Back

ⓘ Duço. Arti i Duccio di Buoninsegna-s ne fillim kishte nje komponente solide bizantine, te lidhur ne veçanti me kulturen me te fundit te periudhes paleologe dhe ..




Duço
                                     

ⓘ Duço

Arti i Duccio di Buoninsegna-s ne fillim kishte nje komponente solide bizantine, te lidhur ne veçanti me kulturen me te fundit te periudhes paleologe dhe nje njohje te gjere te Cimabue-s, te cilave u shtoi nje perpunim personal ne sensin gotik, te kuptuar si linearizem dhe elegance transalpine, nje linje te bute dhe nje game te rafinuar kromatike.

Pergjate kohes stili i Duccio-s arriti rezultate gjithmone me te medhaja ne natyralizem dhe butesi dhe diti edhe te perditesohej me risite e futura nga Giotto, si pervijimi i dritehijeve sipas nje apo pak burimeve te drites, volumetria e figurave dhe te rrobave, pervijimi prospektik. Kryevepra e tij, Madheshtia e Katedrales se Sienes, eshte nje veper emblematike e artit italian te treqintes.

                                     

1.1. Biografia dhe veprat Veprat e para

Duccio, i biri i Buoninsegna-s, lindi me gjasa pak me tutje gjysmes se dyqintes, rreth vitit 1255. Dokumentet e para mbi te i perkasin vitit 1278 dh i referohen pagesave per kopertina libra llogarie dhe dymbedhjete kasa te pikturuara te paracaktuara per te mbajtur dokumentet e Komunes se Sienes. Keto vepra tashme jane te humbura.

Vepra e pare e Duccio-s qe ka arritur deri ne ditet tona konsiderohet Madona Gualino qe tashme gjendet ne Galleria Sabauda" te Torinos prejardhja zanafillore eshte e panjohur. E pikturuar perreth viteve 1280-1283, paraqet nje stil shume te ngjashem me ate te Cimabues, ne ate pike sa per nje kohe te gjate i qe atribuar mjeshtrit fiorentinas ne vend te Duccio-s. Tabloja ngjason ne menyre te perpikte me Madheshtine e Cimabue-s, ne impostimin e pergjithshem, ne natyren e forte bizantine dhe mungesen e trajtave gotike, ne trajta trupore te Madones, te veshja e femijes dhe perdorimi i dritehijeve. Kjo natyre e forte çimabeske, qe do te mbetet e dukshme edhe ne veprat e mepasme megjithese duke sfumuar gradualisht, ka bere te mendohet se kishte nje raport mjeshter-nxenes midis me te moshuarit Cimabue dhe te riut Duccio. Megjithate ne kete veper te pare rinore te Duccio-s ka elemente te reja perkundrejt Cimabue-s: nje pasuri kromatike qe çon ne ngjyra qe nuk i perkasin repertorit te fiorentinasit si roza e veshjes se te voglit, e kuqja vinato e veshjes se Madones dhe bluja suppedaneo, hunda si patate e vogel e vogelushit qe e nxjer fytyren me te embel dhe feminore, rrotulla e lenshte e krisografive bizantine te veshjeve te Marias. Por megjithate jane hollesi, jo te qenesishme. Tabloja eshte vendosmerisht çimabueske.

Ne pasuesen Madona e Crevole-s te viteve 1283-1284, qe eshte e prejardhur nga Pieve di Santa Cecilia ne Crevole dhe qe sot eshte e ekspozuar ne "Museo dellOpera metropolitana te Katedrales ne Siene, verehet nje divergjence me e madhe perkundrejt stilit te Cimabue-s. Madona ka nje fytyre me te embel te rafinuar, megjithese nuk e tradheton nje shprehje qe mbetet akoma serioze dhe e thelle. Mbetet hunda si patatine e vogelushit qe lihet te shkoi edhe ne nje gjest perzemersie perkundrejt te emes.

