Back

ⓘ Haveli eshte nje term i pergjithshem i perdoru pe nje shtepite dhe banesat qytetare ne Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht nje e tille me domethenie ..




Haveli
                                     

ⓘ Haveli

Haveli eshte nje term i pergjithshem i perdoru pe nje shtepite dhe banesat qytetare ne Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht nje e tille me domethenie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, qe do te thote "ndarje" ose "hapesire private" e bere publike nen Sundimin Mogul dhe e shkeputur nga ndonje tradite arkitekturore. Me vone, fjala haveli filloi te perdorej si term i pergjithshem per stile te ndryshme te banesave rajonale, shtepive qytetare dhe tempujve qe gjenden ne Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.

                                     

1. Historia

Shtepite tradicionale me oborr ne Azine Jugore jane ndertuar sipas parimeve te lashte te Vastu shastras, qe pohon se te gjitha hapesirat dalin nga nje pike e vetme, qe eshte qendra e shtepise. Oborret jane nje veçori e perbashket ne Arkitekturen e Azise Jugore. Deshmite me te hershme arkiologjike te shtepive me oborr ne rajon datojne qe nga vitet 2600–2450 p.e.s. Shtepite tradicionale ne Azine e Jugut jane te ndertuara perreth oborrit dhe te gjitha veprimtarite e familjeve vertiten perreth chowkut ose oborrit. Per me teper, oborri sherbente si nje pus ndriçimi dhe nje per te permbushur nje strategji efektive ajrimi ne klimen e nxehte dhe te thate te Azise Jugore. Gjate periudhes mesjetare, termi Haveli u perdor per here te pare ne Rajputana te rajonit te Raxhastanit nga sekti vaishnavit per tiu referuar tempujve te tyre ne Guxharat nen Perandorine Mogule dhe mbreterite Rajputana. Me vone, termi i pergjithshem haveli u identifikua me shtepite dhe banesat qytetare te klases tregetare.

                                     

1.1. Historia Karakteristikat

  • Aspektet socio-kulturore: Chowku ose oborri sherbente si qendra e ceremonive dhe ritualeve te ndryshme. Bima e shenjte tulsi vendosej ketu dhe adhurohej perdite per te sjelle begati per shtepine.
  • Klima: Duke trajtuar hapesiren boshe ne dizajnin e nderteses per tiu pergjigjur klimes vendore. Qarkullimi i ajrit i shkaktuar nga ndryshimet ne temperature perdorej nepermjet ajrimit natyror te nderteses.
  • Siguria dhe privacia: Chowku, here pas here, i ndante zonat per burrat dhe grate duke u mundesuar atyre me shume privatesi.
  • Veprimtarite ne kohe te ndryshme: Perdorimi i oborrit gjate dites, kryesisht nga grate, per te kryer punet e tyre dhe nderveprimi me grate e tjera ne hapesira private te pambuluara. Banesat e klases tregetare kishin me shume se nje oborr.
  • Materialet: tullat e pjekura, guret ranore, mermeri, druri, stukoja dhe graniti jane materialet e perdorura zakonisht. Aspektet dekoruese jane te ndikuara nga kulturat dhe traditat vendore.
  • Artikulimi i hapesires: Ne Mor chowk, Pallati i Qytetit te Udaipurit, gjendet koncepti i oborrit si nje salle kercimi. Ne menyre te ngjashme, ne havele, nje oborr ka mjaft funksione, zakonisht te perdorur per dasma dhe festime.

Te gjitha keto elemente bashkohen per te formuar nje rrethim qe i jep oborrit nje ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore te ndertimit te havelit ka evoluar ne pergjigje te klimes, stilit te jeteses dhe disponueshmerise se materialeve. Ne klimat e nxehta ku freskimi eshte nje nevoje, ndertesat me oborre te brendshme konsideroheshin me te pershtatshmet. Ajo vepronte si nje teknike e persosur freskimi, ndersa lejonte gjithashtu edhe driten brenda. Harkada pergjate oborrit, ose muri i larte rreth tij i mbanin brendesite e ndertesave te fresketa. Shume prej haveleve te Indise dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht permbajne nje oborr shpesh me nje krua ne qender. Qytetet e vjetra te Agras, Lucknowt dhe Delhit ne Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi ne Pakistan kane shume shembuj havelesh te Stilit Arkitekturor te Raxhastanit.

                                     

2. Haveli te famshem ne Indi

Termi Haveli u aplikua per here te pare ne Rajputana te rajonit te Raxhastanit nga sekti vaishnavit per tiu referuar tempujve te tyre ne Guxharat. Ne pjesen veriore te Indise. Havelit per zotin Krishna jane mbizoterues me ndertesa te stermedha si banesa. Havelit jane te shquar per afresket e tyre qe paraqesin imazhet zotash, kafshesh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrefenja te jetes se hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika ketu ishte e njihur si Haveli Sangeet.

Me vone keto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndersa u ndertuan banesa individuale te stermedha dhe tani fjala eshte popullore per te percaktuar vete banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwaret ndertuan godina ne vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Keto ndertesa u quajten haveli. Marwaret pajtuan artiste per ti pikturuar ato ndertesa qe u ndikuan rende nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole te statusit per Marwaret ashtu si dhe per shtepite per familjet e tyre te medha, duke mundesuar siguri dhe rehati ne mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga te gjitha anet kishin nje porte te madhe kryesore.

