Back

ⓘ Norvegjia. Mbreteria e Norvegjise norvegjisht: Kongeriket NorgeNoreg shtrihet ne pjesen veriore te Evropes, ne gadishullin skandinav. Vendi nordik kufizohet nga ..




Norvegjia
                                     

ⓘ Norvegjia

Mbreteria e Norvegjise norvegjisht: Kongeriket Norge/Noreg shtrihet ne pjesen veriore te Evropes, ne gadishullin skandinav. Vendi "nordik" kufizohet nga Suedia ne lindje, dhe nga Finlanda e Rusia ne veri-lindje.

                                     

1. Historia

Norvegjezet jane pasardhes te vikingeve, nje popullsi skandinave qe luajti nje rol shume te rendesishem ne historine europiane mes viteve 800 dhe 1100. Gjate periudhes vikinge, krahinat qe sot jane pjese e Norvegjise, filluan te bashkohen gradualisht nen nje mbret te vetem. Mbreti Harald Hårfagre mori nen kontroll pjesen jugore dhe ate perendimore te Norvegjise pas betejes se Hafrsfjord-it, ne vitin 880, dhe themeloi mbreterine e tij me qender ne Avaldsnes ne Karmoy.

Ne vitin 1995, mbreti Olav Tryggvason ndertoi kishen e pare ne Norvegji ne Moster Bomlo, dhe filloi konvertimin e norvegjezeve ne fene e krishtere. Pas betejes se Stiklestad-it, ne vitin 1030, feja e krishtere u be fe shteterore e Mbreterise se Norvegjise. Pas nje periudhe gati 100 vjeçare me lufte civile, ne vitin 1130, mbreti Sverreætten arriti te shtrije pushtetin e tij ne te gjithe Norvegjine. Mbreteria e Norvegjise arriti kulmin e fuqise se saj ne aspektin ushtarak, ekonomik dhe kulturor gjate sundimit te mbretit Håkon Håkonssen.

Familja mbreterore norvegjeze u bashkua me familjen mbreterore suedeze ne vitin 1319 dhe me pas me ate daneze ne vitin 1380. Anetari i fundit i familjes mbreterore norvegjeze me te drejte trashegimi te fronit te Mbreterise se Norvegjise vdiq ne vitin 1387. Norvegjia u be pjese e Bashkimit te Kalmarit Kalmarunionen se bashku me Danimarken dhe Suedine ne vitin 1397. Ne vitin 1450, Suedia doli nga bashkimi si mbreteri me vete. Norvegjia vazhdoi bashkejetesen me Danimarken ne formen e nje bashkimi personal te kurores Mbreti i Danimarkes ishte gjithashtu edhe mbret i Norvegjise, por te dy shtetet do te ishin te pavarur ne politiken e brendshme. Ky bashkim, i cili zgjati per 434 vjet, filloi te quhet ne shekullin e 18-te, si "nata e 400 viteve" sepse Norvegjia ishte gjysma e dobet e bashkimit dhe praktikisht drejtohej nga Kopenhaga. Periudha 1570-1721, u karakterizua nga luftera shumevjeçare te Mbreterise Danezo-Norvegjeze me Mbreterine e Suedise dhe nga taksa te larta per te financuar keto luftera. Me perjashtim te Luftes se Kalmarit, ne perfundim te se ciles, ne vitin 1613, u percaktua se territoret e veriut i perkisnin Norvegjise, te gjitha lufterat e tjera perfunduan me fitoren e Suedise dhe humbje te territoreve norvegjeze: Bohuslän, Jämtland dhe Härjedalen.

