Back

ⓘ Luçie Miloti lindi ne nje familje me tradita muzikore. Per here te pare ka dale ne skene ne moshen 12-vjeçare dhe çuditi spektatoret shkodrane duke kenduar perk ..




                                     

ⓘ Luçie Miloti

Luçie Miloti lindi ne nje familje me tradita muzikore. Per here te pare ka dale ne skene ne moshen 12-vjeçare dhe çuditi spektatoret shkodrane duke kenduar perkrah me Bik Ndojen, File Gjeloshin, Pjeter Gjergjin etj. Rruga e saj artistike do te niste ne Radion e Shkodres dhe me pas do te angazhohej ne shtepine e Kultures te qytetit te Shkodres, nen dirigjimin e Prêng Jakoves. Ne 1946, ne moshen 16- vjeçare vjen ne Tirane, ku fillon karriera e saj si ne skenat kryesore te vendit, ashtu dhe ne festivalet kombetare dhe nderkombetare. Transferimi i familjes ne vitin 1946 do ta afronte ne jeten artistike kryeqytetase. Ai qe krijoi figuren e saj te plote si kengetare eshte profesori i saj, Pavlin Pali. Fillimisht emerohet si soliste ne Radio Tirana nen drejtimin e Paulin Palit dhe nje vit me vone emerohet si soliste ne filarmonine shqiptare me krijimin e institucioneve te tjera kulturore artistike profesioniste te kryeqytetit, Luçia u aktivizua ne Estraden e Tiranes dhe ne 1957, emerohet soliste ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore. Gjate kesaj periudhe do te jene te shumta kenget qe do te kompozohen per zerin e saj. Do te vazhdoje si soliste ne Ansamblin Popullor deri ne moshen 45 vjeçare, kur del edhe ne pension. Qe nga kjo kohe u shkeputur nga skena. Ne maj te vitit 2006 ne Tirane pas nje semundje, Luçia nderroje jete pak dite pas ditelindjes se 76-te saj.

Disa kompozime e dedikuara kesaj artisteje te mrekulluesme jane kenga nga Pjeter Gaci, me titull: "Qytetit tim", qe e ka kenduar me vone Sali Brari. Rud Gurashi, kengen me titull: "Shpend ma i pare i bukurise", Zef Leka, me kengen: "Synin tand larush moj çike", te Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: "Zani yt, na sjell pranvere" dhe e kendon Meri Zefi. Ne fund te 2004 nga kompozitori lezhjan, Agim Velaj: "Lauresha e Shkodres"

                                     

1. Mirenjohje

Ne Festivalin Boteror te Rinise ne Bukuresht eshte quajtur "Bilbili i Ballkanit" dhe "Bilbili me ze kristalor. Me 1968 eshte nderuar me titullin "Artiste e Merituar". Me 3 nentor 2001 Presidenti Rexhep Mejdani i dha titullin "Mjeshtre e madhe e punes". Me vendimin e Bashkise se Tiranes, nje rruge e Tiranes merr emrin e kengetares se mirenjohur Luçie Miloti.

                                     
  • Labinot Tahiri Leonora Jakupi Leorat Berisha Lindita Theodhori Lori Kaçka Lori Lyrical Son Luana Vjollca Luçie Miloti Lukë Kaçaj
  • Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Dueti i tij me këngëtaren Luçie Miloti është në kujtesën e mbarë shqiptarëve me këngën Kur prendon dielli
  • Ismani Kongoli Baki Kristaq Antoniu - Artist i Merituar Laver Bariu Luçie Miloti - Artiste e Merituar Marie Paluca Kraja Mehdi Zena Mentor Xhemali Mexhit
  • prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore
  • solistët Vaçe Zela AP Ibrahim Tukiqi Am e AP Fitnete Rexha AP Luçie Miloti AM dhe Mjeshtër i Madh Merita Halili, valltarët Besim Zekthi AM e