Ne te njejtat vite bejne pjese edhe disa piktura a secco, per fat te keq shume te prishurara, qe gjenden ne Cappella Bardi dikur te kushtuar shen Gregorit te madh te kishes se Santa Maria Novella ne Firence. Behet fjale per dy piktura a secco ne lunetat lart ne te majte dhe ne te djathte te kishezes dhe qe paraqesin, perkatesisht Shen Gregorin e Madh midis dy flabelifere dhe Krishti ne fron midis dy engjejve. Edhe ne kete rast nuk mund te veresh te mos verehet derivimi i forte nga Cimabue, por eshte vete eleganca e fytyrave te engjejve dhe rrotulla fashuese e veshjes se Krishtit ne fron qe ben te çmohet perseri dallimi nga mjeshtri fiorentin.

                                     

1.2. Biografia dhe veprat Madonna Rucellai

Me 15 prill 1285 iu porosit Duccio-s e ashtuquajtura Madonna Rucellai, nga Shoqeria e Laudeseve. Tabloja u realizua per Cappella Bardi-n te kishes se Santa Maria Novella nea Firence, e njejta kishez ku jane gjetur mbetjet e nje pikture a secco te Duccio-s te pershkruara me siper. Tabloja u quajt "Rucellai" sepse duke nisur nga viti 1591 u vendos ne Cappella Rucellai-n e afert, para se te hynte ne Uffizi. Ne kete veper eshte paraqitur Madona me Femijen ne madheshti, me gjashte engjej ne krahe. Vepra frymezohet nga Madheshtia e Luvrit te Cimabue-s, e pikturuar rreth 5 vjet me pare, aq sa per nje kohe te gjate u besua si veper e Cimabue-s dhe ky atribuim i gabuar u mbeshtet per nje kohe te gjate, edhe pas gjetjes se dokumentit te vendosjes 1790. Kjo "madheshti" eshte nje veper kyçe ne rrugetimin e artistit, ku madheshtia solide dhe paraqitja njerezore e Cimabue-s kryqezohet me nje rafinim me te madh aristokratik, me nje permbajtje njerezore akoma me te embel. Per me teper vepra karakterizohet nga motive dekorative me origjine gotike, si cepi i arte kapriçoz i veshjes se Marias qe vizaton nje linje komplekse nga gjoksi deri te kembet, biforet dhe triforet gotike te fronit ne dru dhe manteli i Virgjereshes jo me i thurur me krisografite bizantine, por i zbutur nga palet e buta dhe te varura. Jane mbi te gjitha keto elemente gotike qe shenjojne nje shkeputje te metejshme nga mjeshtri Cimabue, qe do te rrije i ankoruar ne traditen bizantine.

Ne vitin 1285 afersisht eshte datuar edhe Madona me Femijen dhe tre françeskane ne adhurim, tablo e vogel me prejardhje te panjohur dhe sot e ekspozuar ne Pinacoteca Nazionale di Siena.

                                     

1.3. Biografia dhe veprat Veprat e fundit te shekullit

Pas Madonna Rucellai-t te vitit 1285, vepra e vetme qe i atribuohet Duccio-s deri ne fund te shekullit per te cilen kemi nje dokumentim te shkruar per datimin e saj eshte vetrata e katedrales se Sienes, origjinali i se ciles eshte tani konservohet ne Museo dellOpera metropolitana te katedrales se Sienes ajo qe eshte e pranishme ne katedrale eshte nje kopje. Megjithese vetrata u realizua nga mjeshtra te qelqit, sot konsiderohet se vizatimi qe i vete patriarkut te piktures sieneze, qe e punoi ne vitet 1287-1288. Froni i skenes se Kurorezimit te Virgjereshes dhe ata te kater ungjilloreve jane frone mermeri arkitektonike, jo me prej druri si ai i Madonna Rucellai-t apo te atyre paraardhes te Cimabue-s. Ky eshte ekzemplari i pare i njohur froni arkitektonik ne mermer, nje prototip qe Duccio-ja do te vazhdonte ta perdorte dhe qe do te behej shume popullor nga ky çast e tutje, deri ne Firencen fqinje te Cimabue-s dhe Giotto-s.

