Back

ⓘ Bimësia. Bimesia eshte nje term i pergjithshem qe perfshine teresine e specieve te ndryshme te botes bimore, pa ndonje reference specifike per taksonomite e veç ..




Bimësia
                                     

ⓘ Bimësia

Bimesia eshte nje term i pergjithshem qe perfshine teresine e specieve te ndryshme te botes bimore, pa ndonje reference specifike per taksonomite e veçanta, format e jetes, strukturen, shtrirjen hapesinore ose ndonje karakteristike tjeter specifike botanike ose gjeografike. Bimesia eshte nje term me i gjere se termi flora qe i referohet perberjes se specieve. Ndoshta sinonimi me i afert eshte bashkesia e bimeve, por bimesia shpesh i referohet nje game me te gjere te shkalleve hapesinore sesa termi flora, duke perfshire edhe shkalle te medha globale.

Ne Evrope vendi jone radhitet ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimin e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizotrojne llojet mesdhetare te bimesise si: mareja, shqopa, ilqja, etj., kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore si: dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj. Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe riten vetem ne vendin tone.

Per shkak te mbizotrimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtimin vertikal ne kater breza:

  • brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe
  • brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare,
  • brezi i dushqeve,
  • brezi i kullotave alpine.
                                     

1. Brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare

Ky brez gjendet ne 700m lartesi, ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Zhvillimin me te madh e ka ne zonen e Camerise. Pjesen e poshtme te tije e zene shkuret me gjelberim te perhershem si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte si: selvia, valanidhi, pisha e bute, pisha e eger etj. qe ne disa raste formojne pye te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkureve mesdhetare e zene shkuret qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit si: shkoza e bardhe dhe e zeze.

                                     

2. Brezi e dushqeve

Ky brez shtrihet mbi brezin e shkureve mesdhetare deri ne lartesine 1000m. Ka perhapjen me te madhe se brezat e tjere bimor, sidomos ne brendesi te vendit. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frasheri, melleza, panja, geshtenja etj.

                                     

3. Brezi i ahut dhe i haloreve

Ky brez shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne lartesine 1600-1800m Ahishtet duke kerkuar me shume lageshti, jane te perhapura ne veri dhe ne lindje te vendit tone dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes si: Pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.

                                     

4. Brezi i kullotave alpine

Ky brez shtrihet mbi brezin e ahut dhe haloreve, ku per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesia barishtore dhe shume ralle shkuret e uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore veriore dhe lindore.

Pyet me bimesi dhe bote shtazore me interesante jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar cdo lloj prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ne Shqiperi jane: Thethi, Lura, Llogaraja etj., ne Kosove: Berzovica, ne trevat shqipetare ne Maqedoni: Galliçica, Pelisteri etj.

                                     

5. Bota shtazore tokesore

Pozita gjeografike e trevave shqipetare, shumellojshmeria e pejsazheve gjeografike, pasuria bimore, relievi i coptuar dhe pasuria e ujrave te brendeshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, toksore dhe ujore.

Kjo bote perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi qe gjendet ne zonat kodrinore dhe ne fushat bregdetare, lakuriqi i nates qe jetone ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra, Ujku, dhelpra, cakalli, shparthi, qe jetojne ne brezin e dushkut dhe te ahut. Zardafi dhe kunadhja rriten ne zonat pyjore te larta, ariu i murem rritet ne pyet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes, macja e eger ne pyet e larta etj. Mjafte te perhapur jane gjitaret barengrenes si: derri i eger ne zonen e ahut dhe te dushkut, lepuri i eger ne zonen fushore e kodrinore me shkure. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkureve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhija e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.

Te shumellojshme jane shpendet shtegetare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlere te vecante si: Pelikani kacurel ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.

Ne ujrat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish si: sardelja, qefulli, lavraku, kocja, merluci etj., kurse ne ujrat e brendeshme trofta, korani dhe belushka liq. Ohrit qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere si: krapi, skobuzi, mustak, pendkuqi, klenji, ngjala etj. Ne ujrat e vendit tone gjenden dhe disa gjitare si: delfin, viderz etj.

Mbulesa bimore dhe bota shtazore e vendit tone eshte shme e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkateruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.



                                     

6. Literatura

  • Vankat, J. L. The Natural Vegetation of North America. Krieger Publishing Co., 1992.
  • Barbour, M. G. and W. D. Billings editors. North American Terrestrial Vegetation. Cambridge: Cambridge University Press, 1999.
  • Barbour, M.G, J.H. Burk, and W.D. Pitts. "Terrestrial Plant Ecology". Menlo Park: Benjamin Cummings, 1987.
  • Archibold, O. W. Ecology of World Vegetation. New York: Springer Publishing, 1994.
  • Van Der Maarel, E. Vegetation Ecology. Oxford: Blackwell Publishers, 2004.
  • Box, E. O. 1981. Macroclimate and Plant Forms: An Introduction to Predictive Modeling in Phytogeography. Tasks for Vegetation Science, vol. 1. The Hague: Dr. W. Junk BV. 258 pp.
                                     
  • ferit me line, ndërsa në lartësinë mbi 150 m dominon bimësia subtropikale, ndërsa mbi 2000 m bimësia e viseve të meme gjeografike. Gjeografia e shteteve
  • shpesh në komunitetet e vogla të largëta dhe nganjëherë në qytetet e mëdha. Bimësia Gati tërë rajoni është i mbuluar nga Pyjet e Shiut, megjithatë, rajoni
  • scardicus Boraginaceae Teucriu arduini Labiatae dhe Vincetoximum huteri. Bimësia e pellgut përfshin zonat fitoklimatike të shkurreve dhe pyjeve mesdhetare
  • ndërtimi gjeologjik, klima, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, tokat dhe bimësia si dhe nga veçoritë antropogjene vendbanimet dhe të gjihta objektet
  • dhia e egër, ariu etj. Pas mbylljes së Uzinës së Bakrit në vitin 1991, bimësia në zonën e shkretuar filloi të rritej, megjithëse me ritme shumë të ngadalta
  • nga bimësia natyrore në këto toka rriten lloje të ndryshme të barishteve, shelgjet etj. Tokat podzole të hinjta takohen në viset pyjore, ku bimësia pyjore
  • lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura
  • dalin burime të shumta, që ushqejnë disa degë të Osumit dhe Devollit. Bimësia përbëhet kryesisht nga kullota alpine. Në këmbët e Ostrovicës gjenden fshatrat
  • Perëndim. Kurrizi i Kulmakës është i sheshtë me plot forma gropa e hinka. Bimësia drusore mbi lartësinë 1700 m është e varfër dëllinjë e zezë, ah dhe lajthi
  • pjesë të larta kan qenë të përfshira me akkulnaja. Si klima ashtu edhe bimësia ndrron sipas lartësisë, andaj kan shtrirje zonale. Rëndësia ekonomike mbështetet
  • Diagrami klimatik Surabaja Java Diagrami klimatik Makasar Celebes Bimësia dallohet me pyjet dendura ekuatoriale me lagështi dhe gjelbërim të përhershëm