Back

ⓘ Zgërdhesh, sit arkeologjik. Zgerdheshi eshte i vendosur ne jug te rruges Fushe Kruje - Kruje. Shkrimet e autoreve antik nuk e permendin drejtperdrejt Zgerdheshi ..




Zgërdhesh (sit arkeologjik)
                                     

ⓘ Zgërdhesh (sit arkeologjik)

Zgerdheshi eshte i vendosur ne jug te rruges Fushe Kruje - Kruje. Shkrimet e autoreve antik nuk e permendin drejtperdrejt Zgerdheshin si emer. Megjithate disa studiues besojne se Zgerdheshi eshte Albanopolisi antik, qe permendet nga Plini Plaku dhe Ptolemu i Aleksandrise ne shek. e II te e.sone. Vendbanimi ilir i Zgerdheshit duket te kete qene themeluar ne shekullin e 7-te ose te 6-te p.e.sone dhe lulezoi ne shekullin e IV-te dhe te III-te p.e.sone, por mendohet se u braktis ne shekullin e II p.e.sone, kur banoret u transferua ne Durres dhe Lezhe.

Nder rrenojat e mbetura ne Zgerdhesh perfshihen rreth 1.350 m fortifikim prej muri taracini, si dhe kulla qe perhapen ne nje shpat kodre prej 8.2 ha. Qyteti vjeter ishte i ndertuar ne nje akropol, por sot shume pak mund te shihet prej tij, me perjashtim te nje muri mbrojtes dhe nje kulle ne cepin verilindor. Menjehere ne hyrje jane themelet e nje kishe te krishtere, nje ndertim shume i vogel qe tregon per vazhdimesine e vendbanimit.

Toponimi Zgerdhesh per here te pare ndodh ne 1431, ne nje dokument turk, si Ozgurtaè, dhe me pas, ne vitin 1641, ne kroniken italisht te Marko Scurajt si Sgurdessi.