Back

ⓘ Maisie Williams. Margaret Constance Maisie Williams, eshte nje aktore angleze. Ajo beri debutimin e saj si aktore profesioniste si Arya Stark ne serine televizi ..




Maisie Williams
                                     

ⓘ Maisie Williams

Margaret Constance "Maisie" Williams, eshte nje aktore angleze. Ajo beri debutimin e saj si aktore profesioniste si Arya Stark ne serine televizive te HBO, Game of Thrones per te cilin ajo fitoi çmimin e EWwy si Aktorja me e Mire Mbeshtetese ne Drame, çmimin Portal te Airlock Alpha si Aktorja me e Mire Mbeshtetese - Televizion dhe Aktorja Re me e Mire dhe çmimin Saturn si Performanca me e mire nga nje Aktore e Re. Ne 2016, ajo u nominua per nje çmim Primetime Emmy si Aktore e Shkelqyer Mbeshtetese ne nje Seri Drame.

Williams ka pasur edhe nje rol te perseritur ne Doctor Who si Ashildr ne vitin 2015. Krahas televizionit, ajo beri debutimin e saj ne filmin mister The Falling, per te cilin ajo fitoi çmimin e London Film Critics si Performuesja Re e Vitit.

                                     

1. Jeta e hershme

Williams u lind ne Bristol, Mbreteri e Bashkuar. Ajo ka qene gjithmone e njohur si "Maisie" per shkak te personazhit ne The Perishers. Williams eshte femija me e vogel ne familjen e saj; ajo ka dy vellezer dhe nje moter me te madhe. E bija e Hilary Pitt tani Frances, nje ish administruese kursi universiteti, ajo u rrit ne Clutton, Somerset. Ajo ndoqi shkollen fillore Clutton Primary School dhe Norton Hill School ne Midsomer Norton, perpara se te shkonte ne kolegjin Bath Dance College per te studiuar arte performuese.

                                     

2. Karriera

Qe prej vitit 2011, Williams ka luajtur Arya Stark, nje vajze re nga nje familje fisnike, ne serialin e HBO, Game of Thrones. Arya ishte roli i pare i Williams ne karrieren e saj profesionale. Ajo ka marre kritika shume te mira per performancen e saj ne serial.

Ne vitin 2012, Williams luajti Loren Caleigh ne seriallin e BBC, The Secret of Crickley Hall dhe u shfaq ne nje skeç te Funny or Die te titulluar The Olympic Ticket Scalper. Ajo gjithashtu u shfaq ne filmat e pavarur Heatstroke 2012 dhe Gold 2013, dhe ne filmat e shkurter Corvidae 2013 dhe Up On The Roof 2013.

Ne vitin 2014, Williams portretizoi Lydia ne filmin britanik The Falling, i cili u dha premiere me 11 tetor te vitit 2014, dhe u publikua me 24 prill 2015 ne Britani te Madhe.

                                     
  • stilin Braavosi të luftimit me shpatë. Arya është portretizuar nga Maisie Williams në serialin e HBO, Game of Thrones. Performanca e saj solli kritika
  • Turner bashkë me aktoren e Game of Thrones, Maisie Williams majtas në mars të vitit 2013