Back

ⓘ Pedagogjia Sociale, eshte nje disipline akademike e lidhur me teorine dhe praktiken e arsimimit dhe kujdesit social. Termi pedagogji e ka origjinen nga greqisht ..




                                     

ⓘ Pedagogjia Sociale

Pedagogjia Sociale, eshte nje disipline akademike e lidhur me teorine dhe praktiken e arsimimit dhe kujdesit social. Termi pedagogji e ka origjinen nga greqishtja e vjeter pais dhe agein, nderkaq se bashku me prefiksin sociale nenkupton se edukimi nuk eshte vetem pergjegjesi ekskluzive e prinderve ose e institucioneve te caktuara, por nje pergjegjesi e perbashket e shoqerise.

                                     

1. Funksioni

Si rezultat, pedagogjia sociale eshte nje funksion i shoqerise – e cila pasqyron menyren se si nje shoqeri e caktuar ne nje kohe te caktuar mendon per arsimimin dhe edukimin, per marredhenien ne mes individit dhe shoqerise, si dhe per mireqenien sociale te pjesetareve te margjinalizuar te saj. Rrjedhimisht, pedagoget social veprojne brenda nje game te gjere problemesh te ndryshme, e cila shtrihet nga vitet e hershme te femijerise permes nje moshe te re per te vazhuar me grupet te rriturve te disfavorizuar, si dhe te moshuarit. Per te arritur nje perspektive holistike ne kuader te secilit prej ketyre mjediseve, pedagogjia sociale, ngerthen teori dhe koncepte te lidhura me disiplina te tilla si sociologjia, psikologjia, edukimi, filozofia, mjekesia, dhe puna sociale.

                                     

2. Metodat

Hämäläinen thekson se pedagogjia sociale nuk eshte nje metode ose nje grup i metodave, por qe secila metode duhet zgjedhur duke u bazuar ne konsideratat sociale dhe pedagogjike. Ne te kaluaren jane percaktuar dhe aplikuar tri metoda kryesore:

  • Puna sociale ne grup me qellim te zhvillimit te kompetencave sociale,
  • Puna intervenuese e komunitetit me qellim te zhvillimit te strukturave social-demografike.
  • Rastet individuale ne pune me qellim te permiresimit/zhvillimit individual te rrethanave jetesore,

Pas vitit 1970 nga keto tri metoda rrjedhen metoda te ndryshme. Ne praktike nje qasje mono-metodike veshtire se mund te gjendet perderisa preferohen qasjet dhe konceptet e veprimit ne te cilat perfshihen me shume se tri metoda klasike.

                                     

3. Parimet

Pedagogjia sociale bazohet ne vlera humane duke theksuar vlerat njerezore siq jane: dinjiteti, respekti i ndersjelle, besimi, vleresimi i pakushtezuar, barazia, etj. Ajo mbeshtetet ne konceptet themelore te femijeve, te rinjve dhe te rriturve si qenie te barabarta njerezore me nje potencial te pasur dhe te jashtezakonshem dhe duke i konsideruar ata kompetent, te shkathet dhe anetare aktive te shoqerise.

                                     

3.1. Parimet Synimet

Synimet kryesore te pedagogjise sociale jane:

  • Arsimimin holistik –
  • arsimimi i kokes dituri njohese,
  • arsimimi i zemres te mesuarit emocional dhe shpirteror, dhe
  • arsimimi i dores aftesite fizike dhe praktike;
  • Mireqenia holistike – forcimin e mbeshtetjes shendetesore dhe te qendrueshme gjate jetes;
  • Nxitja e mireqenies njerezore dhe parandalimi ose lehtesimi i problemeve sociale.
  • Ofrimi i mundesive femijeve, te rinjve, si dhe te rriturve per fuqizimin e potencialeve te tyre me qellim qe te jene individe vetepergjegjes, te cilet marrin pergjegjesi per shoqerine e tyre;

Ne pergjithesi, praktika e pedagogjise sociale eshte nje proces i teresishem i krijimit te nje ekuilibri ne mes te:

  • Aspekti personal:
  • Aspektit profesional: teoria dhe konceptet, praktikues reflektiv – koka
  • Aspekti praktik: duke perdorur metoda te caktuara dhe veprimtari krijuese – dora apo duart

Te tre elementet jane te barabarte dhe plotesojne njeri-tjetrin, duke gjeneruar sinergji.



