Back

ⓘ Grupi i monumenteve në Mahabalipuram. Grupi imonumenteve ne Mahabalipuram eshte nje kompleks monumentesh ne bregun e Coromandel-it ne gjirin e Bengalit, ne dist ..




Grupi i monumenteve në Mahabalipuram
                                     

ⓘ Grupi i monumenteve në Mahabalipuram

Grupi imonumenteve ne Mahabalipuram eshte nje kompleks monumentesh ne bregun e Coromandel-it ne gjirin e Bengalit, ne distriktin Kancheepuram te shtetit indian te Tamil Naduse, prane kryeqytetit te ketij te fundit, Chennai. Me afersisht 40 shenjtore, duke perfshire relievin me te madh ne bote ne qiell te hapur, Mahabalipurami u shpall trashegimi boterore e UNESCO-s ne vitin 1984. Keta site te periudhes Pallava perfshijne: Pancha Rathat me Dharmaraja Rathan, Arjuna Rathan, Bhima Rathan, Draupadi Rathan, Nakula Sahadeva Rathan dhe Ganesha Rathan; mjaft tempuj shpellore te Mahabalipuramit duke perfshire Varaha Mandapan, Krishna Mandapan, Mahishasuramardini Mandapan, Panchapandava Mandapan; tempuj strukturore duke perfshire tempullin bregdetar dhe tempullin Olakkannesvara; si dhe Zbritjen e Gangut, nje nga relievet me te medhenj ne bote ne qiell te hapur. Mahabalipurami eshte i njohur per madheshtine e tij arkitekturore.

                                     

1. Historia

Mahabalipurami njihet edhe me mjaft emra te tjere si Mallapuram, Mahamallapuram, Mavalipuram dhe Mahabalipuram; emri i fundit eshte me i fundit dhe zyrtar per raportet e censusit. Eshte mbiquajtur "vendi i shtate pagodave" nga lundruesit evropian qe zbarkuan ne kete breg pasi pane shtate majat ose stupat e tempujve hindu. Mahabalipurami eshte emertuar sipas emrit te mbretit Mamalla qe do te thote luftetar i madh i njohur edhe si Narasimhavarmani I rreth viteve 630 – 670, i cili sundoi gjate shekullit te VII Dinastine Pallava. Gjithesesi, Mahendravarmani I 600-630 i e.s., i ati i Mamallas I, eshte konsideruar gjithashtu nga disa si ndertuesi i strukturave arkitekturore gjate mbreterimit te tij. Dokumentet permendin se siti ishte nje port gjate kohes se Periplusit shekulli i e.s. dhe Ptolemeut viti 140 i e.s. U be qytet ne shekullin e VII nga mbreterit Pallava qe sundonin jugun e Madras tashme te njohur si Chennai. U be nje qytet i famshem bregdetar i perdorur per tregeti me shume mbreteri te vendet te Azise jug-lindore si Kambuja Kamboxhia e sotme dhe Shrivijaya ishujt e sotem te Malajzise, Sumatra dhe Java si dhe me perandorine Champa te njohur si Annam. Ne periudhat pasuese u be me i famshem per tempujt e tij shkembor dhe shpellat si dhe tempujt strukturore te ndertuar midis viteve 630 dhe 728 te e.s. Gjate shekullit te VII aktiviteti i ndertimit te tempujve shenoi fillimin e arkitektures shkembore ne Indine jugore si pjese e stilit arkitekturor dravidian. Disa nga monumentet e ndertuar gjate kesaj periudhe jane: Pancha Rathat shkembore pese Rathat ose karrot, relievet ne qiell te hapur te njohura si Zbritja e Gangut, shpella e skalitura shkembore si Govardhanadhari, Mahishasuramardini dhe tempulli Jala-Sayana Perumal, te gjitha te atribuara Mamalla-s. Ne shekullin e VIII, pas ndertimit te tempujve monolitike shkembore u be me pak i rendesishem, tempujt strukturore u bene popullore gjate mbreterimit te nje tjeter mbreti Pallava, Rajasimha 700-728 i e.s. Ky kontribuim ne arkitekturen strukturore ishte monumental, pasi ai ndertoi nje nga tempujt me madheshtore te njohur ne ate kohe, Tempullin bregdetar. Ky kompleks tempujsh perfshin tre tempuj: Rajasimhesvara-n, nje strukture e drejtuar nga perendimi qe ka nje tritala vimana te vogel; Kshatriyasimhesvara-n, nje strukture e drejtuar nga lindja qe ka vimanan me te madhe; dhe Nripatisimha Pallava Vishnugriha, nje tjeter strukture e drejtuar nga lindja qe ka mandapa me çati te sheshte ne nje forme te zgjatur dhe qe bart nje Vishnu te shtrire. Dy muret prakara qe rrethojne tempujt ne kete kompleks jane te datuar ne nje periudhe me te vone. Dinastia Pallava mbreteroi nga shekulli i IV deri ne shekullin e IX kur u mund nga Dinastia Chola ne vitin 897. Pas kesaj rendesia historike e Mahabalipuramit u zvogelua dhe per disa kohe u njohe vetem si nje port dhe me vone per tu braktisur fare. Arkeologet e artit te lashte i rizbuluan monumentet ne shekullin e XIX. Ne shekullin e XX u bene nje terheqje madhore turistike dhe ne vitin 1984 u shpallen pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s, nen kategorine e kritereve i, ii, iii dhe iv. Menjehere para se cunami i vitit 2004 te godiste Oqeanin indian, duke perfshire edhe gjirin e Bengalit, uji i oqeanit u terhoq afersisht 500 metra nga bregu i Mahabalipuramit. Turistet dhe banoret qe e pane kete ngjarje nga bregu permendin nje rresht te gjate shkembinjsh te dilnin nga uji. Pasi cunami goditi bregun, keta shkembinj u mbuluan perseri nga uji. Megjithate, shekuj te tere sedimentesh qe i mbulonin ata u zhduken. Cunami beri gjithashtu disa ndryshime te tjera te menjehershme dhe te perhershme ne vijen bregdetare, qe la pak statuja me pare te mbuluara dhe struktura te zbuluara ne breg.