Pak me e vone 1290-1295 konsiderohet Madona ne fron midis engjejve te ciles nuk i dihet prejardhja dhe qe tani eshte e konservuar ne Kunstmuseum te Berna-s ne Zvicer. Duhet te verehet pikerisht kjo veper qe te mund te vleresosh evolucionin e stilit te Duccio-s ne keta vite. Ajo qe eshte menjehere e dukshme ne kete Madheshti te vogel eshte thellesia me e mire hapesinore ne pozicionimin e engjejve, jo me njeri mbi tjetrin si te Madonna Rucellai, por tashme njeri pas tjetrit si te Madheshtia e Luvrit te Cimabue-s. Engjejt se njejtes kopje nuk jane as persosmerisht simetrike, siç rezulton nga pozicionet e ndryshme te kraheve te tyre. Edhe ky eshte nje element ri qe tejkalon simetrine e perseritshme te engjejve te Madonna Rucellai-t, duke favorizuar diferencimin e tyre. Edhe froni, megjithese ka nje impostim te ngjashem me ate te Madonna Rucellai-t, sipas kanoneve te perspektives inverse, ka nje aksionomi me te mire dhe duket i futur ne menyre me te pershtatshme ne hapesire. Keto variacione tregojne se Duccio-ja frymezohej akoma nga mjeshtri Cimabue, shume i kujdesshem per koherencen hapesinore dhe volumetrive te objekteve dhe personazheve. Por Duccio-ja deshmon edhe se vazhdon rrugetimin e tij drejt nje elegance figurative vetem e tija, nje rrugetim qe pati nisur, siç u pa, me Madonna di Crevole. Megjithese verehen akoma tipologjite e fytyrave çimabueske me koka dhe fytyra te gjera, trajtat trupore duken me delikate siç verehet per shembull ne sfumaturen e degezimit ne bazen e hundes, buzet te mbyllura dhe sfumuara si dhe hunda si ballote e vogelushit. Me te natyrshme dhe te buta duken edhe palat e veshjes.

Vepra te tjera pergjithesisht te atribuara Duccio-s jane datuar midis viteve 1285 dhe 1300, por pa patur nje konsesus te njezeshem midis eksperteve rreth datimit. Midis tyre llogaritet Madona me Femijen e prejardhur nga kisha e Shenjteve Pjeter dhe Pal te Buonconvento-s, dhe sot e ruajtur ne Museo di arte sacra e Val dArbia-s, gjithmone ne Buonconvento. E datuar tradicionalisht pak me tutje vitit 1280, kerkime arkivore se fundmi deshmojne kalimin e Duccio-s ne Buonconvento pas vitit 1290 dhe studime te kujdesshme te dispozicionit te palosjeve te mantelit te Virgjereshes dhe mbi shmangjen e trajtave te mprehta te fytyres se Madones dhe te Femijes do ta spostonin datimin ne vitet 1290-1295.

Pas Madonna Rucellai-t te vitit 1285 do te kompozohej, sipas disa eksperteve, edhe Kryqezimi i prejardhur nga Castello Orsini-Odescalchi e Bracciano-s, tashme ne Collezione Odescalchi ne Rome, dhe sot ne Collezione Salini ne Siena, ku Krishti me syte e hapur dhe akoma i gjall rimerte nje ikonografi te epokes romanike Christus Triumphans, shume e rralle ne fund te Dyqintes. Sipas disa studiuesve, te njejtes periudhe, i perket edhe Kryqezimi i Shen Françeskut ne Grosseto i kishes se me te njejtin emer ne Grosseto. Nevojitet gjithashtu te nenvizohet se per keta dy kryqezime nuk ekziston nje konsensus i njezeshem as rreth atribuimit Duccio-s. Me te njezeshem duket konsensusi perreth tre tablove te vogla qe paraqesin Fshikullimin, Kryqezimin dhe Varrimin e Krishtit, me prejardhje te panjohur dhe sot te depozituara ne Museo della Società di Esecutori di Pie Disposizioni ne Siene.



