Back

ⓘ Kobra eshte fjale e cila rrjedh nga gjuha portugeze qe do te thote gjarper. Ne gjuhen shqipe dhe ne disa gjuhe te tjera, mbahet si emri i disa gjarperinjeve hel ..




Kobra
                                     

ⓘ Kobra

Kobra eshte fjale e cila rrjedh nga gjuha portugeze qe do te thote "gjarper". Ne gjuhen shqipe dhe ne disa gjuhe te tjera, mbahet si emri i disa gjarperinjeve helmues. Shumica te cileve bejne pjese ne familjen Elapidae, ku te gjithe jane helmues. Shumica e ketyre mund te zgjerojne brinjte e qafes per te formuar nje kofano te rrafshezuar dhe te zgjeruar.

Jo te gjithe gjarperinjte qe quhen si kobra jane ne te njejten gjini, ose ne familjen Elapidae. Emri "kobra" eshte shkurtesa per cobra de capelo ose cobra-de-capelo, e cila ne gjuhen portugeze do te thote "gjarpri me kofano", ose "gjarpri-kofano". Ne disa gjuhe moderne, si ne gjuhen afrikane, pjesa tjeter e emrit portugez eshte miratuar, dhe emri mbizotrues per kobren ne gjuhen afrikane eshte kapel. Te ngacmuara, shumica e gjarperinjeve drejtojne trupin dhe zgjerojne qafen ose kofanon ku shfaqin nje kercenim karakteristik, duke i bere ata me te pelqyerit e gjarperinjeve magjepses pershkak te efektit dramatik. Shume kohe me pare, magjepsja e gjarperinjeve ka qene nje tradite fetare, megjithese tani eshte kthyer ne nje argetim. Kobrat, te cilet jetojne deri ne 20 vjet, mund ti gjejme nga Afrika Jugore, nga Azia Jugore, deri te disa ishuj te Azise Juglindore.

Kobra mund ti referohet:

  • Micrurus fulvius, kobra amerikane ose kobra lindore koralore, nje specie e familjes Elapidae e gjendur ne pjesen Juglindore te Shteteve te Bashkuara dhe ne pjese te Kubes.
  • Jo nje emer i zakonshem, por nje sinonim shume i vjeter per gjinine Bitis, shtuesit, nje grup i neperkave helmuese qe gjenden ne Afrike dhe ne pjese te Lindjes se Mesme.
  • Hydrodynastes gigas, kobra e ujit e rreme, nje anetar gjysme helmues i familjes Colubridae, eshte indogjen ne pjeset e Amerikes Jugore dhe formon nje kofano nese ngacmohet, megjithese kofanoja eshte me e gjate dhe me e ngushte se te kobrave "te verteta" ne familjen Elapidae.
  • Ophiophagus hannah, kobra mbret, nje elapid i gjendur ne pjese te Indise dhe Azise Jugore.
  • Naja, po ashtu njihet si kobra e thjeshte apo "e vertete" te njohur per ngritjen e pjeses se perparme te trupit dhe rrafshezimin e qafes ne shenje paralajmerimi kur eshte i alarmuar, nje grup i elapideve te gjendur ne Afrike dhe ne Azi. Ato perfshijne mbi 20 lloje, duke perfshire Naja nivea, kobra e verdhe, me madhesi mesatare, nje kober shume helmuese e cila jeton ne nje mori biomesh neper Afriken Jugore: "gjarprineperka" i Kleopatres Kobra egjiptiane, Naja haje: dhe Kobra indiane naja dhe kobra monoklide, Naja kaouthia.
  • Çdo anetar i gjinise Boulengerina, kobrat e ujit, nje grup i familjes Elapidae te gjendur ne Afrike tani konsiderohen si lloje ne gjinin Naja.
  • Paranaja multifasciata, kobra me shirita, nje specie afrikane e familjes Elapidae tani konsiderohen si lloje ne gjinin Naja.
  • Kobrat peshtypese, nje nengrup i specieve Naja me nje aftesi per te peshtyre helm nga dhembet e tyre per vete-mbrojtje.
  • Çdo lloj i gjinise Pseudohaje, kobrat e drunjeve, nje gjini e familjes Elapidae afrikane.
  • Hemachatus haemachatus, kobra peshtypese me qafe unazore, nje lloj i familjes Elapidae i gjendur ne Afrike.
  • Çdo anetar i gjinise Aspidelaps, kobrat me mburoje, nje gjini afrikane ne familjen Elapidae.

Shumica te quajtur keshtu, dhe te gjithe "te vertete", llojet e kobrave i takojne familjes Elapidae. Shume lloje te tjera te gjarperinjeve tejet helmues, duke perfshire mambat, gjarperinjte e detit, dhe gjarperinjte koralor, po ashtu i takojne familjes Elapidae. Gjinia Naja permban mbi 20 lloje te kobrave dhe eshte gjinia me e njohur dhe me e perhapur e kobrave, ndonjehere te quajtur kobrat "e verteta". Antaret e kesaj gjinie jetojne ne nje territor nga Afrika neper Lindjen e Mesme, Indi, dhe Azine Jugore ne Indonezi.

Megjithese kobra mbret, Ophiophagus hannah, gjarpri me i gjate helmues ne bote, eshte nje anetar i familjes Elapidae dhe mund te formoje kofano te ngushte nese ngacmohet, nuk eshte ne gjinine Naja, dhe, prandaj, nuk eshte nje kobra e vertete.

Kobra tjeter e Azise njihet kobra aziatike ose indiane naja per shkak te dizajnit ne forme te syzeve ne lekuren e tij. Kofanoja e kobres aziatike eshte me e madhe se ajo e kobres mbret dhe eshte zakonisht eshte me ngjyre te verdhe ose te kafte me nje dizajn pamor bardh e zi ne maje dhe dy pika bardh e zi ne pjesen e poshtme.

Kobra peshtypese me qafe unazore, Hemachatus haemachatus, po ashtue quajtur kobra peshtypese, eshte endemik ne Afriken Jugore. Po ashtu nuk eshte ne gjinine Naja.

Megjithese kafshimet e disa llojeve jane shume te rrezikshme per shkak te neurotoksineve te forta, kobrat nuk i sulmojne njerezit perveç te provokuara. Kobrat gati fare nuk sulmojne pa nje pamje kercenuese, e cila perfshin ngritjen e kofanos dhe fershellime.

Disa lloje te kobrave gjuajne kryesisht gjarperinjte e tjere, zogj, dhe gjitare te vegjel, kurse grabitqaret e tyre kryesore jane gjarperinjte e tjere, zogjt grabitqare, dhe gjitaret e vegjel grabitqar siç jane manguset. Megjithese shumica e kobrave nuk ndertojne fole, disa lloje ruajne vezet e tyre deri sa ato te qelin inkubacioni zakonisht zgjat rreth 60 dite.