Back

ⓘ Shravanabelagola eshte nje qytet i gjendur prane Channarayapatnas se distriktit Hassan ne shtetin indian Karnataka dhe qe eshte 158 km nga Bangalore, kryeqyteti ..




Shravanabelagola
                                     

ⓘ Shravanabelagola

Shravanabelagola eshte nje qytet i gjendur prane Channarayapatnas se distriktit Hassan ne shtetin indian Karnataka dhe qe eshte 158 km nga Bangalore, kryeqyteti i shtetit. Statuja e Gommateshvaras Bahubali ne Shravanabelagola eshte nje nga Tirthat me te rendesishme te Xhainizmit, qe shenon nje pike kulmore ne aktivitetin arkitekturor dhe skulpturor nen patronazhin e Dianstise perendimore Ganga te Talakadit. Chandragupta Maurya thuhet se ka vdekur ketu ne vitin 298 p.e.s. pasi u be nje murg xhainist dhe zhvilloi nje jete asketike.

                                     

1. Vendndodhja

Shravanabelagola gjendet 13 km ne jug-lindje te Channarayapatnas ne Channarayapatna taluk te distriktit Hassan te Karnatakas. Eshte nje distance prej 51 km ne jug-lindje te Hassanit, qendres se distriktit. Eshte i vendosur ne nje distance prej 12 km ne jug te autostrades Bangalore-Mangalore NH-48, 78 km nga Halebidus, 89 km nga Beluri, 83 km nga Mysore, 233 km nga Mangalore, 17 km from Hirisave dhe 157 km nga Bangalore, kryeqyteti i Karnatakas.

                                     

2. Etimologjia

Shravanabelagola qe do te thote "Pellgu i bardhe i Shravanas" eshte emertuar sipas figures kolosale te Gommatas - prefiksi Śravana sherben per ta dalluar ate nga Belagolat e tjera me prefikset Hale- dhe Kodi-, ndersa Belagola "pellgu i bardhe" eshte nje aluzion per pellgun ne mes te qytetit. Ekuivaletet sanskritisht Śvetasarovara, Dhavalasarovara dhe Dhavalasarasa te perdorura ne mbishkrime e perkrahin kete kuptim. Disa mbishkrime e permendin emrin e vendit si Belgula, qe ka ngritur nje tjeter version te emrit nga bima Solanum ferox patellxhane me qime. Ky derivim eshte ne aluzion me nje tradite qe thote se nje e moshuar e devotshme e vajosi plotesisht imazhin kolosal me qumeshtin e sjelle me vete ne nje gullakayi ose patellxhane. Vendi eshte i percaktuar edhe si Devara Belgola, "Pellgu i bardhe i zotit" dhe Gommatapuram, "qyteti i Gommatas" ne disa mbishkrime.

                                     

3. Historia

Shravanabelagola ka dy kodra, Chandragiri dhe Vindhyagiri. Acharya Bhadrabahu dhe nxenesi i tij, Chandragupta Maurya besohet se kane medituar ketu. Basadi i Chandraguptas, qe i eshte kushtuar Chandragupta Mauryas, u ndertua fillimisht ketu nga Ashoka ne shekullin e III p.e.s. Chandragiri ka gjithashtu permendore per murgj Shravaka te shumte qe kane medituar ketu qe nga shekulli i V i e.s., duke perfshire mbretin e fundit te dianstise Rashtrakuta te Manyakhetas. Chandragiri ka edhe nje tempull te famshem te ndertuar nga Chavundaraya.

Mbi kodren Vindyagiri gjendet statuja monolitike 17.6 m e larte e Gommateshvaras. Konsiderohet si statuja monolitike prej guri me e madhe ne bote. Baza e statujes ka nje mbishkrim ne Prakrutha dmth. ne shkrimin devnagari, qe daton nga viti 981. Mbishkrimi lavderon mbretin dhe gjeneralin e tij, Chavundaraya qe e ngriti statujen per nenen e tij. Çdo dymbedhjete vjet, mijera besimtare mblidhen ketu per te kryer Mahamastakabhisheka-n, nje ceremoni spektakolare ne te cilen statuja vajoset me uje, shafran, mjell orizi, leng kallam sheqeri, brum druri sandali, dhe lule te arta dhe te argjendeta. Mahamastakabhisheka tjeter do te kryhet ne vitin 2018. Statuja eshte quajtur Statuja e Gommateshvaras nga banoret kannada te Karnatakas, por xhainistet i referohen me emrin "Bahubali".



                                     