                                     

1.4. Biografia dhe veprat Veprat e fillimit te treqintes

Me veprat e viteve te para te shekullit te ri Duccio di Buoninsegna hyn ne stilin e tij te pjekur dhe autonom, tashme i shkeputur nga ai i Cimabue-s. Fytyrat e figurave behen me te zgjatura, lineamentet e fytyres behen me te buta, nga nje penelate me shkrire qe lejon lemimin e trajtave spigoloze te fytyres. Ne tabote e shumta me femijen te pikturuara ne keta vite Madona dhe i vogli kane nje fizionomi te vetat, te miredalluara nga ato te Madonna Rucellai-t apo edhe nga Madonna di Crevole qe ishin akoma me gjurme çimabueske. Edhe palet e rrobave pasurohen me palosje natyrore dhe te buta. Mbizoteron nje realizem figurativ pa preçedente qe i lejon Duccio-s te perfitoi reputacionin e artistit me te mire te qytetit te Sienes. Poliptiku n. 28 i prejardhur ndoshta nga kisha e San Domenico-s ne Siene dhe tani i ruajtur ne Pinakoteken Nazionale te Sienes jep nje shembull te ketij stili te maturuar. Tabloja ka edhe primatin te qenit poliptiku i pare arkitektonik me ndarje te pavarura, nje prototip qe do te behet gjithmone me i perdorur.

Ne kete periudhe bejne pjese edhe Triptiku me sportele prone e dinastise mbreterore angleze dhe Triptiku me sportele qe paraqet Madonen me Femijen midis san Domenico-s dhe santAurea-s se Ostia-s, i konservuar ne National Gallery te Londres te dy me prejardhje te panjohur dhe te datuar rreth vitit 1300, Madona me Femijen e konservuar ne Galleria Nazionale dellUmbria te Peruxhias e prejardhur nga kisha e San Domenico-s ne Peruxhia dhe Madona Stoclet, e keshtuquajtur se i perkiste Adolphe Stoclet ne Bruksel para se te hynte ne Metropolitan Museum of Art te New York-ut prejardhja origjinale e panjohur. Ne fund te kesaj periudhe 1304-1307, dhe pak me pare nisjes se Madheshtise monumentale te Katedrales se Sienes te pershkruar ne vazhdim, qe i perkete Triptikut me sportele me Kryqezimin midis shenjteve Nicola di Bari dhe Clemente prejardhje e panjohur.

Ne gjithe keto piktura mund te vleresohet realizmi figurativ dhe fisnikeria e fytyrave, te vetat e artit te Duccio-s dhe te pakrahasueshme ne fillimet e treqintes ne Itali. Mund te admirohen edhe kerkimet volumetrike te veshjeve, trajta tashme te pervetesuara plotesisht nga shkolla fiorentine, qe burimi kryesor i mesimit dhe frymezimit per Duccio-n. Pikerisht keshtu Duccio-ja u be artisti me i vleresuar i Sienes, i vetmi te cilit qeveria e qytetit mund te mendonte ti besonte detyren e realizimit te nje vepre kaq monumentale dhe te kushtueshme si Madheshtia per tu vendosur ne altarin kryesor te Katedrales se Sienes, pa dyshim kryevepra e artistit.

                                     

1.5. Biografia dhe veprat Madheshtia e Katedrales se Sienes

Madheshtia e realizuar per altarin kryesor te Katedrales se Sienes i perket viteve 1308-1311, siç deshmohet nga dokumentet e shkruara qe kane lejuar te arrihet deri te kontrata 1308 dhe nje kronike vendore qe deshmon kalimin e vepres nga punishtja e mjeshtrit ne Katedrale 1311. Madheshtia eshte kryevepra e Duccio-s, si dhe nje nga veprat me emblematike te artit italian. E mbajtur e ekspozuar ne Katedrale, edhe pse mes zhvendosjeve te ndryshme deri ne 1878, ndersa sot ruhet ne Museo dellOpera metropolitana del Duomo.

