Back

ⓘ Vesta Tilley. Matilda Alice Powles eshte nje performuese angleze ne salla koncertesh, e cila ne moshen 11 vjeçare u vete-quajt me emrin skenik Vesta Tilley. Ajo ..




Vesta Tilley
                                     

ⓘ Vesta Tilley

Matilda Alice Powles eshte nje performuese angleze ne salla koncertesh, e cila ne moshen 11 vjeçare u vete-quajt me emrin skenik Vesta Tilley. Ajo u shnderrua ne nje prej imituesve artistike me te mira te periudhes se saj. Ajo ishte nje personalitet i njohur ne Britani dhe SHBA per me shume se 30 vite.

                                     

1. Vitet e para

Tilley lindi ne rrugen" Commandery”, Worcester, Worcestershire ne 1864. I ati i saj, i njohur si Harry Ball ishte nje komedian, kompozitor dhe drejtues sallash koncertesh; permes inkurajimit te tij Tilley doli per here te pare ne skene ne moshen tre vjeç e gjysem. Ne moshen 6 vjeçare ajo realizoi rolin e pare e veshur me rroba djemsh, nen rolin e" The Pocket Sims Reeves”, nje reference ndaj kengetarit te atehershem operistik. Ajo gjithashtu performoi kenge nga repertori i tij. Ajo parapelqente rolet e djemve me shume duke u shprehur:" Ndihesha se mund te shprehesha me lirshem nese do te isha e veshur si djale”.

Nen menaxhimin e babait, Vesta zhvilloi ture ne provinca te ndryshme. Teksa ajo performoi me se shumti ne skenen e St George ne Nottingham, i ati i saj ishte drejtuesi i salles, ajo gjithashtu performoi ne qytete te tjera si Birmingham, Hull, Leicester, Derby dhe Liverpool. Permes performancave ajo arriti te gjeneronte para mjaftueshem per te mbeshtetur prinderit si dhe te aferm te tjere.

Gjate dekades se pare ne karrieren e saj, ajo njihej si" The Great Little Tilley”. Ambiguiteti gjinor qe shfaqte emri i saj po shkaktonte probleme tek audienca, ndaj ajo dhe menaxheri i saj duhet te vinin me propozim per nje emer te ri. Ajo u etiketua si Vesta Tilley per te paren here ne prill 1878, gjate performances ne" Royal Music Hall” ne Holborn, Londer." Vesta” i referohej perendeshes romake te vatres familjare dhe shtepise, ndersa" Tilley” nje shkurtese e emrit Matilda, nje emer me te cilin thirrej e vogel.

                                     

2. Repertori dhe performanca

Ne fillimet e saja Vesta performoi kenget e Sims Reeves si dhe plot kenge te shkruara per te nga i ati. Ne te perfshiheshin pjese sentimentale si" Poor Jo” ku ajo kishte rolin e nje femije qe detyrohej te punonte. Kenge te tjera sentimentale te performuara jane" Squeeze Her Gently”," The Pet of Rotten Row” si dhe" Strolling along with Nancy”, kenge shume te famshme nga Reeves.

Teksa rritej, Vesta nisi te luaje role ku portretizoheshin djem qe silleshin keq ose ishin çapken. Disa prej ketyre roleve ishin titullari" Burlington Bertie” dhe nje kler i cili ishte me pushime" The Seaside Sultan”. Keto personazhe ishin qesharake dhe komik per audiencen dhe e benin kete te fundit per te qeshur permes egos se fryre qe keta personazhe kishin. Me komike ishte fakti se keto role luheshin nga nje aktore vajze, pra qe i perket gjinise tjeter. Disa prej kengeve qe ka performuar gjate kesaj periudhe jane" When the right girl comes along”," Following in Father’s Footsteps”," I’m the Idol of the Girls” dhe" It’s Part of a Policeman’s Duty”.

Perveç roleve te djalit çapken, ajo ka luajtur gjithashtu role nga ushtria, sidomos gjate periudhes se Luftes se Pare Boterore.