Back

ⓘ Besim Spahiq. Eshte lindur ne vitin 1954 ne Travnik. Ka filluar punen si gazetar per RTV Sarajeven. Pas dy vite e gjysem te punes ne shtepit mediatike, kaloi ne ..




                                     

ⓘ Besim Spahiq

Eshte lindur ne vitin 1954 ne Travnik. Ka filluar punen si gazetar per RTV Sarajeven. Pas dy vite e gjysem te punes ne shtepit mediatike, kaloi ne Fakultetin e Shkencave Politike ne Sarajeve, departamenti i gazetarise. Gjate luftes profesor Spahiqi jetoi ne Lubjane, ku punoi si drejtor kreativ ne agjencine "Studio Marketingu".

Eshte njeri nga teoriciene me te rendesishem ne fushen e marketingut politik ne rajon. Merret me publicistike dhe teorine e kultures. Ai ka botuar nje sere librash nga keto fusha. Besim Spahiqi shkroi 18 libra ne fushen e reklamave, komunikimit politike, marketingut politik dhe kulturor, imazhit dhe komunikimit ne fushen e biznesit, projektimit dhe dizajnit, eshte gjithashtu bashkeautor i pese veprave nga fushat ne fjale.

Si nje artist i pavarur nenshkruan projekte te ndryshme muzikore, teatrore dhe letrare. Ai shkroi tekste kengesh per shume yje te muzikes nga rajoni i ish-Jugosllavise. Flet rrjedhshem gjuhet frengjisht, sllovenisht, italiane dhe gjuhen angleze.

Besim Spahiqi ne mars 2012 ishte ne qendet te vemendjes se opinionit publik pas nje ligjerate te mbajtur ne Kakanj, e ku fuqimisht e kritikonte gjendjen aktuale ne Bosnje dhe Hercegovine dhe bente thirrje per tejkalimin e ndarjeve etno-fetare.