4. Basadit

  • . Basadi Chavundaraya: Ky basad eshte ndertuar ne vitin 982 nga Chavundaraya. I eshte kushtuar adhurimit te Neminatha Swamy-t, tirthankara i njezet e dyte. Ky eshte i ndertuar si basadi me i bukur i te gjitheve.
  • . Basadi i Shantinathas: ky tempull i eshte kushtuar Shantinathas dhe eshte ndertuar rreth vitit 1200.
  • . Basadi i Chandraguptas: i vendosur ne shekullin e IX. Qela e mesme e ketij tempulli ka figuren e Parshvanathas, ne te djathte te figures se Padmavathit dhe ne te majte te figures se Kushmandinit, te gjithe ne pozicione te ulur.
  • . Basadi Akkana: i ndertuar ne vitin 1181 ka si hyjni kryesore te tempullit tirthankaren shenjtor e njezet e trete te xhainizmit, Parsheanath.
  • . Basadi Parshwanatha: Kjo eshte nje strukture e bukur me mure te jashtme te dekoruara. Imazhi i Parshwanathas 5.5 m i larte eshte statuja me e larte ne koder. Manastambha kolone monumentale eshte e skalitur ne te katerta faqet dhe permban figura te Padmavathit ne jug, Yakshas ne lindje, Kushmandini i ulur ne veri dhe nje kalores ne galop ne perendim. Kolonat ne navaranga jane te tipit te rrumbullaket te stilit Ganga me modelime kambane, vazoje dhe rrote.
  • . Basadi Suparshwanatha: Mbi imazhin e kokes se Suparshvanathas eshte skalitur gjarperi me shtate koka te ngrehura.
  • . Basadi Chamundarayaraya: eshte me i rafinuari dhe nje nga tempujt me te medhenje ne koder. I eshte kushtuar Neminathas, tirthankara i njezet e dyte. Sukhanasi konsison ne figura te mira te Sarvahnas dhe Kushmandinit, yakshas dhe yakshit te Neminathas. Daton nga vitit 982.
  • . Basadi Chandraprabha: I eshte kushtuar adhurimit te tirthankaras se tete, Chandraprabha. Ne te basad gjenden imazhet e Shyama-s, Jwalamalini-t, Yaksha-s dhe Yakshi-t. Basadi eshte nje strukture prej tullash e ngritur mbi nje baze guri. Ky tempull mund te jete me i vjetri ne koder dhe eshte i datuar rreth vitit 800. Thuhet se eshte ngritur nga mbreti Ganga, Sivamara II.
  • . Basadi Kattlae: Ky eshte i vendosur ne te majte te Basadit Parshwanatha dhe ne fakt ky eshte me i madhi i te gjite basadeve ne kete koder. Basadi Kattlae i eshte kushtuar kryesisht adhurimit te tirthankaras se pare xhainiste Rishabhnatha. Ketu gjendet imazhi i Adinatha Thirthankaras dhe gjithashtu i Pampavathit ne Kaisale.
                                     

5. Gjera te tjere te shquara

Shravanabelagola eshte vendndodhja e lashte e Bhattaraka Mathas, qe i perkete linjes se trashigimise Desiya Gana te Mula Sangh-ut, nga tradita manastirore xhaine Digambara. Bhattarakat jane te gjitha te emertuara Charukirti. Bahubali College of Engineering eshte nje institut arsimor ne Shravanabelgola.

                                     

6. Bibliografia

  • B. Lewis Rice: Inscriptions at Sravana Belgola: A Chief Seat of The Jains, Archaeological Survey of Mysore; Bangalore: Mysore Govt. Central Press; 1889
  • Vilas Adinath Sangave: Facets of Jainology: Selected Research Papers on Jain Society, Religion, and Culture; 2001, Popular Prakashan, Bombei, isbn 978-81-7154-839-2
  • Vir Sanghvi, "Rude Travel: Down The Sages", Hindustan Times
  • S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill ; Karnatak University, Dharwar, 1986
                                     
  • Chandragiri është një nga dy kodrat në Shravanabelagola në shtetin indian Karnataka, ndërsa kodra tjetër është Vindhyagiri. Në këtë kodër gjendet një numër
  • Jain: Bahubali of Jainbadari Shravanabelagola and Other Jain Shrines of The Deccan kapitulli Bastis in Shravanabelagola Village 1953, SDJMI Managing
  • basadit tempujt xhainistë më të vegjël në Kodrën Chandragiri në Shravanabelagola të shtetit indian Karnataka. Është ndërtuar midis shekujve të IX dhe
  • Adhurimi i gjurmëve të liderëve shpirtërorë si ato të Bhadrabahu - t në Shravanabelagola nga shekulli i X është konsideruar një paralele me Budizmin. Disa ndikime
  • nga qyteti i famshëm i trashëgimisë xhainiste Shravanabelagola në autostradën Mandya - Shravanabelagola e ka marë emrin e tij nga kolona Brahmadeva Manastambha
  • sipërm. Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga Arkitektra dravidiane Shravanabelagola Kodra Chandragiri Talakadi Beluri Halebidu Heinrich Zimmer: Philosophies
  • Akkana në Shravanabelagola Basadi i Chandraguptas në Shravanabelagola Basadi Parshvanath në Shravanabelagola Basadi Kattlae në Shravanabelagola Basadi Chandraprabha
  • Ujëmbledhësi i tempullit Bhutanatha në Badami, Karnataka Ujëmbledhësi në Shravanabelagola Karnataka Pellgu i tempullit të Shivës afër Kottakkalit, Kerala Pellgu
  • Arkitektura Dravidiane Arkitektura e Karnatakas Tirumakudal Narsipura Shravanabelagola Rice, E.P. 1921 fq. 13 a b Fleet 1905 fq. 53 Sarma 1992
  • India e Veriut: Hastinapuri, Taxila dhe Ashtapada. India e Jugut: Shravanabelagola Moodabidri, Humbaji, Tempulli Anantnath Swami pranë Kalpettas. India
  • Sedamit Fortesa e Shahpurit Distrikti Haasana Fortesa e Manjarabadit Shravanabelagola Distrikti Haveri Fortesa e Bankapuras Fortesa e Savanurit Fortesa e