Back

ⓘ Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës. Fakulteti i Ndertimtarise dhe Arkitektures si njesi akademike e Universitetit te Prish ..




                                     

ⓘ Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës

Fakulteti i Ndertimtarise dhe Arkitektures si njesi akademike e Universitetit te Prishtines eshte institucion publik i arsimit te larte, i cili organizon dhe zhvillon studimet universitare, punen e larte shkencore dhe profesionale. Roli kryesor i nje njesie akademike moderne per shoqeri demokratike eshte qe te siguroje ngritje arsimore profesionale duke i percjellur zhvillimet bashkekohore shkencore ne fushat perkatese te studimeve.

                                     

1. Historiku

Historikun e zhvillimit te veprimtarise mesimore-shkencore ne Fakultetin e Ndertimtarise dhe Arkitektures ne Prishtine e karakterizojne pese faza, secila me specifikat e saj:

  • Faza e trete: vitet 1988-1991 karakterizohen si periudha me e veshtire e zhvillimit. Ne fund te kesaj periudhe, siç dihet, lokalet e fakultetit u morren me dhune nga forcat policore serbe,
  • Faza e katert: 1991-1998 ka te beje me periudhen e organizimit te mesimit neper shtepi e lokale private,
  • Faza e peste ka nisur me 1998, pas kthimit ne lokalet legjitime te fakultetit.
  • Faza e dyte: vitet 1979-1988 e perfshijne periudhen prej konstituimit te OTHPB -se Ndertimtaria dhe Arkitektura deri ne ndarjen e Fakultetit Teknik ne tri fakultete, perfshire edhe Fakultetin e Ndertimtarise dhe Arkitektures,
  • Faza e pare: vitet 1961-1979 e perfshijne periudhen prej themelimit deri te transformimi i Fakultetit Teknik ne Organizate te Punes OP, perbere nga tri Organizata Themelore te Punes se Bashkuar OTHPB,

Mungesen e kuadrit mesimor shqiptar te asaj kohe e kompenzuan nje numer mesimdhenesish te fakulteteve perkatese nga Beogradi, Nishi, Sarajeva dhe Shkupi. Deri me 1970 Fakulteti Teknik ishte ne kuader te Universitetit te Beogradit. Krahas kuadrove nga jashte, ligjerata dhe ushtrime mbajti edhe nje numer i kuadrove shqiptare, te diplomuar ne universitetet e ish-Jugosllavise. Keta te fundit, bashke me pedagoget e angazhuar nga Shqiperia, krijuan baze te mire per ngritjen e suksesit dhe sigurimin e kuadrit vendor.

Themelimi i Universitetit te Prishtines me 1970 mundesoi nje bashkepunim te frytshem edhe me Universitetin Shteteror te Tiranes. Ky bashkepunim u realizua me intensitet me te madh ne vitet akademike 1971/72 dhe 1972/73, per te vazhduar deri ne shperthimin e demonstratave te njohura te studenteve dhe te popullates shqiptare te Kosoves me 1981.

Me ndertimin e objekteve te reja u krijuan kushte me te mira per pune dhe veprimtari mesimore shkencore. Ç’eshte e verteta, qe nga viti 1978, kishin filluar te ndertoheshin objektet per nevojat e Fakultetit Teknik. Ne vitin 1982, veprimtaria e fakulteteve teknike kaloi ne objektin me siperfaqe prej 11455 m 2, qe ishte paraparer vetem per nevojat e Seksionit te Makinerise. Nderkaq, ne janar te vitit 1985 u vune ne perdorim edhe laboratoret e elektroteknikes me 4205 m 2 dhe te ndertimtarise me 5650 m2. I gjithe kompleksi i godinave te Fakultetit Teknik parashihej te ndertohej ne faza te caktuara ne nje siperfaqe prej 16 ha, gje qe nuk u realizua. Nderkaq, mesimi ne Departamentin e Arkitektures zhvillohet ne nje pjese te godinave te ish Fakultetit Teknik.

Procesi i zhvillimit ne periudhen 1999- deri sot:

  • Ne baze te kerkeses per avancimin e vazhdueshem te studimeve te parapare ne Deklaraten e Bolonjes, ne vitin shkollor 2007/2008 u miratuan planet mesimore te reformuara konforme kerkesave per numer te lendeve dhe kerkesave per ECTS, per dy nivelet e studimeve ne Bachelor dhe Master.
  • Duke u mbeshtetur ne kerkesat e ekonomise se tregut, ne vitin 2003/2004 u hap programi studimor i Gjeodezise ne nivelin Bachelor.
  • Fakulteti i Ndertimtarise dhe Arkitektures konform kerkesave te parashtruara ne vitin 2002/2003 filloi punen mbeshtetur ne kerkesat e Deklarates se Bolonjes, per nivelin Bachelor te studimeve, e pastaj ne vitin 2005 edhe per nivelin Master.
  • Ne vitin shkollor 2008/2009, Fakulteti i Ndertimtarise dhe Arkitektures iu nenshtrua procesit te Akreditimit nga Agjencia per Akreditim, me te cilin rast u akredituan programet per nivelet e studimeve ne Bachelor dhe Master.
  • Me pastaj, zhvillimi i Fakultetit e beri te mundur hapjen e programit studimor ne nivelin Master per Infrastrukture rrugore. Ky program studimor filloi punen ne vitin shkollor 2011/2012.

