Back

ⓘ Shtëpia e Ajet Kokës. Shtepia e Ajet Kokes eshte nje monument i trashegimise kulturore ne Kokaj, Gjilan, Kosove. Ky monument eshte i kategorise Arkitekturor, i ..




Shtëpia e Ajet Kokës
                                     

ⓘ Shtëpia e Ajet Kokës

Shtepia e Ajet Kokes eshte nje monument i trashegimise kulturore ne Kokaj, Gjilan, Kosove. Ky monument eshte i kategorise "Arkitekturor", i miratuar me numer.Shtepia e Ajet Kokes gjendet ne fshatin Kokaj te komunes se Gjilanit. Eshte ndertuar ne fillim te viteve te 60 te shekullit XX. Ajet Koka shtepine e kishte ndertuar pasi ishte liruar nga burgu, ne te cilin kishte qendruar per 7 vite me radhe. Ne vitin 1970, Ajeti qe detyruar te shperngulet nga Kokaj per t’i ikur UDB-se serbe. Ishte vendosur ne Maqedoni, pastaj ne Leran te Presheves ku i jetojne edhe sot pasardhesit. Shtepia eshte e vogel, e ka vetem katin perdhese dhe ka kulm katerujor te mbuluar me tjegulla te vjetra – qeramidhe. I ka dy dhoma, njera me dimensione 4 x 4 m dhe tjetra 2.5 x 2.5 m. Dhoma e madhe ishte perdorur per miq. Kjo dhome i ka dy dritare, njera me dimensione normale, ndersa tjetra me dimensione me te vogla. Dhoma e vogel ishte perdorur per ndeje, si dhome zjarri. E ka oxhakun dhe nje gjiriz, kurse dritare nuk ka fare. Shtepia eshte ndertuar me qerpiçe dhe dru, perkatesisht hatulla vertikale dhe horizontale, si elemente konstruktive mbajtese. Shtepia ka vetem themelin me gure, me nje thellesi deri ne gjysme metri. Mesohet se kjo shtepi per disa vite ka sherbyer si biblioteke e shkolles. Tani shtepia eshte e pabanueshme dhe ne gjendje shume te keqe fizike.

                                     
  • Në mesin e tyre ndodheshin edhe familjarët e mësuesit të njohur Mustafë Kokës Duke e ditur biografin e familjes së mësuesit, organet e UDB - es, kishin
  • Lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme në Republikën e Kosovës. Lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme 01.10.2014