E mbaruar ne qershor te vitit 1311, fama e saj ishte e madhe edhe para perfundimit, qe ne diten e 9, nga punishtja e Duccio-s ne lagjen Stalloreggi, u çua ne Katedrale me nje feste popullore te ngjashme me nje procesion: ne krye te saj, peshkopi dhe autoritetet madhore qytetare, ndersa populli, duke mbajtur qirinj te ndezur, kendonte dhe shpendante lemosha.

Behet fjale per nje tablo te madhe 425x212 cm me dy pamje, edhe pse sot paraqitet e prere per se gjeri sipas nje nderhyrjeje te diskutueshme te teteqintes qe nuk mungoi se krijuari deme. Krahu kryesor, ai qe fillimisht ishte i drejtuar nga besimtaret, ishte pikturuar me nje pamje monumentale te Virgjereshes dhe Femijes ne fron, te rrethuar nga nje grup i madh shenjtesh dhe engjejsh ne sfond te arte. Madona eshte ulur ne nje fron te gjere luksoz, qe tregon nje hapesire tredimensionale sipas risive te praktikuara nga Cimabue dhe Giotto, si dhe eshte pikturuar me nje ngjyrim te but, qe i jep natyrshmeria rozaes se embel te lekures. Edhe femija shpreh nje embelsi te thelle, por trupi i tij nuk duket se tregon rendese dhe duarte e Marias qe e mbajne jane mjaft te panatyrshme. Ne bazen e fronit, qendron lutja-firme ne vargje latinisht: "MATER SANCTA DEI/SIS CAUSA SENIS REQUIEI/SIS DUCIO VITA/TE QUIA PINXIT ITA".

Pamja e mbrapme perkundrazi, ishte destinuar per vizionin e klerit, dhe jane paraqitur 26 Histori te Pasionit te Krishtit, te ndara ne formela me te vogla, duke qene nje nga ciklet me te gjera dedikuar kesaj teme ne Itali. Vendi i nderit, ne qender i eshte lene Kryqezimit, me gjeresi me te madhe dhe lartesi te dyfishte, si edhe formela e dyfishte ne kendin e poshtem ne te majte me Hyrjen ne Jerusalem. Ne skena te ndryshme Duccio-ja deshmoi se ishte i perditsuar perkundrejt "perspektivave" te sfondeve arkitektonike te Giotto-s, por ne te tjera shmanget qellimisht nga paraqitja hapesinore per te vene ne pah veçantite qe i pelqejne, si tabloja e vendosur ne skenen e Darkes se fundit teper e pjerret ne krahasim me tavanin apo si te gjesti i Ponc Pilatit te Fshikullimi, qe eshte ne plan te pare perkundrejt nje kollone megjithese kembet e tij rrine mbi nje piedestal qe eshte vendosur mbrapa. Duccio nuk duket, ne kete menyre, i interesuar te komplikonte se tepermi skenat me rregulla hapesinore absolute, perkundrazi ndonjehere narrativa eshte me efikase pikerisht ne ato skena ku nje peizazh shkembor tradicional e çliron nga shtrengimi i paraqitjes trepermasore.

Tabloja kishte edhe nje predele te pikturuara ne gjithe anet e para qe njihet ne artin italian dhe ne kurorezimin e paneleve te kuspituar me Skena nga jeta e Marias perball dhe Episode post-mortem te Krishtit mbrapa: keto pjese nuk jane me ne Siene dhe disa nga to gjenden ne koleksione dhe muzeume te vendeve te tjera.

