Back

ⓘ Besa Imami. Lind ne familjen e arsimtarit Ferid Imamit, familja te cilit kishte te drejten e imamnise ne Xhamine e Hadumit. Gje qe sosi me vdekjen te atit, Mehm ..




                                     

ⓘ Besa Imami

Lind ne familjen e arsimtarit Ferid Imamit, familja te cilit kishte te drejten e imamnise ne Xhamine e Hadumit. Gje qe sosi me vdekjen te atit, Mehmetit, ngase te bijte u bene arsimtare. I ati i Beses qe arsimtar veprues ne Malesine e Gjakoves, Lumes dhe Dibres, perkrahu Bajram Currin gjate levizjeve kryengrites qe kishte ne fillim te v.20. I ati vdes me 17 dhjetor 1937 jetime bashke me te emen - Behixhen u shperngulen nga Gjakova per tu vendosur ne Tirane bashke me vellezerit dhe motren. Gjate kohes se luftes, Besa qe aktivizuar ne grupet rinore dhe ishte anetare e organizates "Debatik". Ne v. 1946 hyri rastesisht ne trupen e Teatrit Popullor nderkohe qe punonte ne kryeministri e grishur nga Pandi Stillu, ku kreu kursin 2-vjeçar te kualifikimit per aktore. Roli i saj i pare ishte nje rol episodik, Natasha tek "Portreti" dhe me pas luajti nje rol kryesor tek drama "Çeshtja ruse". Martohet me perkthyesin Petro Zheji dhe me 1961 lind djalin e tyre te vetem, Arturin. Pas 15 vjetesh martese, ndahen. Ne vitin 1961, kur ishte vetem 33 vjeç, Besa Imami per meritat e saj artistike do te vleresohej me titullin" Artiste e Merituar”. Qe nga shtatori i vitit 1946 e deri ne 1 Shtator te vitit 1988 kur del ne pension i ka dhene publikut gati 80 role. Me propozim te Fondacionit Kulturor Mbarekombetar" Nermin Vlora Falaschi”, aktorja eshte nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin" Nderi i skenes shqiptare”. Me mbeshtetjen te gjithe anetareve te Fondacionit, si dhe Drejtorise Komunale te Kultures ne Gjakove, ka marre edhe miratimin e kryetares se Komunes se Gjakoves, zonjes Mimoza Kusari Lila. Vdes me 21 shtator 2014 ne shtepine e saj ne Tirane, e semure me kohe.

                                     

1. Teatri

Shfaqja e saj e pare, qe u be shenjuese per nisjen e karrieres se saj ishte "Burri, burre" Gjinevra te" Rrenje te thella” Xhejms Gou dhe Duso, 1949; Gana Lihta te" Komploti i te denuarve” Nikollaj Virta, 1950, Oksana te" Fundosja e skuadres” Korneiçuk, 1959; Tatjana te" Armiqte” M. Gorki, Ermira te" Mbi germadha” F. Paçrami, 1964, Gonerilla te" Mbreti Lir” Shekspir, 1964, Lokja te" Cuca e maleve” L. Papa, 1967, Laja te" Lulet e sheges” K. Jakova, 1974, Sanie Hanemi te" Shenomeni dhe mua” H. Minarolli, 1976, Nena te" Monserati" E. Roble, 1976. Pas nje shkeputje, Imami u rikthye perseri ne skene ne vitin 2004 per te interpretuar ne dramen" Streha te harruarve” te Ruzhdi Pulahes ne rolin e malesores. Ndersa luajti dhe ne operen" Kavaleria Rustikane” te P.Maskanjit.

                                     

2. Kinematografi

Ne kinematografi ajo u be e njohur per publikun e gjere me rolin e Donika Kastriotit ne filmin" Skenderbeu” te realizuar ne vitin 1953. Me pas do te vijonin role te tjera si te Ndergjegja, roli i Martes ne filmin" Brazdat” ne vitin 1973, roli i Nene Tanes ne filmin" Ne fillim te veres” ne vitin 1975, roli i Nenes se Gurgenit ne filmin" Balada e Kurbinit” ne vitin 1989 etj. U shfaq rishtaz ne vitet 2000 me "Women without wings" 2002 i saj me i fundit eshte ai i gruas myslimane ne filmin" Eduart” ne vitin 2006.

                                     
  • Frashërit Besa Tivar - vendbanim në komunën e Tivarit, Mali i Zi. Besa e Kostandinit Besa e kuqe - film 1982 Besa Imami - aktorë shqiptar KS Besa - klub
  • Bekim Fehmiu Bep Shiroka Besa Imami Bexhet Nelku Birçe Hasko Bledar Mehmeti Blerta Syla Bujar Asqeriu Bujar Kapexhiu Bujar Lako Bruno Shllaku Behar Mera
  • Memini, Kryezoti Ndrek Luca - Vuhan Pasha Timo Flloko - Gurgen Dreni Besa Imami - Nena e Gurgenit Matilda Makoçi - Bashkeshortja e Dardit Petrit Malaj
  • Ismail Qemalit Ahmet Pasha, Zef Bushati, Gjon Karma, Violeta Manushi, Besa Imami Marika Kallamata, Shkëlqim Basha, Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa
  • Khorava . Gjergj Kastrioti Skënderbeu - dubluar në Shqip nga Lec Bushati Besa Imami . Donika Adivie Alibali . Mamica Semyon Sokolovsky . Hamza Veriko
  • Vlashi......... drejtuesi i prokurorisë Spiro Urumi........ babai i Artës Besa Imami ...... nëna e Artës Lazër Filipi........ drejtori i ndërmarjes Ferdinand
  • krim në ndëshkim. Eshref Durmishi... Eduart Adrian Aziri Ndriçim Xhepa Besa Imami . gruaja myslimane Andre Hennicke... Christof Edi Mehana Ermela Teli