Back

ⓘ Kurexhtë. Ky vendbanim shtrihet ne malet permbi luginen e lumit te Zhegres,ne anen e djathte te saj.Ne administraten shteterore llogaritej si lagje e fshatit Zh ..




                                     

ⓘ Kurexhtë

Ky vendbanim shtrihet ne malet permbi luginen e lumit te Zhegres,ne anen e djathte te saj.Ne administraten shteterore llogaritej si lagje e fshatit Zheger.

Lagjet:Tafaj,Muçolli,Sejdaj etj. Mikrotoponimet me karakteristike: Arat e Eperme,Arat e Poshtme,Gurrat,Kroni i Nashte, Kodra Drrasave,Dahen Udhet,Lisi Larme,Stani Zekes,Lugi i Krypes,Kodra Zeze,Boka,Ashta, Ku ka shkrry Kargja,Pusi,Hija Pusit,Te Kroni Arushanit,Shpati Keq,Kodra e Theknes.

Ne fshatin Depce gjendet nje toponim, qe popullata vendese3 i thone Konaqet, ku thuhet se dikur ka pasur shtepia,ne te cilat kane jetuar Kurexhet,te cilet u vendosen ne afersi te Zhegres.

Thuhet se emrin e ka marre nga themeluesit e fshatit-Kurti dhe Rexha,para 350 viteve.Fshati perbehej prej tri lagjeve. Si vendbanim me kete emer eshte regjistruar edhe ne sallnamet turke ne fund te shekullit XIX. Gjate historise,ky fshat kishte pesuar mjaft.Ne vitin 1912 nga bandat çetnike ishin vrare disa persona.Ne vitin 1944 brigadat maqedone e kane djegur nje pjese te fshatit dhe kane vrare shume persona. Sa i perket numrit te banoreve, ne fillim te shekullit XX kishte 15 shtepi shqipetare.Sipas regjistrimit te vitit 1921 kishte 20 shtepi me 111 banore.Ndersa, ne vitin 1927 kishte 18 shtepi shqiptare.Ne vitin 1953,si lagje e fshatit Zheger,kishte 33 shtepi me 219 banore.

Duhet theksuar se pushteti jugosllav,shume vendbanime,edhe pse i kishin te gjitha veçorite e vendbanimit te veçante i bashkonin ne nje vendbanim,sikurse eshte fshati Zheger me disa lagje qe jane shume larg saj.Kjo eshte bere me qellime te caktuara politike.Ndersa, ne vendbanimet serbe te komunes se Zubin Potokut dhe te Leposaviqit,nje vendbanim me 3-4 shtepi e konsideronin si fshat. Para dhjete viteve kete vendbanim e kane leshuar te gjithe banoret,pasi per shkak te kushteve ekonomike jane vendosur ne vende te tjera si ne Shkup,ne Kumanove,ne Ferizaj,ne Gjilan,ne Zheger,ne Viti e gjetiu.Sot nuk ka asnje banore.