Back

ⓘ Sanxhaku i Delvinës. Sanxhaku i Delvines ishte nje nga sanxhaqet e Perandorise Osmane qendra te cilit ishte Delvina. Gjate shekullit te 18-te qendra e Sanxhakut ..




Sanxhaku i Delvinës
                                     

ⓘ Sanxhaku i Delvinës

Sanxhaku i Delvines ishte nje nga sanxhaqet e Perandorise Osmane qendra te cilit ishte Delvina. Gjate shekullit te 18-te qendra e Sanxhakut u zhvendos ne Gjirokaster, Shqiperi. Sanxhaku u krijua ne mes te shekullit te 16 - dhe mbaroi se ekzistuar pas Lufterave Ballkanike ne vitin 1913. Territori i sanxhakut u trashegua nga Principata se Shqiperise.

                                     

1. Emri

Gjate shekullit te 18-te pashai lokal zhvendosi seline e sanxhakut nga Delvina ne Gjirokaster. Gjithsesi emri zyrtar nuk ndryshoi, megjithate ndonjehere quhet Sanxhaku i Gjirokastres.

                                     

2. Histori

Para se te formohej sanxhaku i Delvines, ne shekullit e 16-te ne Delvine, vendi qeverisej nga nje kaza qe i perkiste Sanxhakut te Vlores. Sanxhaku i Delvines kishte nivelin me te ulet te ardhurave nga 21 sanxhaqet e Elajetit te Rumelise. Ne 1713 sanxhakbeu i Delvines ishte Selim Pasha. Ne 1744 sanxhakbeu i Sanxhakut te Delvines ishte Veli Beu. Ne 1785 djali i Veli But, Ali Pashe Tepelena, u be qeveritar ne Delvine, ndersa ne vitet ne vijim sanxhaku do ishte pjese e Pashallekut te Janines. Ne 1804 e sanxhakbeu i Delvines ishte Veli Pasha i cili ishte gjithashtu nje bejlerbej i Elajetit te Rumelise. Ne 1834 Mahmud Hamdi Pasha u emerua si qeveritar i Sanxhakut te Delvines, Janines dhe Vlores.

Gjate Lufterave Ballkanike osmanet u mposhten dhe ushtria greke hyri ne qytet ne 3 Mars 1913. Ne qershor 1914 qyteti priti kuvendin e perfaqesuesve te Epirit te Veriut qe u diskutua dhe me ne fund miratoi Protokollin e Korfuzit, me korrik 26, 1914. Si rrjedhim Delvina pastaj u be per pak muaj pjese e Republikes Autonome te Epirit te Veriut, dhe me vone e Principates se Shqiperise.

Sanxhaku i Delvines gjate kohes se Perandorise Osmane ishte pjese administrative e Vilajetit te Janines. Me 1888 e deri ne 1912 perbehej nga kazate e meposhtme:

  • Kazaja e Himares
  • Kazaja e Gjirokastres
  • Kazaja e Permetit
  • Kazaja e Pogonit
  • Kazaja e Delvines
  • Kazaja e Tepelenes
                                     

3. Burimet

  • Mikropoulos, Tassos A. 2008. Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. ISBN 978-960-233-187-3.
                                     
  • administrative. Sanxhaku i Dibrës shek.14 - 1912 Sanxhaku i Delvinës shek.16 - 1912 Sanxhaku i Ohrit 1395 - 1864 Sanxhaku i Janinës 1430 - 1913 Sanxhaku i Nishit
  • Sanxhaku i Vlorës apo Sanxhaku i Beratit turqisht: Avlonya Sancağı ishte një nga sanxhaqet e Perandorisë Osmane me qendër qytetin e Beratit në Shqipëri
  • Sanxhaku i Janinës në osmanisht Sanjak - i Yanya ishte një sanxhak provincë e nivelit të dytë i Perandorisë Osmane, qendra e të cilit ishte Janina
  • nga Sanxhaku i Vlorës. Nga viti 1575 deri në vitin 1860 ka pasur pleqësi, e cila varej nga Kazaja e Kurveleshit dhe kjo varej nga Sanxhaku i Delvinës Nga