Back

ⓘ Nazane Breca ka perfunduar studimet per mjekesi ne Universitetin e Prishtines ne vitin 1983. Per nje periudhe te gjate kohore ka punuar si mjeke e pergjithshme, ..




                                     

ⓘ Nazane Breca

Nazane Breca ka perfunduar studimet per mjekesi ne Universitetin e Prishtines ne vitin 1983. Per nje periudhe te gjate kohore ka punuar si mjeke e pergjithshme, kurse gjate kohes se luftes ne Kosove, kur u debua ne Maqedoni, u angazhua ne projektin SSPT te "Norvegian Church Aid". Pas hyrjes se forcave paqeruajtese ne Kosove ajo vazhdoi punen ne sektorin e mjekesise ne nivelin menaxherial.

Ne vitin 2000 Nazane Breca fitoi te drejten e spezializimit ne mjekesi familjare ne Universitetin Utrecht te Holandes, ku kreu nje pjese te specializimit, per te vazhduar pjesen tjeter ne Universitetin e Prishtines, ne nje program te udhehequr nga Kolegji Mbreteror i mjekeve familjar te Britanise se Madhe.

Ne vitin 2005 me sukses te larte ka mbrojtur temen e magjistratures nga lenda e mjekesise familjare, ne programin e udhehequr nga Kolegji Mbreteror i mjekeve familjar te Britanise se Madhe. Ne vitin 2002 nga Ministria e Shendetesise e Republikes se Kosoves u caktua si koordinatore e Qendres se Trajnimit te mjekesise familjare ne Prishtine, kurse ne vitin 2010-2011 ushtroi detyren e drejtoreshes per mjekesi dhe mireqenie sociale ne komunen e Prishtines. Nga viti 2005 deri ne vitin 2014 punoi si Asistente me angazhim ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine. Znj. Nazane Breca eshte zgjedhur Deputete e Kuvendit te Republikes se Kosoves ne legjislaturen e katert 2011-2014. Qe nga koha e studimeve ne vazhdimesi ka publikuar punime shkencore dhe ka marre pjese si ligjeruese ne simpoziume shkencore brenda dhe jashte vendit. Znj. Nazane Breca ka nje pervoje politike gati 30 vjeçare ne organizata qeveritare dhe joqeveritare. Perveç gjuhes shqipe, flet rrjedheshem gjuhen angleze, serbe dhe turke.

Aktualisht eshte ambasadore fuqiplote ne shtetin e Zvicres.