Mbreteria Danezo-Norvegjeze ishte aleate e Napoleon Bonoparten ndersa Mbreteria e Suedise lidhi aleance me Angline dhe Prusine. Mbas disfates se Napoleon Bonopartit, ne paqen e Kiel-it ne vitin 1814, Norvegjia iu dha nen sundim si shperblim lufte Mbretit te Suedise. Gjate pranveres se vitit 1814, duke perfituar nga vazhdimi i veprimeve luftarake ne Evrope, u mblodh Parlamenti Norvegjez ne Eidsvold. Parlamenti miratoi me 17 maj 1814 Kushtetuten e Norvegjise, "Grunnloven av 1814". E frymezuar nga kushtetutat e SHBA dhe Frances, kushtetuta norvegjeze ishte teper liberale per kohen e saj. Mbas nje lufte te shkurter mes Danimarkes/Norvegjise dhe Suedise, Norvegjia u be pjese e nje bashkimi personal te kurores me Suedine. Danimarka mbajti sovranitetin mbi Groenlanden, Islanden dhe ishujt Fareje Færoyene. Keto territore ishin deri ne 1814 pjese e Norvegjise dhe administroheshin nga Norvegjia.

Pakenaqesia e norvegjezeve per bashkimin me Suedine erdhi ne rritje dhe ne vitin 1905, Suedia u detyrua te njohe pavaresine e Norvegjise. Norvegjezet e shprehen vullnetin e tyre per shkeputje nga Suedia me nje referendum ku vetem disa qindra vota ishin ne favor te bashkimit me Suedine. Qeveria norvegjeze ia ofroi kuroren e Norvegjise princit Carl te Danimarkes. Ne nje referendum te dyte, shumica e norvegjezeve me te drejte vote perkrahu monarkine si forme organizimi te shtetit dhe princin Carl si mbret te Norvegjise. Ne kurorezimin e tij si mbret i Norvegjise, princi Carl mori emrin Haakon VII. Familja mbreterore norvegjeze i perket, se bashku me familjen mbreterore te Danimarkes, shtepise princerore te Gjermanise veriore Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg nje nga deget e shtepise mbreterore Oldenburg.

Norvegjia ishte shtet asnjanes ne Luften e Pare Boterore. Qeveria norvegjeze mendoi te ndiqte parimin e neutralitetit edhe gjate Luftes se Dyte Boterore. Me 9 prill 1940, Gjermania sulmoi Danimarken dhe Norvegjine. Mbas rreth 2 muaj luftimesh, Gjermania arriti te pushtoje te gjithe Norvegjine. Pushtimi perfundoi me 9 maj 1945 me kapitullimin e forcave gjermane ne Norvegji. Pervoja e Luftes se Dyte Boterore dhe frika e ekspansionit sovjetik shkaktuan nje ndryshim rrenjesor ne politiken e jashtme te Norvegjise. Norvegjia eshte nje nga shtetet themeluese te NATO-s ne vitin 1949. Norvegjia luajti nje rol mjaft aktiv ne krijimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne vitin 1945. Norvegjezet kane votuar 2 here ne referendum per tu bere pjese e Bashkimit Evropian, ne 1974 dhe 1994. Ne te dy referendumet, shumica e votuesve u shpreh kunder pranimit te Norvegjise ne Bashkimin Evropian.

                                     

2. Politika

Partite qe jane te perfaqesuara ne parlamentin norvegjez Stortinget:

  • Senterpartiet Partia e Qendres. Eshte vazhdim i partise fshatare dhe ruan pothuajse te njejtin profil politik. Aktualisht pjesetare e koalicionit qeveritar.
  • Sosialistisk Venstreparti SV Partia e majte Socialiste. Eshte parti social-demokrate, por me e majte se Arbeiderpartiet: rishperndarje me te madhe te ardhurave ne politiken e brendshme dhe kunder pjesemarrjes ne NATO ose ne operacionet e udhehequra nga SHBA. Aktualisht pjesetare e koalicionit qeveritar.
  • Arbeiderpartiet Partia Punetore. Eshte parti social-demokrate. Aktualisht partia me e madhe ne parlament dhe pjesetare e koalicionit qeveritar.
  • Hoyre Partia e Djathte. Eshte parti konservatore.
  • Kristelig Folkeparti Partia Popullore Kristiane. Eshte parti e qendres/e djathte e cila ne politiken e saj mbeshtetet ne normat morale te fese se krishtere protestante.
  • Venstre Partia e majte. Eshte partia liberale norvegjeze. Ne thelb eshte parti e djathte, me perjashtim te mbrojtjes se mjedisit.
  • FrP Partia e Progresit. Eshte parti populiste e djathte. Eshte partia e dyte me e madhe ne parlamentin norvegjez.
                                     

