Back

ⓘ Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori. Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori, Piramida ose Ish-Muzeu Enver Hoxha u ndertua dhe u inaugurua si ..




Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori
                                     

ⓘ Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori"

Qendra Nderkombetare e Kultures "Pjeter Arbnori", Piramida ose Ish-Muzeu "Enver Hoxha" u ndertua dhe u inaugurua si muzeu "Enver Hoxha" ne vitin 1988 ne Tirane, pra tre vjet pas vdekjes se Enver Hoxhes. Ai u projektua nga nje grup arkitektesh ku merrnin pjese Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Ky muze qe kushtoi 3 milione e gjysme dollare, u ndertua ne kohen kur populli shqiptar jetonte ne nje varferi te tejskajeshme. Muzeu u ndertua ne dy vjet. Per ndertimin e tij punuan 300 punetore. Sot muzeu eshte kthyer ne "Qendra Nderkombetare e Kultures".

Ne dhjetor te vitit 2010 parlamenti miratoi me 71 vota, kundrejt 64, nje Projekt i cili parashikonte prishjen e Piramides dhe ne vend te saj te ngrihej ndertesa re e parlamentit. Ne kte Konkurs moren pjese 25 Zyra arkitekture. Per rrezimin e nderteses pati polemika soziale dhe politike. Historiani Ardian Klosi arriti te shmangte prishjen e nderteses se Piramides duke organizuar nje peticion te firmosur nga 6000 qytetare. Megjithate ne Mars te vitit 2011 qeveria organizoi Konkursin te cilin e fitoi zyra vieneze Coop Himmelblau me nje Projekt i cili kushtonte 110 milione Euro. Ndertimet duhet te mbaronin me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavarsise me 28 Nentor 2012 por nuk filluan asnjehere.

Prej vitit 2013 planifikohet nje rikonstruktim i nderteses. Ne tetor te vitit 2014 nje zyre arkitekture Kineze fitoi konkursin per te realizuar kete projekt. Nje vit me vone filloi risjellja e levizjes perreth "Piramides" me pastrimin e ambjentit dhe rregullimin e nje shatervani. Pritet qe ne 2016 te fillojne punimet per rikonstruktimin arkitekturor.

                                     
  • veprat e saj janë: Fate tullace Qëllime të mira Asgjë përgjithmonë Ruset në Shqipëri etj. Ka drejtuar Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori
  • faqja e duhur. Piramida ka këto kuptime: Ndërtesa piramida Piramida gjeometri Piramida e Keopsit Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori Skema