Gjate vitit akademik 2011/2012 u nenshkrua Memorandumi i Mirekuptimit ndermjet TTI Texas Transport Institute dhe Fakultetit te Ndertimtarise dhe Arkitektures, me ç’rast anetare nga stafi akademik i Institutit te lartpermendur filluan te ligjeroje ne programin e studimeve te Projektimit te Rrugeve.

                                     

2. Studimet

ARKITEKTURA

Qellimi kryesor i programit te Arkitektures eshte pergatitja e studenteve ne permbushjen e pergjegjesive ndaj dizajnit arkitektonik dhe detyrave te planifikimit urban. Niveli i arsimimit te arkitekteve ne Evrope eshte percaktuar permes permbushjes se kritereve te dhena ne direktivat e Bashkimit Evropian. Ne nivel kombetar, niveli i arsimit te larte ne pergjithesi dhe pergjegjesite e arkitektit ne veçanti percaktohen me ligjet e Republikes se Kosoves, te cilat jane ne harmonizim te vazhdueshem me legjislacionin evropian. Legjislacioni i Kosoves percakton kushtet per arkitektet si projektues, revizioniste, mbikeqyres, planifikues urbane dhe hapesinore, etj., Dhe percakton si pergjegjes per perpilimin, kontrollin dhe ekzekutimin e projekteve arkitekturore Ligji per ndertim dhe projektet e ruajtjes dhe restaurimit te trashegimise arkitekturore Ligji per Trashegimine Kulturore si dhe per hartimin e planeve te zhvillimit urban dhe hapesinor Ligji per Planifikimin Hapesinor. Keto pergjegjesi e bejne profilin e arkitektit shume kompleks pasi qe fusha e funksionimit te arkitektit varion nga shkalla e planifikimit hapesinor ne shkallen e detajeve arkitekturore.

Profili i arsimit ne kete program eshte Arkitekt - ne pergjithesi. Ky profil nderdisiplinor i nderlidhe shkencat e ndryshme teknike, teknologjine, shkencat shoqerore dhe artet krijuese, duke çuar keshtu ne krijimin e ekspertizes ne menaxhimin dhe projektimin e hapesires apo mjedisit te ndertuar. Prezantimet dhe realizimi i dizajneve arkitektonike me cilesi te larte njihen gjeresisht si "vepra arti". Titulli profesional i fituar pas perfundimit te pese viteve te studimeve eshte: Master i shkencave te Arkitektures. Msc Arch. Kandidati merr diplome universitare me mundesi te vazhdimit ne studimet e Doktoratures.

Sipas rekomandimit te Agjencise se Akreditimit te Kosoves, studimet mund te perfundojne pas perfundimit te vitit te trete, perkatesisht te gjashte semestrave. Titulli i fituar pas perfundimit te tre viteve te studimit, eshte: Bachelor i Arkitektures. Bsc Arch. Kandidati merr nje certifikate.

EFIÇIENCA E ENERGJISE Master - profesional

Qellimi i programit i jep mundesi studenteve qe te jene ne gjendje te kuptojne dhe te njohin konceptet e arkitektures se qendrueshme dhe ndertimit ne aspektin e efiçiences se energjise, duke perfshire pjesen teorike dhe praktike; te ofroje personel profesional te nevojshem per tregun e Kosoves, me rolin e drejtimit te nje kompanie private dhe / ose publike ne fushen e efiçiences se energjise; per te siguruar njohuri themelore per studime kerkimore shkencore dhe / ose per nivelin e diplomes profesionale.

KONSTRUKTIV Bsc

Qellimi i programit te studimeve per Bashelor-Konstruktiv eshte qe te kete kuader me kompetenca te kerkuara nga tregu i punes, me aftesi profesionale per vazhdimin e studimeve te metejme ne nivelin Master shkencor si dhe Master profesional. Profili i programit mundeson qe studenti perveç kompetencave profesionale te ngushta qe do te fitoj, do te jete i pergatitur edhe me njohuri te pergjithshme nga shkenca e fizikes, njohje te programeve te ndryshme profesionale si dhe shkathtesi te tjera nga fusha e teknikes ne pergjithesi.

KONSTRUKTIV Msc

Qellimi i krijimit te nivelit te studimeve per Master konstruktiv, eshte padyshim krijimi i kuadrit te mjaftueshem me kompetenca dhe nivel profesional te kenaqshem. Programi i lendeve, syllabuset e tyre te organizuara brenda tre dhe punimit te diplomes ne te katertin, i japin studentit kompetenca per fushen e projektimit, mbikeqyrjes, vleresimit, menaxhimit te ndertimit te konstruksioneve; te thelloje njohurite e studimit ne disa prej fushave te cilat ofrohen per tregun e Kosoves dhe me gjere; te siguroje kuader qe mund te jene ne rolet e udheheqesit te projekteve, menaxhimit, organizimit dhe projektimit te strukturave dhe ne pergjithesi te objeketeve ndertimore; te ofroje zgjidhjen e problemeve te ndryshme ne inxhinierine e ndertimit; te siguroje njohuri per vazhdimin e studimeve apo hulumtimeve shkencore per nivelin e Doktoratures.