Havelit tipike ne Shekhawati konsistonin ne dy oborre - nje i jashte per burrat qe sherbente si nje vend hyrjeje i gjere dhe i brendshme, zona e grave. Havelit me te medhenj mund te kene deri ne tre ose kater oborre dhe ishin dy ose tre katesh. Shume havele tashme jane te zbrazet ose mirembahen nga nje roje zakonisht nje burr i vjeter. Ndersa shume te tjere jane shnderruar ne hotele dhe vende turistike terheqese. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit jane te famshem per afresket e tyre te bukura ne muret e haveleve te tyre madheshtore, saqe jane duke u bere terheqje te rendesishme turistike. Havelit brenda dhe perreth Forteses se Jaisalmerit e njohur gjithashtu si Fortesa e Arte, e vendosur ne Jaisalmer te Raxhastanit, nga te cilat tre me mbreseleneset jane Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojne te vihen ne pah. Keto ishin shtepi te rafinuara te tregetareve te pasur te Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante ne gure ranor me detaje te pafundme dhe pastaj perpikmerisht bashkuara ne modele te ndryshme secili me i harlisur se tjetri u pajtuan per tu vendosur qe te tregonin statusin dhe pasurine e pronarit. Perreth Jaisalmerit, ata jane skalitur ne menyre tipike nga guri i verdhe ranor. Ata shpesh jane te karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha ballkone dhe qemere.

Patwon Ji ki Haveli eshte me i rendesishmi dhe me i madhi, ashtu si dhe i pari i ndertuar ne Jaisalmer. Ai nuk eshte nje havel i vetem por nje kompleks prej 5 havelish te vegjel. I pari ne radhe eshte gjithashtu edhe me popullori dhe eshte i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndertua ne vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atehere nje tregetar i pasur stolish dhe brokash te rafinuara qe eshte me i madhi dhe me i sterholluari. Patwa ishte nje njeri i pasur dhe nje tregetar i shquar i kohes se tij dhe keshtu mund ta perballonte ndertimin e godinave te veçanta per secilin nga pese djemte. Keto u perfunduan ne nje shtrirje prej 50 vjetesh. Te pesta godinat u ndertuan ne 60 vitet e para te shekullit te XIX. Patwon Ji Ki eshte i shquar per pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat ballkonet e skalitura ne menyre te sterholluar ne gurin e verdhe ranor, portiket dhe harkadat. Megjithese vete ndertesa eshte bere prej guri te verdhe ranor, portiku kryesor eshte ne ngjyre kafte.



                                     

3. Haveli te famshem ne Pakistan

Ne Pakistan ka nje numer havelish historikisht dhe arkitektonikisht te rendesishem, shumica te cileve jane te vendosur ne provincen e Punxhabit dhe te ndertuar gjate Periudhes Mogule.

Poshte eshte nje liste e disa prej haveleve me rendesi arkitekturore dhe historike ne Pakistan:

  • Haveli Nau Nihal Singh ne Lahore.
  • Haveli Man Singh ne Jhelum.
  • Mubarak Haveli ne Lahore
  • Haveli dhe muzeu i Fakir Khanas, ne Lahore.
  • Janjua Haveli ne Malowal, distrikti Guxhrat ne Pakistan.
  • Kapoor Haveli ne Peshawar
  • Waziristan Haveli ne Abbottabad, shtepia e Osama bin Ladenit
  • Lal Haveli ne Rawalpindi.
  • Haveli Asif Jah ne Lahore.
  • Haveli Barood Khana ne Lahore.
  • Lal Haveli ose Chandu Di Haveli ne Lahore.
  • Haveli Awais Meer ne qytetin e rrethuar me mure te Lahores.
  • Haveli Wajid Ali Shah ne Lahore.
  • Choona Mandi Haveli ne Lahore.
  • Saad Manzil ne Kamalia.
  • Khan Club ne Peshawar.
  • Haveli Mubashar Ali Janjua, ne Matore, Kahuta, Rawalpindi.
                                     

4. Havelit ne kulturen popullore

Haveli eshte gjithashtu titulli i nje romani te Suzanne Fisher Staples qe eshte fituese e çmimit Newbery Honor me romanin e saj Shabanu: Daughter of the Wind. Rrefimi merr fill ne nje havel te modes se vjeter ne Lahore te Pakistanit.

                                     

5. Shiko edhe

  • Lista e pallateve te Raxhastanit
  • Arkitektura e Bengalit
  • Arkitektura Vernakulare Indiane
  • Arkitektura Indiane
  • Fortesa e Jaisalmerit
  • Arkitektura Pakistaneze
  • Arkitektura Mogule
  • Arkitektura e Raxhastanit
  • Fortesat Kodrinore te Rajasthanit
  • Çhatri
                                     

6. Bibliografia

  • Tillotson, Sarah 1998. Indian Mansions: A Social History of the Haveli. Orient longman. ISBN 0-900891-91-2.
  • Morris, A. E. J. 1994. History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions bot. I trete). New York, NY: Routledge. ISBN 978-0-582-30154-2. Marre me 20 maj 2015.
  • Jagdish, Gautam 2012. Disenchanting India: Organized Rationalism and Criticism of Religion in India. abhinav publications. Marre me 17 gusht 2006.
                                     
  • Amet haveli Ish haveli i Rawatit të Ametit. Tani një hotel i trashëgimisë dhe Restoranti Ambari. Distrikti i Bikanerit Bhanwar Niwas, Bikaner. Haveli historik
  • fortesat dhe pallatet e tij historikë. Disa nga pallatet e tij janë: Alsisar Haveli Jaipur. Ish rezidenca e Shekhawat Thakurit, sot një hotel. Pallati i Amberit
  • e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli që do të thotë ndarje ose hapësirë private e bërë publike
  • Teritore e unionit: Ishujt Andaman e Nikobar Chandigarh Dadra and Nagar Haveli Daman and Diu Lakshadweep Delhi Puducherry India shtrihet në territorin