Back

ⓘ Sabiha Kasimati ka qene biologe, punonjese shkencore shqiptare e pushkatuar pas ngjarjes se shperthimit te bombes ne ambasaden sovjetike. Sabiha u arrestua me 2 ..




Sabiha Kasimati
                                     

ⓘ Sabiha Kasimati

Sabiha Kasimati ka qene biologe, punonjese shkencore shqiptare e pushkatuar pas ngjarjes se shperthimit te bombes ne ambasaden sovjetike. Sabiha u arrestua me 20 shkurt 1951 dhe u pushkatua dy dite me pas. Ajo akuzohej se ishte kunder regjimit komunist dhe se mbante lidhje me elemente armiq.

                                     

1. Biografia

Sabihaja u lind me 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dyte e doktor Abdurrahman Kasimati 1865-1943 nga Libohova dhe te shoqes Zehra Mbreshtani, te vendosur ne rrethin e Edirnese qe pas shpalljes se kushtetutes me 1908. Pas nje viti familja u zhvendos ne Shkoder ku i ati, doktor i njohur, sherbeu ne vitet 1914 - 1915. Ne vitet e Luftes se Pare Boterore, familja u vendos ne pronat e veta ne Verie, prane Selanikut. Pas shkembimeve te popullsive mes Greqise dhe Turqise, familja u kthye ne Shqiperi duke rrezikuar edhe pronat e veta.

Me 1927, se bashku me familjen e saj u vendosen ne Korçe ku familja u rehatua dhe femijet vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan Liceun Freng te cilin e perfundoi me 1931 - duke qene vajza e pare qe kreu ate lice. Sabihaja do te renditej e dyta ne klase per rezultatet e saj. Ne provimet e vitit te fundit ajo vleresohej me 269.4 pike nga 352 piket maksimale dhe vleresohet me" As Bien”. Pas mbarimit te liceut, punoi si mesuese ne Normalen Femerore te Korçes, ku dha edukate morale dhe gjuhe frenge. Me 1932 u emerua ne Shkollen Amerikane te Kavajes 1932-1933 ku jepte biologji. Sabiha u rikthye serish ne Lice, me 3 tetor 1933, por tashme si mesuese ne klasat e uleta te tij. Pas dy muajsh qendrimi ne Korçe, Sabihaja dha doreheqjen per shkaqe shendetesore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit prane Institutit" Nana Mbretneshe”. Aty Sabiha punoi si mesuese e gjuhes frenge.

                                     

1.1. Biografia Studimet ne Itali

Ne veren e 1936 iu akordua nje burse shteterore per studime ne Itali, ku ajo u regjistrua per te studiuar ne Fakultetin e Shkencave Biologjike ne Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua ne vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 trenta su trenta con lode. Kasimati zgjodhi si fushe specializimi iktiologjine dhe doktoroi me temen "Fauna ittica di acqua dolce dAlbania" Fauna iktike ne ujerat e embla ne Shqiperi. Udheheqja e Universitetit i ofroi asaj poziten e asistentit ne degen e iktiologjise, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye ne Shqiperi.

                                     

1.2. Biografia Kthimi ne Shqiperi

Me kthimin ne Shqiperi me 13 nentor 1940, Sabiha nisi pune ne Institutin Pedagogjik Femeror "Donika Kastrioti", pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emerua ndihmes-sekretare ne grupin A grada XI te personelit te administrates arsimore dhe me 24 korrik 1941 fillon pune. Ne 1 dhjetor 1942 Sabiha u be pjese e trupit mesimor te Institutit "Nana e Skenderbeut" si mesuese e shkencave dhe e kimise. Ne maj te 1943 Sabihaja u largua nga mesimdhenia per shkaqe shendetesore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti te kurohej ne sanatoriumin anti-tuberkular ne Bolzano ne Itali, prej ku u kthye me 1945.