Nje shtrirje e vogel rrugore perballe tempullit Sthalasayana Perumal ka sherbyer si nje pike fundore per sherbimin e autobusave qe veprojne nga Tamil Nadu State Transport Corporation, Villupuram Division, Kancheepuram dhe Metropolitan Transport Corporation, Chennai. Pasagjeret zbresin dhe hipin ne kete pike ku eshte ndertuar nje strehe ne vitet e fundit me koston e 10 lakh-te rupise. Me rritjen e numrit te autobuzeve qe qarkullojne dhe nepermjet Mamallapuramit, nje hapesire e konsiderueshme ne kete pike perdoret per parkimin e autobuzave, qe çojne ne nje bllokim trafiku gjate oreve te pikut. Qeveria shteterore, me rekomandimin nga administrata vendore, propozoi te ndertohej nje terminal ri autobuzesh ne Pooncheri ne Rrugen e bregut lindor, nje nga fshatrat nen Panchayat-in qytetas te Mamallapuramit dhe i pregatiti nje raport te detajtuar te projektit. Por, tregetaret dhe liderat vendore politike e kundershtuan levizjen, duke pohuar se zevendesimi i vendqendrimit te autobuzave do te krijonte veshtiresi per banoret vendore pasi do te detyroheshin te ecnin disa km per te arritur destinacionet perkatese nga terminali i ri. Ndersa e kundershtuan levizjen per te vendosur nje terminal te ri ne Pooncheri, demonstruesit sugjeruan se nje depozite perballe rreth-rrotullimit te Karukathammanit ne periferi te qytetit te Mamallapuramit mund te mbushet me dhe vendqendrimi i autobuzave te vendoset aty. Nderkohe, shqyrtimet treguan se zona e sugjeruar nga tregetaret dhe politikanet vendore afer rreth-rrotullimit te Karukathammanit ishte zgjedhur per ndertimin e nje vendqendrimi autobuzash gjate fillimit te viteve 1990.

                                     

2. Arkitektura

Monumentet unike ne Mahabalipuram paraqesin nje shkrirje fetare, kulturore dhe legjendash te gjitha te lidhura me panteonin hindu. Te gjithe keta monumente te gjendur ne brigjet e gjirit te Bengalit jane ne stilin ekskluziv te arkitektures dravidiane, duke perthithur artin dhe kulturen e Tamil Nadu-se. Monumentet jane: Mandapa, te quajtura edhe tempuj shpellore; Ratha, ose karro; relievi shkembor ne qiell te hapur qe paraqet pendimin e Arjuna-s ndaj Shives per te marr armen Pashupata; dhe tempujt strukturore. Arkitektura e tempujve te skalitur ne shkemb, veçanerisht rathat, u bene model per stilin arkitekturor te tempujve te Indise se jugut ne periudhat pasuese. Veçorite arkitekturore, veçanerisht te skulpturave u adoptuan gjeresisht ne Indine e jugut dhe ne ndertimin e tempujve ne Kamboxhia, Annam dhe Java. Pasardhesit e skulptoreve te ketyre tempujve jane artizane aktive dhe te perfshire ne kulturen bashkekohore te qytetit te Mahabalipuramit.

