Back

ⓘ Këlni. Kelni eshte qytet ne Gjermani. Njeherit qyteti frang i Kellnit eshte nje nder qendrat e kultures se frankeve dhe te Gjermanise. Eshte i njohur per Katerd ..




Këlni
                                     

ⓘ Këlni

Kelni eshte qytet ne Gjermani. Njeherit qyteti frang i Kellnit eshte nje nder qendrat e kultures se frankeve dhe te Gjermanise. Eshte i njohur per Katerdralen qe mbane emrin e qytetit.

Sipas vleresimit administrativ, Kellni eshte qytet i lire dhe kryeqytet i rrethit qeverises Kelln. Ndodhet ne nje lartesi mesatare mbidetare 30 metra dhe shtrihet ne dy anet e lumit Rajn, gjeresia te cilit ne hapesiren e qytetit arrin deri me 400 metra dhe ne gjirin e lumit te quajtur sipas qytetit. Ne fundvitet e 80-es kishte 980 000 1978 tani thuhet te kete 995.397 2007. Ne listen e qyteteve te Gjermanise, per nga numri i banoreve ndodhej ne vendin e trete. Kellni eshte seli e shume enteve dhe e shume institucioneve gjyqesore nder-regjionale si dhe seli nje numri te larte te shoqerive te organizuara ne nivel federal e regjional. Po ashtu Kellni eshte edhe qender e shume perfaqesimeve diplomatike dhe e atyre konsulare.

                                     

1. Historia

Duket, qe aty ku sot gjendet qendra e Kellnit, ne bregun e majte te gjirit te Kellnit, ne vitin 50 para eres sone, te jene themeluar si vendbanim ne aren Ubion Ubiorum, Oppidum. Nje qind vite me vone, ne vitin 50 te eres sone, ky vendbanim fitoi te drejten e qytetit dhe u pagezua sipas perandoreshes romake Agrippina me emrin Colonia Claudia Ara Agrippinensis. Ne kete kohe ishte seli e Gjermanise se poshtme. Pas vitit 450 qytetin e administronin fisi i frankeve te cilet e humben sundimin e tyre me 881. Pas shkaterrimit qe i shkaktuan endacaket normanet ne vitin 881 dhe deri ne shekullin pasues, shek. X, qyteti filloi te riperterihet dhe te kete nje zhvillim te nxituar ne ate shkalle sa qe u zgjerua tri here, me 948, me 1106 dhe me 1180 kur arriti nivelin e qyteteve me te forta te Gjermanise ne pergjithesi. Gjate kesaj kohe qyteti filloi te sherbente edhe si vend i lidhjes Hansatike, me 1288 de fakto bie ne duar te tyre ndersa me 1475 fati i qytetit vendoset edhe de juro si qytet i lire i perandorise. Ne fillim te kohes se re, ngecen zhvillimi i gjallerise ekonomike te qytetit, ndersa me 1794, qyteti bie nen kontrollin franceze. Me 1815 administrimin e Kellnit e merr Prusia e cila qytetin e pasuron me nje rripe moderne te fortesise se mbrojtje. Ne rrjedha te lulezimit te ri gjate viteve 1881-88 u shtri si me pare qyteti ri i Kellnit dhe ne shekullin XX ju bashkengjiten qoshet: Ehrenfeld ara e nderit; Deutz ; Muellheim. Ndersa Porz -i, nder te tjera, i eshte bashkuar qe nga viti 1921 si pjese e rripit te gjelber per rreth ati te ngurosur. Me 1924 filloi te ngritet hapesira e panaireve "Deutze Messegelaende" dhe ne veri te Kellnit me 1976 u krijua qyteti TrabantenstadtChorweiler me rreth 80 000 banore.

                                     

2. Gjeografia

Kellni perpos si qytet nga aspekti gjeo-politik ka edhe do me thenie tjera. Njeherazi, Kellni eshte edhe rreth qeverises qe shtrihet ne nje siperfaqe 7373 km 2 te madhe. Ne kete siperfaqe hynin rrethet Ahen Aachen, Dyren Dueren, Erft Erftkeis, Euskirhen Euskirchen, Hajnsberg Heinsberg, Bregu i eperm Oberbergischer Kr., Bregu i Rajnit Rheinisch-Bergischer Kr., Sig Reihn-Sieg-Kr. si dhe rreth qytete e lira Ahen, Bon, Kelln dhe Leverkusen. Ne kete hapesire ne vitin 1978 jetonin 3.87 milion banore.

                                     

3. Kultura

Per kultivimin e kultures gjermano-shqiptare ne Kelln perkujdeset shoqata e organizuar ne Klubin shqiptar Kaçaniku 90.