3. Gjeografia

Siperfaqja e pergjithshme e Norvegjise eshte 324.220 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307.860 km² te kesaj siperfaqeje jane toke ndersa 16.360 km² uje.

Vija bregdetare e Norvegjise eshte 21.925 km e gjate duke llogaritur ketu token amtare 3.419 km dhe e gjitha ishujt e medha 2.413 km, ishujt e vegjel, ujdhesat dhe siujdhesat qe i takojne asaj 16.093 km. Kufiri tokesore eshte 2.551 km i gjate.

Klima e Norvegjise eshte klime bregdetare oqeanike pergjate bregdetit dhe kryesisht e ftohte dhe e lagesht si ne dimer dhe ne vere.

Pjesa me e madhe e relievit te Norvegjise eshte terren i vrazhde dhe malore, pergjate bregdetit eshte teren i ulet qe formon liqene te shumta. Pjesa veriore eshte e ngrire gjate gjithe vitit. Pika me e ulte e relievit gjendet pergjate bregut te oqeanit 0m dhe ajo me e larta ne lartesi mbidetare prej 2.469 metrave ne nje vend te quajtur Galdehopingen ang.:Galdhopiggen.

                                     

4. Njesite administrative

Norvegjia, nje shtet jo federal, eshte e ndare ne 11 qarqe administrative te nivelit te pare fylke. Qarku administrohet nga kuvendi i qarkut te zgjedhur direkt nga populli. Kuvendi zgjedh Guvernatorin e Qarkut. Perveç kesaj, Mbreti dhe qeveria jane te perfaqesuara ne çdo qark nga nje fylkesmann, i cili ne menyre efektive vepron si nje guvernator. Si e tille, Qeveria eshte e perfaqesuar drejtpersedrejti ne nivel lokal permes zyrave te qarkut te guvernatoreve. Qarqet ndahen me tej ne 356 bashki te nivelit te dyte Kommunar, te cilat administrohen nga keshilli bashkiak i zgjedhur drejtpersedrejti nga populli. Keshilli Bashkiak kryesohet nga Kryetari i bashkise dhe nje kabinet te vogel ekzekutiv. Kryeqyteti i Oslos konsiderohet edhe si qark edhe si bashki. Qarqet e Norvegjise jane:

                                     

5. Ekonomia

Norvegjia eshte nje nder shtetet me te ardhura me te larta per banore ne bote, per shkak te burimeve natyrore te naftes. Nje nder eksportuesit me te medhenj te naftes si sasi e pergjithshme dhe per banore. Te ardhurat nga nafta qe nuk perdoren vendosen ne nje fond qe do te perdoret ne te ardhmen per pagimin e pensioneve etj. Ky fond eshte unik ne bote, dhe ka sot rreth 375 miliard euro.Ky eshte vendi ku jetohet me mire dhe me te ardhurat me te larta ne bote per person.

                                     

6. Demografia

Norvegjia ka 4.574.560 banore, mosha mesatare e popullsise eshte 38 vite ndersa jetegjatesia eshte 81.9 vjec duke e renditur Norvegjine ne vendin e 17 sipas Life Expectancy by Country. 100% e popullsise eshte e arsimuar. Numri me i madh i Norvegjezeve jane Luteret, 86%, te tjere katolik dhe protestant 3%, te tjeret jane te papercaktuar. Jane dy gjuhe zyrtare: bokmål, e ngjashme me gjuhen daneze dhe nynorsk norvegjeze e ngjajshme me gjuhet e vjetra. Pakica me e madhe kombetare autoktone eshte Laponet, dhe jane rreth 20.000.