                                     

4. Zhvillimi historik

Edhe pse pedagogjia ne vendet e Evropes ndryshon, rrenjet e saj evolutive mbi te cilat eshte zhvilluar mendimi bashkekohor pedagogjik jane te ngjashme. Hämäläinen shpjegon se "historikisht, pedagogjia sociale eshte bazuar ne besimin se permes arsimimit mund te ndikojme me vendosmeri ne rrethanat sociale" – dhe me e rendesishmja, arsimi eshte pare si nje proces i te mesuarit gjate gjithe jetes i cili nuk i referohet vetem femijeve, por perfshin edhe edukimin te rriturve. Ndersa filozofet e antikitetit klasik si Platoni dhe Aristoteli diskutonin se si mund te kontribuoje arsimimi ne zhvillimin shoqeror, pedagogjia sociale ne teori dhe praktike shfaqet vetem nen ndikimin e mendimit modern gjate Rilindjes, Reformacionit dhe me vone gjate Iluminizmit, kur femijet filluan te shfaqen ne figuren e filozofise shoqerore.

                                     

4.1. Zhvillimi historik Zhan-Zhak Ruso

Nje shtyse kryesore per kuptimin aktual te pedagogjise ishte filozofia edukative e mendimtarit te shquar Zhan-Zhak Ruso 1712-1778. Ai i ka zhvilluar teorite e tij duke u bazuar ne besimin se qeniet njerezore ishin ne thelb te mira dhe se ata jane me te afert me natyren kur lindin por shoqeria dhe institucionet e saj jane ato te cilat i korruptojne dhe denatyralizojne. Rrjedhimisht, rritja e femijeve ne harmoni me natyren dhe ligjet e saj paraqet thelbin e teorise pedagogjike te Rusoit. Ruso "argumentonte se momenti per te mesuar eshte dhene nga rritja e personit natyres – dhe se ajo çfare duhej te bente edukatori ishte qe te lehtesoje mundesite per mesim," siq theksojne Doyle dhe Smith.

                                     

4.2. Zhvillimi historik Johann Heinrich Pestalozzi

Filozofia edukative e Rusose frymezoi edhe pedagoge te tjere, sidomos Johann Heinrich Pestalozzi 1746-1827, i cili rafinoi mendimet e Rusos, duke zhvilluar nje metode holistike te arsimit, te cilat adresohen ne koke, ne zemer dhe duar. Keto tri elemente jane te pandashme nga njera-tjetra ne pikepamjet e Pestalozzit dhe duhet te mbahen ne harmoni te plote. "Natyra formon femijen si nje teresi e pandare, si nje njesi vitale organike me kapacitete morale, mendore dhe fizike. Secili prej ketyre kapaciteteve eshte zhvilluar permes te tjereve," thekson Pestalozzi.

                                     

4.3. Zhvillimi historik Levizja Re Arsimore

Idete e Pestalozzit ngjallen interesim ne te gjithe Evropen kontinentale, dhe veçanerisht Levizja Re Arsimore transferoi konceptet e saj pedagogjike ne mjedise te ndryshme, te tilla si kopshti i femijeve Fröbel, shkollor, rezidenciale Korczak, dhe te punes joformale me femijet dhe te rinjte Montessori. Keshtu Levizja Re Arsimore kontribuar per nje diskurs kontinental pedagogjik, i cili e shihte femijen te konceptualizohej si nje qenie e barabarte njerezore, dhe si kompetent, agjente aktive "Nje femije ka njeqind gjuhe", Malaguzzi. Per me teper, ka pasur nje rritje per njohjen e pjesemarrjes dhe te drejtave te femijeve, per shembull ne konceptet pedagogjike te Montessorit dhe Korczakut. Levizja Re Arsimore çoi ne perhapjen e koncepteve dhe ideve pedagogjike neper shume vende te Evropes duke theksuar dy pika themelore me te cilat demonstronte ambiciet e saj ne perdorimin e pedagogjise per ndryshime sociale: "e para, ne tere sistemin edukativ, personaliteti i femijes eshte nje shqetesim thelbesor; e dyta, arsimi duhet te behet per permiresimin e njeriut, per nje Epoke te Re".