                                     

3.1. Monumente te shquara Tempujt Ratha

Pancha Rathat jane tempuj te skalitur ne formen e karrove. Keto jane pese struktura monolitike te skaltitura shkemb dioriti ose graniti qe shfaqen mbi plazhin ranor dhe duken si karro ne nje tablo ose procesion. Pese Rathat, te njohura gjithashtu si Pandava Rathat Pandavat ishin pese vellezer dhe me gruan e tyre te perbashket Draupadi bejne pjese ne eposin indian Mahabharata te datuara ne shekullin e VII gjate mbreterimit te Dinastise Pallava perfshijne Dharmaraja Rathan, Bhima Rathan, Arjuna Rathan, Nakula Sahadeva Ratha dhe Draupadi Ratha. Ato jane te skalitura nga nje shkemb i vetem, por me projekte te ndryshme. Ato nuk u perfunduan plotesisht dhe keshtu qe ne asnje nga tempujt nuk jane kryer oferta fetare. Perveç ketyre pese rathave eshte edhe nje tjeter ratha qe u ndertua ne fund te shekullit te VII e njohur si Ganesha Ratha. Datimi i kesaj rathe eshte bazuar ne nje mbishkrjim te emrit Parameshvaravarman I, i cili ishte nipi i Mahamalla-s.



                                     

3.2. Monumente te shquara Mandapat

Mandapat ose shpellat e skalitura ne shkemb jane shenjtore ose tempuj te mbuluar me relieve. Periudha me e hershme e perdorimit te shpellave si tempuj haset ne periudhat budiste dhe xhainiste kur keto u germuan dhe pastaj u skaliten ne shkemb me dalta dhe çekiçe hekuri. Nga njembedhjete mandapat ose shpellat e para ne Mahabalipuram, me te shquarat jane Varaha Mandapa, Krishna Mandapa, Panchapandava Mandapa dhe Mahishasuramardini Mandapa; te skalitura dhe te dekoruara me panele ne stilin Mamalla gjate periudhes Pallava ne shekullin e VII, ku Tempujt shpellore Adiranchanda jane datuar ne periudhen Mahendraverman te shekullit te VII. Mbetjet e dukshme ne shpella tregojne se ato ishin gjithashtu te suvatuara dhe te pikturuara kur u ndertuan. Nje nga relievet me mbreselenes te skalitur ne muret e shpellave eshte ai i hyjneshes Durga nje forme e hyjneshes Shakti, qe vret Mahishasura-n, demoni me koke bualli. Ky panel me relieve ne shpellen e tempullit Mahsisuramardhini eshte konsideruar nje kryeveper e artit indian. Shume nga shpellat e periudhes Pallava kane mbetur te paperfunduara.

                                     

3.3. Monumente te shquara Relievet shkembore

Relievet shkembore jane skalitur ne shkembinjte ose ne popla te veçanta guri. Relievi me i famshem shkembor qe shihet ne Mahablipuram quhet Zbritja e Gangut gjithashtu i njohur edhe si Pendimi i Arjuna-s ose Pendimi i Bhagiratha-s, qe eshte permendur edhe si relievi shkembor me i madh ne bote ne qiell te hapur. Ky reliev eshte skalitur ne dy popla gure gjigande te medha 27 m te gjate dhe 9 m te larte me paraqitje te panumerta lavderuese nga episodet e mitologjise hindu. Keto i perkasin fillimit ose mesit te shekullit te VII ne popla gjigande graniti dhe konsiderohen nga hindute si "nje nga mrekullite e artit skulpturor indian".

                                     

3.4. Monumente te shquara Tempujt strukturor

Tempujt strukturore u ndertuan po ashtu nga mbreterit Pallava, por gjate fillimit te shekullit te VIII gjate mbreterimit te Rajasimha-s 700-728 i e.s. Gjenden ne brigjet e Oqeanit indian dhe kane pesuar goditjen e valeve te cunamit. Me i famshmi dhe i shquari nga keto forma tempujsh eshte kompleksi i tempullit bregdetar qe ka dy tempuj te vegjel dhe nje te madh te rrethuar brenda nje muri te perbere nga dy rreshta me imazhe te Nandit, vahana mjeti transportues i Shives. Tempulli kryesor eshte i larte ngrihet ne nje lartesi prej 18.3 m mbi nje baze katrore 15.25 m dhe eshte nje kulle piramidale e shkallezuar e vendosur ne pese rradhe. Eshte e dekoruar me mijera skulptura kushtuar zotit Shiva. Gjendet edhe nje tempull i vogel ne nje oborr te perparem origjinal te ketij tempulli. Dy tempujt e tjere ne te njejtin kompleks jane mbrapa ketij tempulli te madh kryesor, perballe njeri tjetrit dhe jane te njohur si Rajasimhesvara ose Nripatisimha Pallava Vishnugriha dhe Kshatriyasimhesvara. Tempulli i dyte i eshte kushtuar Shives ndersa tempulli i pare ka nje imazh te lashte te shtrire te Anantashayana Vishnu-t te skalitur ne shtratin e lumit te afert. Muret e tempullit ne krahun e mbrapem jane te skalitur me panele relievesh qe paraqesin Shiven, Parvatin dhe djalin e tyre Murugan ose Skanda. Mandapa perballe Rajasimheshvara-s shtrihet gjate bazamentit. I gjithe kompleksi i tempujve eshte i mbuluar nga nje prakara mur i perbere me Nandin. Ashtu si dhe Tempulli i bregdetit eshte i vendosur prane detit, i prekur nga stuhite dhe ererat e mbushura me kripe te detit. Perpjekjet e ndermarra nga ASI si ndertimi i groyne-ve, trajtim me mur letre te bute dhe plantancione casurina ne linjen e bregut qe jane metoda zbutese.



