Back

ⓘ Lulëkuqet mbi mure. Filmi Lulekuqet mbi mure eshte nje prodhim i Kinostudios Shqiperia e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimiter Anagnostin, skenari i te cilit ..




Lulëkuqet mbi mure
                                     

ⓘ Lulëkuqet mbi mure

Filmi Lulekuqet mbi mure eshte nje prodhim i Kinostudios" Shqiperia e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimiter Anagnostin, skenari i te cilit u bazua ne romanin "Bonjaket" te shkrimtarit Petraq Qafezezi. Romani autobiografik i botuar ne vitin 1972 fitoi çmim te pare ne konkursin kombetar te zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve ne Tirane.

                                     

1. Tema e filmit

Perpjekjet dhe ndihma qe dhane debatikasit dhe te rinjte shqiptare ne luften kunder fashisteve italiane, te cilet pushtuan Shqiperine me 7 prill, 1939.

                                     

2. Permbajtja e filmit

Ngjarja zhvillohet ne nje nga jetimoret e Tiranes ne vitet e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste gjate Luftes se Dyte Boterore.

Jetimet e strehes vorfnore, te ndodhur nen urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit te detyrohen te pastrojne neteve me radhe parullat anash mureve, qe antifashistet shkruanin here pas here kunder armikut. Kater shoke jetime, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njeri prej cileve kishte lidhje me te riun antifashist Aliun, ne shenje proteste ndaj pushtuesit fillojne te organizojne fshehurazi plane kunder disa bashkepunetoreve te urryer, te cilet njiheshin si sherbetore e spiune te fashisteve italiane. Dy prej tyre, te cilet ishin vene dhe nen shenjestren e komunisteve ilegale, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.

Te nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kunder nje oficeri italian, jetimet behen te guximshem dhe mendojne se si mund te rrezojne kujdestarin e tyre tradhetar nga shkallet e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshem. Nje nate kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos qe femijet e kishin lidhur ne te dyja anet e shkalles e si pasoje rrezohet dhe thyen krahun.

Drejtori i jetimores lajmeron italianet, me qellim qe t’i vinin ne ndihme te benin te mundur kapjen e organizatoreve dhe pjesemarresve. Por as italianet nuk ia arriten qellimit, pasi te gjithe jetimet e marre ne pyetje heshten. Heshti edhe Sulua, njeri nga gjashte femijet e pastrueses se jetimores, i cili ne te vertete nuk ishte jetim, por nje i regjistruar gjoja si i tille nga nena e tij, pasi ajo nuk kishte mundesi ta ushqente. Jetimi Sulo, te cilin kujdestari e kishte vene per te spiunuar shoket e tij, nga frika e presioneve te vazhdueshme perpiqet te kaperceje naten murin e jetimores, por vritet me arme zjarri nga patrulla italiane.

Disa jetime, me te rritur ne moshe, e braktisin jetimoren dhe hidhen ne ilegalitet. I bashkohen grupit te debatikasve, te cilet, edhe pse ende femije, iu bashkuan luftes antifashiste per çlirimin e vendit nga pushtuesit italiane.

                                     

3. Lidhje te jashtme

  • Lulekuqet mbi mure ne Internet Movie DataBase - IMDb ne anglisht
  • Petraq Qafezezi -" Jeta ime, lulekuqe mbi mur”
  • Mjeshtri i kinemase shqiptare Dh. Anagnosti - Shume rigoroz ne perdorimin e gjuhes shqipe PDF-Format
                                     
  • autobiografik Bonjakët i cili më pas u bë dhe skenari i filmit Lulëkuqet mbi mure të regjizorit Dhimitër Anagnosti, i cili në konkursin e organizuar
  • brendshëm te Nga mesi i errësirës, Kopin te Cirku në fshat, Lonin te Lulëkuqet mbi mure xha Hakiun te Prita, Bardhokun te Toka Jonë, si dhe role te Fejesa
  • Enea Zhegu është nje aktor shqiptar Një jetë më shumë Tomka dhe shokët e tij Njeriu me top - Ziguri Lulëkuqet mbi mure - Lelo
  • Strazimir Zaimi aktor shqiptar. Ka luajtur në disa filma shqiptarë. Lulëkuqet mbi mure - 1976 Gurët e shtëpisë sime - 1985 Dhe vjen një ditë - 1986 Flutura
  • duke u rritur. Pasuan Kanani tek Shtigje lufte 1976 dhe Luani tek Lulëkuqet mbi mure ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977
  • prill 1977. Në kategorinë e filmave artistik kanë marrë pjesë : Lulëkuqet mbi mure regjia: Dhimitër Anagnosti Ndërsa në kategorinë e filmave dokumentar :
  • të filmave të njohur, si I teti në bronz Në fillim të verës Lulëkuqet mbi mure Udha e shkronjave Liri a vdekje nëntori i dytë Militanti
  • nëpërmjet filmave Rrugë të bardha i Viktor Gjikës Profesori Lulëkuqet mbi mure i Dhimitër Anagnostit Drejtori i Shkollës etj. Me këtë të fundit
  • Zonja nga Qyteti Një shoqe nga fshati Njeriu me top Shoku ynë Tili Lulëkuqet mbi mure Në shtëpinë tonë Duel i heshtur Shtigje lufte Ballë për ballë Treni