HIDROTEKNIKE Bsc

Qellimi i Programit eshte: te pergatite studente te kualifikuar, qe do te kuptojne dhe njohin konceptet e shkences se inxhinierise civile, duke perfshire pjesen teorike si baze dhe pjesen praktike te nevojshme per te perfunduar pjesen teorike; te ofroje staf profesional per tregun e Kosoves dhe me tej, te afte te luajn rolin e menaxherit teknik te kompanive private dhe publike, elementeve themelore te puneve hidrotehnike, si pjese e inxhinierise civile; si dhe per te siguruar njohuri, per studime te vazhdueshme ose kerkime shkencore per nivelin Master dhe te Doktoratures.

HIDROTEKNIKE Msc

Qellimi i Programit eshte: njohja e thelle e studimit ne disa fusha hidroteknike; per te siguruar personelin qe mund te udheheqe ne zgjidhjet teknike te problemeve hidroteknike te inxhinierise ndertimore ne tere Kosoven; per te ofruar zgjidhje te problemeve ekzistuese ne hidrotekniken e inxhinierise se ndertimit; per te ofruar njohuri te vazhdueshme per procedurat e studimit ose kerkimin shkencor ne nivelin e Doktoratures.

GJEODEZI Bsc

Qellimi i krijimit te nivelit te studimeve per bachelor ne Gjeodezi, eshte padyshim krijimi i kuadrit te mjaftueshem me kompetenca dhe nivel profesional te kenaqshem si eshte: te dalin studente te afte qe te kuptojne dhe te njohin konceptet e shkencave teknike te gjeodezise duke perfshire pjesen teorike qe eshte baze dhe ne pjesen praktike si te domosdoshme ne plotesimin e pjeses teorike; te siguroje per tregun Kosovar dhe me gjere, personel qe mund te jene ne rolin e udheheqesit teknik te kompanive private dhe publike, me elemente baze ne punet e gjeodezise si pune te veçanta apo pune percjellese te ndertimet; te thelloj njohurite e studimit ne disa prej fushave qe i ofrohen; te ofroj zgjidhjen e problemeve te ndryshme ne inxhinierine e Gjeodezise; dhe te siguroj njohuri per vazhdimin e studimeve apo hulumtimeve shkencore per nivelet e Masterit dhe te Doktoratures.

GJEODEZI MSc

Edukimi i pranishem ne gjeodezi ne nuk po permbush nevojat e shoqerise per specialist qe mund te mendojne ne menyre kritike, punojne pavaresisht dhe qe kane aftesi per menaxhim te projekteve. Per te adresuar keto çeshtje, ky Program ne nivelin master, ka per qellim te zhvilloj profesioniste te cile do ta mbeshtesin nje zhvillim te qendrueshem ne Kosove ne fushen e gjeodezise. Objektivat specifike te Programit jane qe te: Identifikohen nevojat dhe kerkesat e shoqerise kosovare per edukimin ne gjeodezi; Te ndertohet nje laborator ri per gjeodezi ne UP; Te ri-trajnohet stafi i profesoreve te gjeodezise ne Kosove; Te zhvillohet nje kurrikule re ne gjeodezi; Te zhvillohen tete materiale te reja te mesimit ne gjeodezi dhe GIS; Te implementohet pedagogji re dhe sigurim per kualitet ne edukim per gjeodezi/ GIS; dhe te krijohet nje qender per karriere per studentet ne kete fushe te studimit.

INXHINIERIA E AMBIENTIT Bsc

Qellimi i programit eshte pergatitja e studenteve, duke perdorur specifika te tilla si: termodinamika mjedisore, kimia, mekanika fluide, menaxhimi i mbeturinave te ujerave te zeza, ndikimi ne mjedisin urban, kontrollin e ndotjes se ajrit, mbrojtjen nga permbytjet dhe te tjere. Duke qene te gjithe te kombinuar brenda nje komponenti te rendesishem mjedisor dhe kontrollin e tij, i nje rendesie te vecant ne ditet e sotme, studentet mes tjerash do te jene te pergatitur qe te vazhdojne me tutje me Master shkencor dhe studimet e nivelit te Doktoratures.

                                     
  • Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës është një institucion publik i arsimit të lartë në fushën e arkitekturës
  • Filologjisë Fakulteti Juridik Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Fakulteti i Inxhinierisë
  • Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës
  • Seksionin e Ndërtimtarisë Fakulteti ia filloi punës më 9 dhjetor 1965. Më 30 tetor 1967 u hapën në Prishtinë edhe Seksioni i Elektroteknikës dhe i Makinerisë
  • Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë
  • teknike të Prishtinës asistente në Universitetin e Prishtinës pastaj prodekane për Arsim në Fakultetin Teknik dhe Shefe e Sesionit të Arkitekturës në Fakultetin