                                     

4.4. Zhvillimi historik Zbutja e varferise

Bazuar ne idete arsimore te Ruso, Pestalozzi dhe Fröbel, kryemesuesi gjerman Fridrih Diesterweg 1790-1866 thekson rendesin sociale te pedagogjise, ne luften kunder pabarazise sociale. Per ate pedagogjia sociale, ishte "veprimi edukativo-arsimor me te cilin synohet te ndihmohene te varfrit ne shoqeri". Nepermjet kontributit te Diesterwegut dhe te mendimtareve tjere, te tille si Friedrich Schleiermacher, pedagogjia mori me shume rolin shoqeror, nje komunitet i arsimit qe gjithashtu paraqitet edhe me vone te autore te tille si Paulo Freire dhe John Dewey. Edhe pse pedagogjia dhe pedagoget kahere jane perballur me ndryshimin e kushteve sociale nepermjet arsimit – Ruso eshte me i njohuri prej tyre me Kontraten Shoqerore 1762 – vemendja kryesore te cilit ishte ne individualitetin e femijes dhe edukimin e tij, te cilin Ruso kishte per qellim ta mbronte nga ndikimet negative te shoqerise. Mendimtaret pedagogjik si Pestalozzi dhe me vone Montessori zhvilluan traditen e nje pedagogjie me femijen ne qender, e cila ishte gjithnje me e kritikuar nga nje shkolle e mendimit e cila promovonte nje pedagogji te fokusuar ne kolektiv, ne komunitet dhe se si ti perdorim idete pedagogjike per permiresimin social - ose nje pedagogji sociale, siq kishte shkruar pedagogu gjerman Karl Mager ne vitin 1844 per here te pare.

                                     

4.5. Zhvillimi historik Pedagogjia sociale

Njeri nga mendimtaret e pare, Paul Natorp, "pohoi se te gjitha pedagogjite, duhet te jete sociale shoqerore, gje qe, ne filozofine e arsimit nderveprimi i proceseve arsimore dhe shoqerise, duhet te merren ne konsiderate". Pikepamjet e tij social pedagogjike ishin nen ndikimin e doktrines se ideve te Platonit, si dhe te imperativit kategorik te Emanuel Kantit i cili i trajton njerezit si subjekte ne te drejtat e tyre ne vend te trajtimit te tyre si mjet per nje qellim, dhe te metodes se Pestalozzit. Ne vitin 1920, nen ndikimet edukative te pedagogeve te tille si Herman Nohl, pedagogjia sociale gjermane u interpretua nga nje perspektive hermeneutike, e cila theksonte qe jeta dhe problemet e nje individi mund te kuptohen vetem nepermjet syve te tyre dhe ne kontekstin social te tyre, duke kuptuar se si individet nderveprojne me mjedisin e tyre social. Pas Luftes se Dyte Boterore dhe pervojat ne kuader te Nacional Socializmit i cili ekspozoi, rreziqet kolektive te arsimit ne duart e nje shteti totalitar, pedagogjia sociale shoqerore, "u be me kritike, duke shfaqur nje qendrim kritik ndaj shoqerise, dhe duke marre ne konsiderate faktoret struktural te shoqerise qe prodhojne vuajtje sociale". Si pasoje, pedagogjia sociale bashkekohore, ne Gjermani eshte si nje disipline e lidhur ngushte me shume me punen sociale dhe sociologjin se sa me psikologji. Per shkak te zhvillimeve te ndryshme historike dhe kulturore edhe pedagogjia sociale ka tradita shume te ndryshme ne vendet e tjera, edhe pse keto jane te lidhura me parimet themelore te pedagogjise sociale. Dhe madje edhe brenda nje vendi, nuk eshte se ka qasje pedagogjike te njejta – edhe ne kuader te pergjithshem te disiplinave te pedagogjise ne mund te dallojme qasje te ndryshme. Disa nga keto jane emeruar sipas mendimtareve kryesor si Fröbel ose Montessori, te cilet kane krijuar koncepte shume te veçanta pedagogjike ne kontekstin e punes se tyre, ndersa te tjerat jane quajtur sipas mediumeve te cilat ato i perdorin, te tilla si aventura, loja, cirku, muzika, apo te pedagogjise se teatrit.



