeri nga mesimdhenesit qe mban provimet perfundimtare e licences per infermier e organizuar kjo nga M.Sh. Nga fundi i vitit 2014, ne zgjedhjet brendapartiake ne LDK zgjidhet me votim te fshehte,kryetar i deges se LDK-se ne Prizren Nga qershori 2017 eshte zgjedhur deputet i Kuvendit te Kosoves me 8609 vota. Eshte anetare i komisionit per shendetesi e mireqenje sociale te Kuvendit te Kosoves.

Ky artikull qe ka te beje me nje biografi individi eshte i cunguar. Ju mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar ate.