                                     

4. Konservimi

Pasi u nderpre per rreth 40 vjet, master plani per zbukurimin e Mahabalipuramit u nis perseri ne vitin 2003. Bashkimi i ministrise se turizmit dhe kultures po e financon projektin e quajtur "Integrated Development of Mamallapuram". Zona rreth monumenteve u pastrua si dhe u rrethua, u ndertuan rrugica, parqe, ashtu si dhe heqja e tregetareve ambulant abuzuesit. Gjate shout" Son et lumiere” shou i dritave dhe tingujve monumentet ndriçohen gjate nates. Ndersa ASI ka vendosur lendina dhe rrugica rreth monumenteve, Housing and Urban Development Corporation HUDCO ka projektuar parqe ne te dy krahet e rrugeve per te Tempulli bregdetar dhe Pese Rathat, dy monumente te rendesishme. Ka edhe plane te tjera ambicioze, si ndertimi i rrugices nga mbrapa Tempullit bredetar dhe Pese Rathave si dhe konsermimi i me shume monumenteve.

                                     

5. Shiko edhe

  • Shpellat Pandavleni
  • Shpellat Ellora
  • Shpellat Badami
  • Arkitektura e tempujve hindu
  • Shpellat Elephanta
  • Shpellat Ajanta
  • Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri
  • Arkitektura Pallava
  • Arkitektura shkembore e Indise
  • Lenyadri
  • Aihole
                                     

6. Bibliografia

  • R. Nagaswamy: Mahabalipuram Mamallapuram; tetor 2010, Oxford University Press India, kontrolluar me 7 shkurt 2013, isbn 978-0-19-807127-3.
  • Pippa de Bruyn, Keith Bain, David Allardice & Shonar Joshi: Frommers India; 18 shkurt 2010, John Wiley & Sons, 7 shkurt 2013, isbn 978-0-470-64580-2.
  • P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar me 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
  • George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1977, University of Chicago Press, kontrulluar me 7 shkurt 2013, isbn 978-0-226-53230-1.
                                     
  • UNESCO - s i bashkuar me mënumentet e tjera të Mahabalipuramit nën emërtimin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Secili nga pesë monumentet në kompleksin
  • paraqesin prapë Krishna - n të njohur si Krishna duddhadhari. Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Tempujt shpellorë të Mahabalipuramit Tempujt hindu Arkitektura
  • Shpella Tigër e rrethuar nga uji pas cunamit të vitit 2004 Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Tempujt shpellorë të Mahabalipuramit Arkitektura Pallava
  • grupit të monumenteve të Dinastisë Pallava në Mahabalipuram pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO - s që nga viti 1984. Ratha është një shembull i Arkitekturës
  • Narasimhavarmanit II të dinastisë Pallava. Si pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram është klasifikuar si trashëgimi botërore e UNESCO - s që nga viti
  • botërore të UNESCO - s që nga viti 1984 si Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Të gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në drejtimin veri - jug dhe ndajnë të njëtën
  • gjurmë. Në mure ndodhet një numër i madh gjysëm - kolonash me luanë. Brenda tempullit nuk ka ndonjë imazh hyjnish. Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Arkitektura
  • gjysëm - kolona. Në mbishkrimet brenda tempullit përmenden nasika - t. Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Pancha Rathat Arkitektura shkëmbore e Indisë Tempujt hindu
  • shpellorë të Mahabalipuramit kushtuar Krishnas. Pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram tempulli është shpallur që nga viti 1984 pjesë e trashëgimisë
  • trashëgimisë botërore të UNESCO - s që nga viti 1984 si Grupi i monumenteve në Mahabalipuram Tempulli i është kushtuar hyjneshës Durga, megjithëse hyjnia