Gjate kohes qe punonte si mesuese ne Institutin" Nana e Skanderbeut”, ajo pati nje bashkebisedim me Ernest Koliqin, kryetar i Institutit Mbreteror te Studimeve Shqiptare. Pas bashkebisedimit, Sabiha Kasimati i dergoi nje leter/raport ketij te fundit, ku i paraqiste nje projekt te mirefillte shkencor me disa pika. Marredheniet e Sabiha Kasimatit me institucionet shkencore ne Shqiperi nisin ne janar te vitit 1943. Ajo kerkoi te ngrihej prane Institutit te Studimeve Mbreterore: nje koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjine, fushe per te cilen kishte studiuar ne Itali vitin e dyte te studimeve dhe kishte mbrojtur temen e diplomes; nje" erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim te botanisteve te shquar europiane, sidomos atyre gjermane”; te vendosej nje bashkepunim i ngushte me Drejtorine e Minierave, per te bere nje grumbullim te mineraleve dhe fosileve qe gjendeshin ne shtresat e tokes ne Shqiperi. Per realizimin e projektit nevojitej krijimi i nje biblioteke e posaçme me vepra shkencore, bibliografine se ciles ajo e kishte pergatitur tashme. Krahas bibliotekes, Kasimati propozonte edhe ngritjen e nje laboratori studimesh mikroskopike qe do te mundesonte kerkime shkencore relative.

Ne mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbreteror i Studimeve Shqiptare vendosi te krijoje prane Institutit nje muze te shkencave, per pergatitjen te cilit ngarkoi pikerisht ate. Sabihaja lidhi kontrate si punonjese prane Institutit ne 22 shkurt, duke marre shperblimin prej 200 frangash.

Nisi bashkepunimin me Selahydin Toto, me qellim te organizimit te Institutit te Shkencave ne Tirane. U emertua specialiste zoologe, e specializuar ne iktiologji.



                                     

1.3. Biografia Puna gjate regjimit komunist

Sabihaja e vijoi kerkimin shkencor edhe gjate viteve te para te regjimit komunist. Ne mbledhjen e Institutit te Studimeve gjate 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjese se bashku me figura te tjera te shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Maleshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte per qellim analizimin e veprimtarise se kryer gjate vitit 1945, prezantimin e planit te ri te punes dhe paraqiti ekipin e ri qe do te drejtonte Institutin e Studimeve.

Sipas procesverbalit te mbledhjes, nga viti 1945 deri me 1946, Sabiha Kasimati punoi se bashku me Gjergj Komninon, ne grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, per pergatitjen e skedave te gjuhes shqipe, per terminologjine e shkencave te natyres. Me 28 janar te vitin 1947, Keshilli i Ministrave me vendimin numer 16, vendosi" riorganizimin e Institutit te Studimeve Shqiptare ne nje ent autonom te lidhur drejte per se drejti me Keshillin Ministror”. Instituti do te funksiononte me nje rregullore te perkohshme. Pergjate vitit 1947 anetare te Institutit ishin vetem 23 pjesetaret e Asamblese se Pergjithshme te tij, pjese se ciles nuk ishte Kasimati. Ne qershor te 1948, mbledhja e radhes e Asamblese se Institutit te Studimeve, krahas ndryshimit te emrit ne Institut te Shkencave, propozoi anetare dhe bashkepunetore te rinj, ne radhet te cileve ishte edhe Sabiha Kasimati.

Gjate vitit 1950 ne listen e" anetareve te rregullt” te Institutit nuk figuron emri i Sabiha Kasimatit.

                                     

2. Studimet ne iktiologji

Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit te Shkencave te Natyres, ne referatin e mbajtur ne inaugurimin e Institutit te Shkencave, krahas problemit te ujit, te pyjeve, e konsideroi te rendesishem edhe studimin e peshkut dhe te peshkimit ne Shqiperi. Keshtu, Sabiha Kasimati si nje nder studiueset e para dhe te vetme te asaj kohe ne fushen e iktiologjise, do te ishte gruaja e pare studiuese qe do te merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar ne kerkime shkencore te realizuara permes ekspeditave dhe kerkimeve periodike. Ajo botoi ne Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 nje artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit ne Shqiperi, qe çuditshem nuk u pasqyrua ne permbajtjen e lendes se revistes.

Artikulli vinte ne dukje pasurite kombetare ujore te Shqiperise duke theksuar faunen iktiologjike shume te pasur ne sasi dhe ne cilesi. Rendesi i kushtohej faktoreve te larmishem natyrore, duke analizuar ndikimin qe ata kishin pasur ne shumellojshmerine e peshqve ne ujerat shqiptare. Kete larmishmeri studiuesja Kasimati e pershkruante ne terma shkencore, duke e vene theksin ne kualitetin dhe cilesine e peshkut ne ujerat e embla te bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetem me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situates ne te cilen gjendej peshkimi ne Shqiperi. Disa prej zgjidhjeve qe ajo ofronte ishin: pishikultura dege e iktiologjise dhe organizimi i peshkimit ne baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurine iktiologjike te vendit; organizimi me i mire i peshkimit, duke perdorur mjetet moderne e ligjet nderkombetare. Sipas dokumentacionit, studimi" Peshqit e Shqiperise” me autoresi te Sabiha Kasimatit eshte botuar ne prill te vitit 1950, por nuk gjendet asnje skede qe te vertetoje ekzistencen, madje as gjurme ne inventarin e regjistrimit te librave te kohes.

