Back

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesoreArtikulli i javës201849. Ballaban Badera ishte gjeneral i ushtrise osmane me prejardhje shqiptare i cili ne shekullin XV ishte kryekoman ..




                                     

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/49

Ballaban Badera ishte gjeneral i ushtrise osmane me prejardhje shqiptare i cili ne shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjate Rrethimit te dyte te Krujes, ku ai ishte ne krye te ushtrise osmane qe masakroi rreth 14000 mije njerez.

I lindur shqiptar, flitet qe ka qene i pari i cili u ngjit ne muret e Konstandinopojes gjate betejes ne 1453 duke shenjuar fundin e Perandorise Bizantine. Ne periudhen 1464-1465 ka qene sanxhakbej i Ohrit, dhe qe nder gjeneralet e derguar kunder Skenderbeut, te cilin e luftoi ne disa beteja, me 1464 dhe 1465 ne betejen e Vajkalit, te Meçadit, Betejen e Dyte te Vajkalit dhe ate te Kasharit).

Ne 1466-67 ishte kryekomandant i osmaneve ne Rrethimin e dyte te Krujes, ku edhe vdiq i vrare.

Te gjitha betejat kunder Skenderbeut i humbi, por, mbas pushtimit te Shqiperise nga osmanet, u shnderrua ne figure te nderuar te myslymaneve te zones se Petreles, ku kishte edhe nje tyrbe, e cila u shkaterrua ne 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan.

Lexo me tej.