Te Madheshtia permblidhet gjithe realizmi i fytyrave te personazheve per te cilin ishte i afte Duccio-ja, si dhe tashme aftesine e pervetesuar per te vizatuar gjera dhe personazhe sipas kanoneve xhoteske te perspektives se drejtperdrejte jo me perspektiven e vjeteruar inverse te Cimabue-s te perdorur nga Duccio-ja deri ne fund te dyqintes. Veshjet kane nje palezim voluminoz, dritehijet jane pervijuar me nje vemendje per prejardhjen e burimeve te drites, prirje edhe keto te trasheguara nga Giotto-ja. Vepra spikat edhe per pasurine e detajeve dhe dekorimeve: nga intarset mermerore te fronit te fantazia fine e pelhures ne mbeshtetesen e vete fronit, te floket e engjejve deri te zbukurimet e shenjtoreve. Kohezioni i elementeve me zanafille fiorentine me realizmin figurativ qe Duccio-ja e ka te vetin, e gjitha e pasuruar nga nje kujdes i skajshem per hollesite, e bejne kete veper nje nga kryeveprat e treqintes italiane.

                                     

1.6. Biografia dhe veprat Veprat e fundit

Jane vetem dy vepra te atribueshme me siguri katalogut duçesk pas Madheshtise se Katedrales se Sienes, te dyja ne nje gjendje konservimi per fat te keq jo optimale: Poliptiku n. 47, fillimisht i paracaktuar per kishen e humbur te Spedale di Santa Maria della Scala dhe sot i ekspozuar ne Pinacoteca nazionale di Siena 1315-1319, dhe Madheshtia e Katedrales se Massa Marittima-s rreth vitit 1316.

Sipas disave i Duccio-s eshte edhe afresku me Dorezimin e keshtjelles se Giuncarico-s, ne Sala del Mappamondo te Palazzo Pubblico di Siena 1314. Mbeten megjithate shume dyshime mbi autoresine e Duccio-s.

Duccio vdiq ne nje date te pa saktesuar midis viteve 1318 dhe 1319. Ne 1319 bijte refuzuan trashegimine, te renduar nga borxhet e medha. Qene te shumte nxenesit qe u frymezuan nga ai, shpesh duke perdorur nje stil gati te padallueshem. Mes tyre qene Ugolino di Nerio, Segna di Bonaventura, Niccolò di Segna, Francesco di Segna dhe shume artiste te tjere te mbetur anonim.



                                     

2. Ndjekesit e Duccio-s

Duccio pati shume nxenes pergjate jetes se tij, edhe pse nuk dihet nese keta ishin nxenes te mirefillte te rritur artistikisht brenda punishtes se tij apo piktore qe thjesht i imitonin stilin. Shume nga keta jane anonim dhe identifikohen fale nje korpusi veprash me trajta stilistike te perbashketa. Nxenesit e pare, qe se bashku mund ti quajme ndjekes te gjenerates se pare, qene aktiv afersisht midis viteve 1290 dhe 1320 dhe perfshijne Mjeshtrin e Badia a Isola, Mjeshtrin e Città di Castello, Mjeshtrin e Aringhieri, Mjeshtrin e Drekave te Eterve te Shenjte dhe Mjeshtri i San Polo in Rosso-s. Nje tjeter grup ndjekesish te gjenerates se dyte, qene aktiv pak a shume midis viteve 1300 dhe 1335 dhe perfshijne Segna di Bonaventura, Ugolino di Nerio, Mjeshtrin e Madheshtise Gondi, Mjeshtrin e Monte Oliveto dhe Mjeshtri i Monterotondo-s. Megjithate duhet saktesuar se Segna di Bonaventura qe aktiv para vitit 1300, duke e vendosur keshtu perkohesisht midis grupit te pare dhe te dyte te artisteve. Nje grup i trete e ndoqi Duccio-n vetem disa vite pas vdekjes se tij, si deshmi e impaktit qe piktura e tij pati ne Siene dhe ne gjithe Toskanen. Keta artiste, qe qene aktiv afersisht midis viteve 1330 dhe 1350, perfshijne bijte e Segna di Bonaventura-s, ose Niccolò dhe Francesco di Segna, dhe nje nxenes te Ugolino di Nerio-s, dmth. Mjeshtrin e Chianciano-s.