                                     

3. Procesi dhe vdekja

Me 19 shkurt 1951 ndodhi nje shperthim ne Ambasaden e ish-Bashkimit Sovjetik ne Tirane.Vendosja e" bombes” ne legaten sovjetike do te konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do te perdorej si pretekst per fillimin e nje spastrimi ndaj" armiqve te popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnje te plagosur, por autoritetet shqiptare te asaj kohe si fajtore konsideruan nje grup prej 22 intelektualesh te rinj qe punonin asokohe ne Tirane, duke perfshire ketu edhe Sabiha Kasimatin e vetmja grua.

Pavaresisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi me 20 shkurt 1951. Ne dosjen hetimore Sabihase i numeroheshin disa "mekate": "Gjate okupacionit ka pasur marredhenie me element fashiste; mban qerndrim armiqesor ndaj pushtetit, flet kunder reformave dhe mban kontkate me elemente armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglz Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerez te misiont anglez… dhe me J.S.Payne me te cilin ka pasur lidhje te ngushta. Armike e betuar e pushtetit te sotem. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunisteve, kritikon moralin komunist, etj." Te dhena te drejtperdrejta per kohen dhe nivelin e survejimit nuk ka, perderisa nuk ekziston nje dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit te Arkivit te Ministrise se Puneve te Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit per te gjitha ata qe u ekzekutuan me 22 shkurt 1951, nen akuzen e bombes ne Legaten Sovjetike jane eliminuar. Disa informacione ne lidhje me survejimin e Sabiha Kasimatit jane gjetur nepermjet dosjes formula te Eqrem Çabejt. Ne raportin e bashkepunetorit" Pruresja”, date 20 prill 1950 behet me dije se S. Kasimati kishte thene:" eshte interesante te kesh gjith numurat e gazetave qe permbajne diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohen kot, kurse ne diskutimet mund te gjesh gjera interesante ”.

Me 25 shkurt 1951 gjykata i denoi qe te gjithe me vdekje. Denimi u ekzekutua naten e 26-27 shkurtit 1951 ne afersi te fshatit Menik, disa kilometra ne perendim te Tiranes. Trupat u varrosen ne nje varr te ceket ne fushen prapa.

40 vite pas vdekjes, ndersa rregjimi qe e denoi po shkermoqej, nje vendim i Gjykates se Larte e shpalli te fajashme.



                                     

4. Trashegimia

Vepra e saj shkencore, punimet ne fushen e flores dhe faunes se Shqiperise u botuan ne vitin 1955 nen emrin e shkencetarit sovjetik Anatoli Poljakowa, si dhe te studiuesve shqiptare Ndoc Filipi dhe Ndoc Raka. Ne regjimin komunist pervetesimi i punes intelektuale ishte nje fenomen qe ndodhte. Sabihaja dha kontributin e saj per shkencen shqiptare me punen per Muzeun e Shkencave dhe monografine" Peshqit e Shqiperise”.

Ne 60 vjetorin e vdekjes se saj, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit.

                                     

5. Bibliografia

  • Regjimi komunist dhe studiuesi: Rasti i biologes Sabiha Kasimatit, Ledia Dushku & Doris Pasha, Tirane, 2018.
  • Uran Butka: Ringjallje. Tetove: 1996, s. 149-166. ISBN 9989-773-09-2. alb.
  • Fjalor enciklopedik shqiptar, Vellimi II, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Tirane, 2008. ISBN 978-99956-10-28-9
  • Uran Butka: Sabiha Kasimati, intelektualja e shquar martire alb. 2012-09-15.
                                     
  • Skeda: Muzeu i Shkencave të Natyrës.JPG Muzeumi i Shkencave të Natyrës Sabiha Kasimati në Tiranë u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave
  • Kimia Farmaceutike bashkautore dhe redaktore Parashqevi Qiriazi Sabiha Kasimati Edi Shukriu: Gra të shquara shqiptare I, Teuta Prishtinë, 2003