Qytetet Norvegjeze nga jugu ne veri: Kristiansand - Stavanger - Fredrikstad - Drammen - Oslo kryeqytet - Bergen - Hamar - Floro - Ålesund - Trondheim - Mo i Rana - Bodo - Narvik - Harstad - Tromso - Hammerfest - Vardo

                                     

7. Kultura

Norvegjia ka 4.873.000 banore, mosha mesatare e popullsise eshte 38 vite. 100% e popullsise eshte e arsimuar. Numri me i madh i Norvegjezeve jane Luteret, 86%, katolike dhe protestant 3%, te tjeret jane te papercaktuar. Ne Norvegji ka dy gjuhe zyrtare: bokmåle, e ngjajshme me gjuhen daneze dhe nynorsk norvegjeze e ngjajshme me gjuhet e vjetra. Pakica me e madhe kambetare autoktine jane Laponet, dhe jane rreth 20 000. Kultura e tyre ka qene e vecante. Ata ishin shume te mire dhe naten e kalonin ne kafiteri apo dicka tjeter ata kishin teatre te njohura.

                                     

8. Lidhje te jashtme

  • Banka Norvegjeze - Norwegian notes and coins
  • Qeveria
  • Mbreti
  • The Norwegian Constitution in English
  • Ministria e Informimit - Info
  • WTO: Trade Policy Review: Norway
  • Public holidays in Norway
  • Harta zyrtare
  • Norwegian climate
  • Enti i statistikave-Statistics Norway
  • Banka Qendrore Norvegjeze
  • Ministria e Informimit - portal
  • Parlamenti - Stortinget
  • Norwegian law in English
  • Sources to Legal Information in Norway
                                     
  • Norvegjia në përgjithësi është e ndarë në pesë rajone të mëdha gjeografike landsdeler Këto rajone janë pastër gjeografike, dhe nuk kanë qëllim për
  • janë 27: 16, ose 6: 1: 2: 1: 6: 11 horizontalisht dhe 6: 1: 2: 1: 6 vertikalisht. Norvegjia Ky artikull në lidhje me Flamuri është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë
  • pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008 dhe Norvegjia e njohu atë më 28 mars 2008. Norvegjia ka një ambasadë në Prishtinë, ndërsa Kosova ka lënë
  • Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë. Sipërfaqja e përgjithshme
  • Norvegjia ka 11 njësi administrative të nivelit të regjioneve të quajtura fylke fylker njëjës: fylke dhe 356 njësi të nivelit komunal të quajtura kommunar
  • në Europë me një prodhim bruto për kokë prej 49.465 Euro. Në qoftë se Norvegjia do të ishte anëtare e Bashkimit Europian, qendra metropolitane e Oslos
  • Dizajni i flamurit Danez u adoptua nga të gjitha Vendet Nordike: Suedia, Norvegjia Finlanda, dhe Islanda. Gjatë unionit Danezo - Norvegjez, Dannebrog ishte
  • veriore të Evropës. Shtetet që përbëjnë Evropën veriore janë : Islanda, Norvegjia Suedia, Finlanda, Danimarka, Lituania, Letonia dhe Estonia. Evropa veriore
  • Nadia Hasnaoui u lind më 10 qershor, 1963 është gazetare nga Norvegjia Nadia ka udhëhequr shumë TV show, gjithashtu edhe festivale ndërkombëtare Norvegjeze
  • dyshime. Gjithsesi në vitet 60 - ta shtetet e reja pjesëmarrëse, ishin Norvegjia Danimarka, Finlanda, Spanja, Jugosllavia etj. Fituesit e Festivalit Evropian