Back

ⓘ Pallati i Kongreseve, Tiranë. Pallati i Kongreseve eshte nje monument i trashegimise kulturore ne rrethin e Tiranes, ne qarkun e Tiranes, Shqiperi. Ky monument ..




Pallati i Kongreseve (Tiranë)
                                     

ⓘ Pallati i Kongreseve (Tiranë)

Pallati i Kongreseve eshte nje monument i trashegimise kulturore ne rrethin e Tiranes, ne qarkun e Tiranes, Shqiperi. Ky monument eshte i llojit "Arkitekture", i miratuar me numer 122 me 05.03.2007 ".

                                     

1. Histori

Pallati i Kongreseve u ndertua per organizimin e kongreseve te Partise se Punes, por edhe te festivaleve. Punimet per ndertimin e tij filluan ne vitin 1982 dhe perfunduan kater vite me pas ne vitin 1986. Per ndertimin e tij punuan ndermarrjet me te mira ne vend. Por modernizmi i godines nga jashte vazhdonte edhe brenda saj. Ambientet brenda saj u bene nje menyre qe pallati te ishte edhe shumefunksional dhe çdo gje e vendosur atje te pershtatej me aktivitetet qe do te zhvilloheshin, nje funksion qe Pallati i Kongreseve vazhdon ta ruaje edhe sot pas 20 vjetesh.

                                     

2. Struktura e nderteses

Pallati ka nje shtrirje rreth 70 metra paralel me shetitoren dhe lartesi 18 deri ne 23 metra. Qellimi ka qene harmonizimi i mire me objektet ekzistuese perreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin "Qemal Stafa", Kryeministrine e Radio-Televizionin Shqiptar.

Mjedisi kryesor eshte salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar per te plotesuar kerkesat funksionale, artistike dhe akustike per zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve. E pajisur me ajer te kondicionuar, ndriçimin e nevojshem, pajisjet e zerit, te televizionit, te perkthimit ne disa gjuhe, te cilat do te sherbenin per veprimtari te ndryshme prej kongreseve deri tek koncertet. Pallati i Kongreseve u projektua qe kthimi i salles nga mjedis mbledhjeje ne mjedis koncerti te projektohej me lehtesi. Per veprimtari te ndryshme u projektuan edhe tri salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shume mjedise pune, sherbime e teknike. Rendesi i eshte kushtuar trajtimit te holleve ne tre katet, te cilat synohej te funksionin per sherbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari te ndryshme.

                                     

3. Punimet per ndertimin

Studim te veçante ka kerkuar arritja e shprehjes se jashtme te objektit, duke synuar qe ajo te jete origjinale, e paster, monumentale ne perputhje me funksionin e tij. Pamja e jashtme me brinjet rrezore, xhamat me kende etj., eshte frymezuar nga ndertimet e tradites ne Gjirokaster, Berat dhe nga kullat e veriut, pa i kopjuar ato.

Materialet veshese jane zgjedhur sipas kerkesave arkitektonike. U be nje pune studimore e gjate per njohjen, zberthimin dhe pervetesimin e metodave te reja bashkekohore per kohen, siç ishin modelet e llogaritjeve ne hapesire te konstruksioneve, metodat llogaritese me elemente te fundme, duke perdorur skema statike te reja, te paperdorura me pare deri ne ate kohe. Objekti nga pikepamja konstruktive u konceptua qe ne rast termeti te punonte si nje i tere, ne llogaritje u mor parasysh puna e njekohshme si e elementeve horizontale ashtu dhe e atyre vertikale. Problem qe kerkoi shume studimore te veçante, ishte dhe konstruksioni i mbuleses se salles kryesore, e cila ka forme rrethore dhe nje diameter 54 metra. Nje mbulese e tille u ndertua per here te pare ne vendin tone dhe ishte e lidhur me shume probleme te veshtira, qofte nga pikepamja matematike, ashtu dhe konstruktive, ndertimore e teknologjike. Punimet u kryen nga punonjesit e kantierit nr. 7 te ish-ndermarrjes "21 dhjetori"



                                     
  • Festivali i 45 - të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 21 - 23 dhjetor 2006 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Kënga fituese Balada e gurit kënduar nga
  • ishte edicioni i 19 - të i konkursit vjetor të muzikës Kënga Magjike dhe u mbajt më 6, 7 dhe 9 dhjetor 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë që u transmetua
  • i Universitetit të Tiranës, Busti i Nënë Terezës, Hotel Sheraton, Rektorati i Universitetit të Tiranës, Muzeu arkeologjik, dhe Pallati i Kongreseve
  • ishte edicioni i njëzetë me radhë i konkursit vjetor. Dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë përkatësisht më
  • muzeu Enver Hoxha në vitin 1988 në Tiranë, pra tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Nje tjeter veper e projektuar prej tij eshte Pallati i Kongreseve
  • Festivali i 46 - të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 14, 15 dhe 16 dhjetor 2007 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Kënga fituese Zemrën e lamë peng
  • ishte edicioni i 21 - të i konkursit vjetor të muzikës Kënga Magjike dhe u mbajt më 4, 5 dhe 7 dhjetor 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë transmetuar
  • Festivali i 47 - të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 19, 20 dhe 21 dhjetor 2008 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Kënga fituese Më merr në ëndërr
  • Festivali i 48 - të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Kongreseve Datat e Festivalit ishin nga 24 - 26 dhjetor Gjysëm - Finaljet ndërsa finalja
  • Arteve 2009: Sofra Tiranase nga Shoqata kulturore Tirana tek Pallati i Kongreseve asistent regjisore 2010: Romancë Dashurie nga Aldo De Benedetti
  • sugjeroi që Ambasada Britanike ka qenë aty ku sot ndodhet Pallati i Kongreseve Por një dokument zyrtar i Ministrisë së Jashtme Britanike që ishte shkruar pak