                                     

5. Kualifikimi pedagog social

Ngjashem me disiplinat tjera akademike, pedagogjia sociale eshte nje nivel i kualifikimit arsim i larte zakonisht 3.5 vjet. Ekzistojne rruge te ndryshme per tu kualifikuar si nje pedagog social, te cilat ndryshojne nga vendi ne vend.

Pedagogjia sociale eshte nje fushe multidisiplinare studimi qe perfshin:

  • Drejtesia Sociale
  • Sociologji
  • Koncepte profesionale te tilla si Ndermjetesimi, Terapia, Mbikeqyrja, konceptet e komunikimit
  • Pedagogji / Teoria e arsimit
  • Shendetesia
  • Menaxhimin social
  • Pune Sociale
  • Pedagogjia e Teatrit
  • Media
  • Ligji dhe Politika
  • Psikologji
  • Ekonomia

Pedagogjia sociale eshte e zhvilluar me shume ne: Danimarke, Republiken Çeke, Sllovaki, Amerika te Veriut, Mbreteri te Bashkuar, etj.

                                     

6. Literatura e zgjeruar

  • Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. 2011. Social Pedagogy for the Entire Lifespan: Volume I. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
  • Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. 2012. Social Pedagogy for the Entire Lifespan: Volume II. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
  • Stephens, P. 2013. Social Pedagogy: Heart and Head. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
  • Hatton, K. 2013. Social Pedagogy in the UK: Theory and Practice. Lyme Regis: Russell House.
  • Petrie, P. 2011. Communication Skills for Working with Children and Young People: Introducing Social Pedagogy. London: Jessica Kingsley.
  • Storo, J. 2013. Practical Social Pedagogy: Theories, Values and Tools for Working with Children and Young People. Bristol: Policy Press.
  • Cameron, C. & Moss, P. 2011. Social Pedagogy and Working with Children. London: Jessica Kingsley.
  • Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. 2009. The Diversity of Social Pedagogy in Europe. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
  • Petrie, P. & Moss, P. 2002. From Children’s Services to Children’s Spaces. London: Routledge.
                                     

7. Informacione te metejshme

  • – ThemPra Social Pedagogy website for further information on social pedagogy and ThemPra’s training courses
  • – The official website for social pedagogy in the UK, run by TCRU, NCERCC, Jacaranda Recruitment and ThemPra Social Pedagogy
  • – Children and Young People Now report regularly on news and developments regarding social pedagogy
  • – Community Care have published both news articles and research reports on social pedagogy over the last few years
  • – the articles in the International Journal of Social Pedagogy reflect the cross-cultural perspectives of a wide range of social pedagogical traditions and provide a greater understanding of social pedagogy in ways that are both relevant at a practice level and contribute to the body of theory and research
  • – The International Social Work and Society News Magazine brings together news from practice in the social sector across the globe, with the 7th edition including an article on the developments around social pedagogy in the UK
  • – The internet’s child care magazine offers a collection of articles about good child care practice, including several on social pedagogy
  • – The Online Encyclopaedia for Informal Education has various articles on social pedagogy, related themes and key thinkers
  • – Jacaranda Development website for further information on social pedagogy and Jacarandas training courses, field trips and consultancy