Kellni eshte nje nder qendrat e njohura kulturore te Gjermanise dhe popullit gjerman ne teresi. Ka teater pastaj disa muze nder te cilet dallohen: Muzeu i pikturave mesjetare - "Wallraf Richartz"; muzeu i artit te shekullit XX - "Ludwig"; muzeu romak-gjerman; muzeu i Diosçese; muzeu artit te qeramikes kishtare; muzeu i artit te Azise lindore; muzeu i qytetit Kellnit; muzeu i artizanateve; etj. Po ashtu ne Kellne gjendet edhe instituti per kerkime "Max-Planck", i cili merret me kerkime ne lemin e studimit te trurit dhe lemin e formave te kryqezimeve te kultivimeve te shtazeve. Ne Kellne eshte i vendosur edhe kompleksi gjerman i kerkimeve dhe provimeve te trafikut ajrore dhe kozmik. Me tej Kellni ka teleskope per pergjime ne gjithesi, kopsht zologjik dhe botanik, parqe dhe nje numer te shumte lujnaparqesh sportive.

                                     

3.1. Kultura Arsimimi

Ne vitin 1388, qytetaret e Kellnit mbi bazat e institutit te udhehequr nga Alert Magnus-i te quajtur Studime te pergjithshme dominikane, ngriten nje Universitet ne qytetin e tyre. Me kete, Kellni ne kulturen e familjes gjermane, paraqitet si qyteti i pare universitar. Mirepo historia e ketij universiteti nuk mbeti me kaq, ne vitin 1798 vije deri tek shperberja e tij, ndersa me 1919 kancelari i me vonshem Konrad Adenauer e ri-themeloi. Ky universitet ne vitin shkollor 1978 kishte rreth 27 857 student. Por edhe nivelet tjera te shkollimit dhe edukimit ne Kelln i pergjegjen mesatares se arsimit ne shtetin Gjerman. Keshtu dihet qe nga viti 1978 ishte e parapare bashkimi i disa shkollave te larta nen universitetin e permendur.

                                     

3.2. Kultura Trashegemia kulturore

Edhe pas shkaterrimit te pjeses me te madhe te objekteve mesjetare 72% gjate luftes se dyte boterore, ujdhesat e ketyre objekteve te futura ne mes ndertimit modern te qytetit te madhe, tregojne per shkallen e zhvillimit kulturore e ekonomik te qytetit te madhe mesjetar. Ne qoshkun veri-lindore te ish-qytetit romak" Colonia Agrippina”, ndodhet katedralja e johur nen emrin Domi i Kellnit Koellner Dom, ne qoshkun jug-lindor ndodhet kupolla e Shen Marise i ndertuar mbi nje tempull romak shek. XI prane banjove publike te Shen Caecilit shek. XII. Ne ish-fush varrezat romake gjendet ndertesa dhjete kendeshe Dekagoni e kater katershe kishtare Shen Gereon, e ndertuar gjate shekujve IV-XIII, ndertesa kishtare Shen Ursula shek. XII-XIII, ndertesa kishtare Shen Severin XIII-XVI. Pos ketyre objekteve ne Kelln ndodhen edhe ndertesat kishtare Shen Maria Lyskirchen shek. XIII, Shen Geog shek. XI-XII, Shen Pantaleon shek. X-XVII, varri i bishkopit Brunos dhe perandorit Theophano, Shen Aposteln shek. XI-XIII, Shen Andreas shek. XIII-XV, Shen Maria Himmelsfahrt shek. XVII, Shen Kunibert shek. XIII dhe I Madhi Shen Martin shek. XII-XIII. Nder ndertesa te kesaj kohe te njohura qe nuk jane kishtare dallohet ndertesa e goditur ne shek. XIII e quajtur" Overstolzenhaus”, shtepia e keshillit-kuvendit" Rathaus” e ndertuar ne gjate shekujve XV-XVI, pastaj kulla ne mes te qytetit" Guerzenich” dhe mbeturina te murit e kullave nder tjera kullat" Severis”," Hahnen” dhe" Eigensteintor”.



                                     
  • Gjermani. Kryeqyteti i saj është Düsseldorf sqt. Dyseldorf kurse Köln sqt. Këlni është qyteti më i madh në Rinin Verior - Vestfalia. Rini Verior - Vestfalia
  • si kryeqyteti i Berlinit, ish - kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore Bonn, Këlni Düsseldorf dhe qendra kryesore financiare gjermane Frankfurt. Zona korrespondon
  • FN Herstal dhe CMI Mbrojtjes duke u vendosur në Liège. Aachen, Gjermania Këlni Gjermania Esch - sur - Alzette, Luksemburgu Lille, Franca Nancy, Franca Krakovi
  • kanë shprehur interes: Berlini Hamburgu Hanoveri Gelzenkirheni Dyzeldorfi Këlni Frankfurti mbi Main Mynihu Zona e Transmetimit i NDR s Ma shumë se 40 shtete
  • Fritz Thyssen, Georg von Schnitzler i IG - Farben, Gustav Krupp banikeri nga Këlni dhe zëdhënsi i Volkswage, ai i Siemens dhe ai i Röchling. Gjithashtu në
  • në Angli Siena, Orvieto - ja, Firencia, Bolonja dhe Milanua, në Itali Këlni Strasburgu, Ulm - i dhe Magdeburgu në Gjermani Shën Stefani i Vienës në
  • Leverkusen - Qytet - Administrimi Shteti Nordrhein - Westfalen Qarku Këlni Kryetari i Bashkisë Uwe Richrath Partia Partia social demokratike gjermane Sipërfaqja