Disa nga keta artiste pesuan ndikimin e Duccio-s, deri ne piken qe ti benin veprat e tyre perpikmerisht te ngjashme me ato te mjeshtrit. Artiste te tjere pesuan edhe ndikimet e shkollave te tjera, si Mjeshtri i Aringhieri, i ndjeshem ndaj volumetrive masive te Giotto-s, si dhe Mjeshtri i Madheshtise Gondi, i ndikuar edhe nga Simone Martini.

Nje diskutim me vete duhet te behet per Simone Martini-n dhe Pietro Lorenzetti-n. Keta dy artist pikturuan vepra te ngjashme me ato te Duccio-s duke filluar afersisht nga viti 1305 deri ne vitin 1310. Gjithesesi prodhimi i tyre pati trajta origjinale qe ne fillim, siç deshmohet nga Madona me Femijen n. 583 e Simone Martini-t 1305-1310 dhe nga Triptiku Orsini i pikturuar ne Assisi nga Lorenzetti afersisht 1310-1315. Me vone dy artistet u maturuan stile plotesisht autonome, qe diten ti jepnin atyre nje dinjitet artistik mjaf larg etiketes" ndjekes i Duccio-s”.

                                     

3. Lista e veprave

Lista kronologjike e veprave te Duccio-s ndjek rendin dhe zgjedhjen e bere pergjate mostres Duccio. Ne zanafillen e piktures sieneze 2002, perveç se aty ku eshte specifikuar ndryshe.

