Back

ⓘ Personazhet kryesore të Shqipërisë. Personazhet kryesore te Shqiperise vendi, fiset, populli gjate Luftes se Pare Boterore liber historik. Shqiperoi Piro Misha. ..




                                     

ⓘ Personazhet kryesore të Shqipërisë

Personazhet kryesore te Shqiperise vendi, fiset, populli gjate Luftes se Pare Boterore liber historik. Shqiperoi Piro Misha. Shtepia botuese "Botimet IDK", viti i botimit 2016. Faqet e librit 234. ISBN 978-9928-136-46-6

Koment nga Piro Misha:

Kush ishin njerezit me ndikim ne Shqiperine e vitit 1916? Eshte gjithnje interesante ta veshtrosh historine, ngjarjet, personazhet e saj nga nje kendshikim i kohes dhe, pastaj, ti marresh ti krahasosh me versionin e tyre te pranuar te historise. Eshte po ashtu, interesante te shohesh se si largesia ne kohe e ndryshon perceptimin dhe vleren e gjerave.

Ne vitin 1916, pra ne mes te Luftes se Pare Boterore, Sherbimi i Zbulimit i Admiraliatit te Marines Ushtarake Angleze perpilon nje raport sekret per Shqiperine, te cilin e emerton "Personazhet - Shqiperia - Fiset, Populli".

Kuptohet, raporte te tilla sidomos te shkruara ne mes te nje lufte boterore, skane qellime akademike, edhe pse shpesh ndodh qe me to te punojne akademike te shquar, siç eshte e sigurt qe raportin ne fjale e kane hartuar njohes padyshim mjaft te mire te botes shqiptare.

Qellimi i raportit te Marines Angleze ishte te jepte nje veshtrim panoramik per historine dhe realitetin e nje vendi fare pak te njohur, por qe ishte kthyer ne nje nder fushebetejat mes ushtrive nderluftuese. Ne te njejten kohe, natyrshem, krahas analizes se situates se vendit, theksi vihet para se gjithash tek ato figura qe, ne syte e anglezeve, kishin me shume peshe e ndikim ne jeten e vendit dhe qe, rrjedhimisht, duheshin pasur ne konsiderate ne kohe te tilla te turbullta.

Rezultati eshte nje galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shume syresh emra ende te njohur, por shpesh te ndryshem nga çi njohim nga tekstet e sotem te historise. Mjaft te tjere me çduket njerez me mjaft peshe ne ate kohe, tashme jane fshire pa kurrfare meshire nga kujtesa historike.

Patriote, luftetare, trima, aventuriere, mercenare, spiune, turkofile, grekofile, austrofile, hoxhallare qe shpallen nacionaliste greke dhe prifterinj greke qe perkrahin planet turkoshake te Esad Pashes, familje te ndara te perçara, njerez me kulture e ministra qe sdine as shkrim e kendim, ngjarje qe ne ate kohe perceptohen si tejet te rendesishme, te cilat sot jane fshire teresisht nga rrefimi i historise.

Gjithsesi nje deshmi interesante per ke deshiron te dije diç me shume per drite-hijet e jetes shqiptare ne nje nga periudhat me kaotike e kontradiktore te historise sone moderne: pikerisht periudhes se lindjes se dhimbshme e dramatike te Shqiperise moderne.

Sidoqofte, nje tablo qe te lejon te kuptosh sesa e ngaterruar dhe komplekse ka qene Shqiperia pertej asaj qe na rrefejne sot tekstet e historise. Per hir te saktesise emrat jane lene ne formen ne te cilen gjenden ne Raport dhe jo me emrin me te cilin njihen sot, por besojme se kjo sdo perbeje ndonje veshtiresi per te kuptuar se per ke eshte fjala. Dhe se fundi, nje falenderim per Aurel Plasarin, i cili qe ai qe e qemtoi kete raport ne Paris.

                                     
  • për të Zbulimi i këtij dorëshkrimi problemtaik ku përshkruhen banorët dhe të bëmat e fshatit, shkakton një sërë problemesh. Një ndër personazhet kryesore
  • pakët personazhet e njohur që e kanë origjinën nga ky qytet, si psh shkrimtari Llazar Fype. Nuk mund të lëmë pe përmendur edhe grupin polifonik të këtij
  • tipi i heroit trragjik, i luftëtarëve të lirisë si dhe i tradhtarit që shiten për para dhe pushtet. Personazhet e veprës letrare Juda - Alkimi Simeoni
  • rrethet administrative të Republikës së Shqipërisë Ky rreth bën pjesë në Qarkun e Kukësit dhe shtrihet në verilindje të Shqipërisë konkretisht në Rajonin
  • me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90  të territorit të Shqipërisë Sinjali i televizionit Vizion Plus tashmë
  • Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet
  • dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme
  • Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet
  • personazhet kryesore Niku dhe Pali, te personazhet e Balës dhe të Darës si dhe te Skënderbeu, i cili, megjithëse personazh episodik, luan një rol të
  • ndihmon për të theksuar ide të caktuara e për të karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atëherë së eposi nuk mund të identifikohet me mitologjinë