Back

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesoreArtikulli i javës201617. Bjeshket e Nemuna jane vazhdimesi e Maleve Dinarite shtrihen ne veri te Shqiperise, ne perendim te Kosoves dhe ..




                                     

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/17

Bjeshket e Nemuna jane vazhdimesi e Maleve Dinarite shtrihen ne veri te Shqiperise, ne perendim te Kosoves dhe ne jug-lindje te Malit te Zi. Bjeshket e Nemuna shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km ne gjatesi. Ne anen e Kosoves ngriten nga fundi i fushes dhe arrijne lartesine mbi 2.000 m, ne disa vende prehen nga luginat te thella lumore, te lumit te Pejes, Deçanit, Erenikut dhe kane si kufi jugor Drinin. Ky grup malor perbehet prej disa malesh: Gjeravica, Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajles, Zhlebit, Rusolines, Moknes etj. Te gjitha keto male e tejkalojne lartesine prej 2.000 m. Ato jane te pjerreta, ne pjesen e siperme jane ne forme te rrafsheve, ku gjenden kullota te mira dhe gjate dimrit mund te behet skijim.

Shqiptaret shquajne mandej anen perendimore te maleve, do te thote qe veshtron per nga ultesirat e Shkodres dhe ne veri tek Perroi i thate, me emrin Malesia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malesia e Vogel. Keto emerime ndryshojne vetem pjeserisht ne ndryshime lartesise apo te morfologjise.

Lexo me tej.