  • Largimi nga apostujt, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Triptiku me Madonen me femijen midis shenjteve Domenico dhe Aurea di Ostia, rreth vitit 1300, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Londer, National Gallery.
  • Madona ne fron me femijen, engjej dhe shenjte paneli ballor, Siene, Museo dellOpera metropolitana del Duomo;
  • Historite e pasionit dhe vdekja e Krishtit paneli i mbrapem, Siene, Museo dellOpera metropolitana del Duomo;
  • Mbetje afreskesh ne Cappella Bardi, 1283-1285, pikture a secco, Firence, Bazilika e Santa Maria Novella-s.
  • Engjelli me gjasa Madheshtia, Heerenbergh, Vendet e Uleta, Stichting Huis Bergh;
  • Funerali i Marias, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Madona Stoclet, 1300-1305, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, New York, Metropolitan Museum of Art.
  • Adhurimi i Mageve, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Thirrja e Pjetrit dhe Andreas, Washington D.C., National Gallery;
  • Madona e Crevole-s, 1283-1284, temper dhe ar ne tablo, nga Pieve di Santa Cecilia ne Crevole, Siene, Museo dellOpera metropolitana del Duomo.
  • Varrimi i Marias, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Shfaqja ne liqenin Tiberiad, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Triptiku me Kryqezimin midis shenjteve Nicola di Bari dhe Gregori, 1304-1307, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Boston, Museum of Fine Arts.
  • Lajmerimi, Londer, National Gallery;
  • Shfaqja ne darken e apostujve, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Dormitio Virginis, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Poliptiku n. 28, 1300-1305, temper dhe ar ne tablo, nga kisha e San Domenico-s ne Siene, Siene, Pinacoteca Nazionale.
  • Dasma ne Kane, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Madona me femijen dhe tre françeskane ne adhurim, rreth vitit 1285, temper dhe ar ne tablo me permasa te vogla, me prejardhje te panjohur, Siene, Pinacoteca Nazionale.
  • Kryqi Orsini-Odescalchi, 1285-1290, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Siene, Collezione Salini tashme ne collezione Odescalchi ne Bracciano dhe pastaj ne Rome
  • Madheshtia e Duomos se Sienes, 1308-1311, temper dhe ar ne tablo, nga Duomo e Sienes, Siene, Museo dellOpera metropolitana del Duomo.
  • Fshikullimi, Kryqezimi dhe Varrimi i Krishtit triptik, rreth vitit 1295, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Siene, Museo della Società di Esecutori di Pie Disposizioni.
  • Triptiku i koleksionit mbreteror anglez, rreth vitit 1300, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Hampton Court, Koleksioni mbreteror anglez.
  • Tundimi ne mal, New York, Frick Collection;
  • Diskutimi me te diturit e tempullit, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Engjelli me gjasa Madheshtia, tashme ne koleksionin Stoclet;
  • Ringjallja e Lazarit, Fort Worth, Texas, Kimbell Art Museum;
  • Madona me femijen e Buonconvento-s, 1290-1295, temper dhe ar ne tablo, nga kisha e Shenjteve Pjeter dhe Pal te Buonconvento-s, Buonconvento, Museo di arte sacra della Val dArbia.
  • Tundimi ne tempull, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Sherimi i te verbrit te lindur, Londer, National Gallery;
  • Arratia ne Egjipt, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Shfaqja ne portat e mbyllura, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Madona me femijen dhe engjej, 1300-1305, temper dhe ar ne tablo, nga kisha e San Domenico-s ne Peruxha, Peruxhia, Galleria Nazionale dellUmbria.
  • Shfaqja ne malin e Galilese, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Pentekosta, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Kryqezimi i Shen Françeskut ne Grosseto, rreth vitit 1289, temper dhe ar ne tablo, Grosseto, kisha e San Francesco-s.
  • Takimi me Samaritanen, Madrid, Museo Thyssen-Bornemisza;
  • Kurorezimi i Virgjereshes me gjasa nga Madheshtia, Budapest, Szépműveszéti Múzeum;
  • Mosbesimi i Thomait, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Lindja e Krishtit, Washington, National Gallery of Art;
  • Engjelli me gjasa Madheshtia, Philadelphia Pennsylvania, Philadelphia Museum of Art;
  • Paraqitja ne tempull, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Engjelli me gjasa Madheshtia, South Hadley, Massachusetts, Mount Holyoke College Art Museum;
  • Trasfigurazione, Londer, National Gallery;
  • Masakrimi i te pafajshmeve, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Lajmerimi i vdekjes se Virgjereshes, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Madona Gualino, 1280-1283, temper dhe ar ne tablo, prejardhje e panjohur, Torino, Galleria Sabauda.
  • Largimi i Marias nga Gjoni, Siene, Museo dellOpera del Duomo;
  • Vetrata e Katedrales se Sienes, 1287-1288, qelqe te ngjyrosura dhe pikturuara a grisaglia, nga Duomo-ja Katedralja e Sienes, Siene, Museo dellOpera metropolitana del Duomo.
  • Madheshtia e Bernes, 1290-1295, temper dhe ar ne tablo, me prejardhje te panjohur, Berne, Kunstmuseum.
  • Madonna Rucellai, 1285, temper dhe ar ne tablo, e prejardhur nga Cappella Bardi ne fillim dhe nga Cappella Rucellai me pas, Bazilika e Santa Maria Novella-s, Firence, Galleria degli Uffizi.
  • Madheshtia e Duomos se Massa Marittima-s, rreth vitit 1316, temper dhe ar ne tablo, Massa Marittima, katedralia e San Cerbone-s.
  • Poliptiku n. 47, 1315-1319, temper dhe ar ne tablo, nga kisha e humbur e Spedale di Santa Maria della Scala te Sienes, Siene, Pinacoteca Nazionale.
  • Dorezimi i keshtjelles se Giuncarico-s, 1314, afresk, Siene, Sala del Mappamondo e Palazzo Pubblico;
                                     

4. Nderime

Me 16 gusht 2003 ne Siene nisi garimi i Palio di Siena-s ne nder te tij, i fituar nga Nobile Contrada del Bruco me kalin Berio te cilit i kishte hipur Luigi Bruschelli i quajtur Trecciolino.

Per heren e dyte, me 16 gusht 2011 u organizua garimi Palio di Siena-s ne nder te tij, i fituar nga Contrada della Giraffa me kalin e quajtur Fedora Saura te cilit i kishte hipur Andrea Mari i qujtur Brio.

Mostra

  • "Duccio. Alle origini della pittura senese" 4 tetor 2003 - 14 mars 2004.