Back

ⓘ Armen Ohanian lindi ne Shamakha, asokohe pjese e Perandorise Ruse tani gjendet ne Azerbajxhan ne nje familje te ngritur armene. Nje termet shkaterrimtar ne 1902 ..




Armen Ohanian
                                     

ⓘ Armen Ohanian

Armen Ohanian lindi ne Shamakha, asokohe pjese e Perandorise Ruse tani gjendet ne Azerbajxhan ne nje familje te ngritur armene. Nje termet shkaterrimtar ne 1902 e detyroi ate se bashku me familjen te zhvendoseshin ne Baku, ku ajo ndoqi nje shkolle ruse. Ajo perfundoi gjimnazin ne 1905, ne po te njejtin vit kur dhe lufta nder-etnike nisi, nje konflikt qe i shkaktoi vdekjen dhe babait te saj, Emanuel. Ajo nxitimthi u martua me doktorin iranianin, Haik Ter-Ohanian, por martesa zgjati me pak se nje vit. Ajo nisi karrieren si aktore ne rolin e Sophia Ter-Ohanian ne grupin teatral te Grupimit kulturor armen ne Baku ne 1906. Me pas ajo u zhvendos ne Moske ne 1908 dhe studio ne shkollen" Nelidova”, teksa performonte ne teatrin "Maly".

Pas nje periudhe te shkurter pune ne Operan e Tbilist ne 1909, ku ajo debutoi per te paren here ne rolin e Armen Ohanian, ajo udhetoi serish drejt Iranit, ku ajo performoi si kercimtare dhe aktore gjate periudhes se fundit te Revolucionit Iranian. Ajo ishte nje nder themelueset e Teatrit Kombetar ne Teheran. Ne prill 1910 ajo organizoi nje mbremje gala muzikore dhe letrare ne bashkepunim me Shoqaten e Grave Persiane. Per te paren here grate iraniane u lejuan te luajne ne skene dhe te shohin filma. Ne maj 1910 ajo drejtoi vepren me titull" The Government Inspector” te Nikolai Gogol ne persisht, duke luajtur rolin e Maria Antonovna.

Gjate qendrimit ne Iran, ajo perfeksionoi aftesite e saj ne kercimin oriental. Pasi u largua nga vendi, ajo beri nje tur ne Egjipt dhe ne Perandorine Osmane ku u punesua per te performuar ne Londer ne 1911. Qe prej asaj kohe deri ne 1920 ajo u be shume e kerkuar, si pasoje e kercimeve me motive ekzotike dhe orientale qe pelqeheshin aq shume asokohe prej popujve perendimore. Duke u bazuar ne metodologjine e" kercimit te lire” te kercimtares se famshme amerikane Isadora Duncan, ajo krijoi koreografite e saja te bazuara ne muziken armene dhe iraniane. Permes ketyre kercimeve ajo mahniti audiencen e gjere evropiane. Ajo performoi me dhjetera here ne Londer, Paris, Bruksel, Milano, Madrid dhe qytete te tjera evropiane, por edhe ne SHBA dhe Meksiko. Vallezimet e saja u mbuluan edhe nga shtypi si dhe nga shkrimtare si Murice Maeterlinck, Claude Anet si dhe shume te tjere.

Psi u shperngul ne Paris ne 1912, Ohanian iu dedikua letersise, ku se shpejti poemat dhe doreshkrimet e saj autobiografike arriten te botoheshin tek shtypi i perditshem. Ajo pati raporte intime me njerez te ndryshem si piktori Émile Bernard, shkrimtaret Maurice Barrès dhe Andre Germain, si dhe nje raport te shkurter me shkrimtaren Natalie Barney. Ajo u martua per te dyten here me ekonomistin meksikan dhe diplomatin Makedonia Garza ne 1922, dhe pasi jetuan ne vende te ndryshme si Hamburg, Mexico, New-York, Moske, Londer dhe Madrir, çifti u vendos perfundimisht ne Meksike ne 1934.