Back

ⓘ Luljeta Pula Beqiri. Luljeta Pula-Beqiri eshte profesoreshe ne Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjise ne Mitrovice, ku punon qe nga viti 1976. Luljeta Pula ..




                                     

ⓘ Luljeta Pula Beqiri

Luljeta Pula-Beqiri eshte profesoreshe ne Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjise ne Mitrovice, ku punon qe nga viti 1976.

Luljeta Pula eshte atdhetare e shquar dhe kontribuoi ne etapa te rendesishme neper te cilat ka kaluar Kosova.

Veprimtarine e saj kombetare e filloi qysh ne moshen 16 vjeçare, kur edhe iu bashkua demonstrates se vitit 1968, per ta vazhduar aktivitetin deri ne ditet sotme.

                                     

1. Biografia

Luljeta Pula - Beqiri u lind me 31 tetor te vitit 1952 ne Prishtine, Kosove. Ajo lindi ne nje familje intelektualesh, si nga ana e nenes Edibe Binishi Pula – veterane e arsimit, ashtu edhe nga babai Xhevdet Pula - profesor universiteti. Ata e rriten vajzen e tyre ne fryme atdhedashurie, pasi qe te dy ishin luftetare te lirise edhe me pushke, por edhe me pende. Edhe gjyshja e Luljetes, Gjylshah Pula, ishte luftetare kunder nazifashizmit dhe te gjitha keto e kaliten ate ne nje atdhetare te shquar. Tani ajo eshte e martuar dhe ka dy femije.

                                     

2. Arsimimi dhe edukimi

Luljeta shkollen fillore, gjimnazin dhe Fakultetin e Teknologjise - Xehetarise i kreu ne Prishtine. Studimet e nivelit master i perfundoi ne Universitetin e Zagrebit ne vitin 1979, teksa graden doktor shkence ne inxhinieri kimike e mori ne vitin 2006 ne Universitetin e Prishtines.

Aktualisht eshte profesoreshe ne Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjise ne Mitrovice, ku punon qe nga viti 1976. Luljeta mori pjese ne shume tubime e konferenca vendore e nderkombetare.

Prej viteve 80’-ta e deri ne vitin 2000, Luljeta ishte e angazhuar si politikane, ku mbajti poste te larta dhe te respektuara neper disa organe partish.

                                     

3. Veprimtaria

Fillet e angazhimit te Luljetes ne planin kombetar jane shume te hershme. Qysh ne femijeri ajo e kishte ndjere padrejtesine qe po i behej popullit shqiptar ne Kosove dhe qe ne moshen 16 vjeçare, si nxenese e vitit te dyte ne gjimnaz, ishte denuar me masen perjashtim nga shkolla per organizimin dhe nxitjen e propagandes kombetare ne mesin e bashkemoshatareve te saj. Duke qene se ishte nxenese e shkelqyer, kjo mase u zbut dhe u shnderrua ne paraperjashtim.

Ajo mori pjese edhe ne demonstratat e vitit 1981, duke u bere keshtu nder te rrallet mesimdhenes universitare, qe e perkrahte publikisht kete nisme. Tutje, ajo mori pjese edhe neper te gjitha tubimet kombetare dhe demonstratat popullore, qe nga viti 1981-1989, e deri me 1999, me perfundimin e luftes ne Kosove.

I tere ky angazhim, rezultoi ne arrestimin e saj 8 here ne stacione te ndryshme policore, ne Prishtine, Mitrovice e Istog. Arrestimi i pare i saj ishte me 2 korrik 1990, per shkak te ndikimit ne shpalljen e Deklarates Kushtetuese.



                                     

4. Angazhimi politik

Luljeta Pula ishte themeluese e Shoqates se Gruas me 1990 dhe kryetare e Shoqates se Gruas, e emeruar nga Keshilli iniciues pergjate viteve 1990-1991. Ajo nuk u pajtua qe Shoqata e Gruas te jete nen ombrellen e Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe pas nje viti dha doreheqje ne shenje pakenaqesie.

Ne periudhen e viteve 1991-1993 u zgjodh nenkryetare e Forumit te Gruas, si dhe ne periudhen e viteve 1998-2000 ishte nenkryetare e Forumit Demokratik te Kosoves.

Luljeta ishte kryetarja e pare e Partise Social-Demokrate te Kosoves, post te cilin e mbajti gjate viteve 1992-2000. PSDK ishte partia e dyte, pas LDK-se, qe u themelua ne sistemin e ri pluralist te Kosoves.

Ajo ka shkruar shume artikuj gazetareske dhe kumtesa per opinion per 10 vjet, ne cilesine e kryetares se PSDK-se. Ka marre pjese ne debate televizive – publike ne Serbi dhe ne Perendim dhe ka derguar shume dokumente sekrete ne qendrat e vendosjes nderkombetare. Ka hartuar edhe programe kombetare ne organizatat ku ka punuar.