Back

ⓘ Terrori serbosllav gjatë luftërave ballkanike në Opojë, 1912-1913. Terrori serbosllav gjate lufterave ballkanike ne Opoje. Pas Marreveshjes Bullgare-Serbe, e ci ..




                                     

ⓘ Terrori serbosllav gjatë luftërave ballkanike në Opojë (1912-1913)

Terrori serbosllav gjate lufterave ballkanike ne Opoje. Pas Marreveshjes Bullgare-Serbe, e cila u mbajt ne mars 1912, si çdo shtet ballkanik, edhe populli shqiptar ishte i interesuar per t’u çliruar nga zgjedha osmane. Kjo gje nuk u realizua ashtu siç duhej ngaqe shtetet ballkanike kishin si synim t’i pushtonin tokat shqiptare dhe si pushtues i tmerrshem ishte Serbia, e cila marshoi drejt Kosoves. Keshtu filloi mospajtimi i shqiptareve kunder serbeve.

Organizimi i kosovareve, ne veçanti i Prizrenit me rrethine Sharr Dragash, kishte filluar me 14 tetor 1912. Ishte parashikuar qe ne Prizren te ngriheshin ne lufte rreth 15 mije veta. Ne Opoje ishin ngritur rreth tre mije vullnetare. Vijat baze per qendresen ishin dy: ajo e Carraleves-Qafes se Duhles-Lipushes dhe ajo e Qafes se Prushit, Qafa e Zhurit - Guri Zi ne Sharr Dragash. Me 24 tetor 1912 armata e trete serbe niset nga Prishtina per Shkup e Kumanove. Ne kete drejtim u nisen edhe bajraqet e Perendimit, Ostrozupit, Hasit e Opojes. U rreshtuan ne Gryken e Carraleves, Qafe Duhle e Lipushe. Ne krye ishin Ahmet Qahaja, Qazim Lika etj. Pavaresisht rezistences dhe trimerise se jashtezakonshme te forcave shqiptare, ata u mposhten, ndersa ushtria serbe kishte arritur ne Opoje e Lume. Ne lume i bashkengjiten edhe forcat e Isa Boletinit; rreth 25 mije luftetare. Ne krah te Sharrit dhe ne pjerrtesine e Pashtrikut dhe te Gjallices, te gatshme per qendrese, ne krye te ketyre ishin Kapllan Opoja, Jahja Prizreni, Sheh Hasani etj.

Kapllan Opoja me trima ishin vene perballe grupit te armatosur serb ne Opoje, ku armata serbe kishte marshuar nga Zhuri deri ne Gurin e Zi ne territorin e Zaplluxhes. Ne vendin e quajtur Llapushnik zhvillohej lufta e ashper mes serbeve e shqiptareve, ku krejt Opoja ishte mbuluar me zi nga tymi. Pas rezistences qe i kishte bere Opoja, armata serbe korri fitore ne kete beteje, ku u mbyten qindra veta.

Armata serbe kishte marshuar tri here ne Opoje, ku i dogji disa fshatra. Ne Bellobrad 45 deri ne 70 shtepi, kurse jane bere shkrumb e hi, jane vrare 80 deri ne 87 veta. Ne fshatin Renc jane djegur 30 deri ne 40 shtepi dhe jane plagosur 40 deri 45, po asnje i vrare. Fshati Bresane eshte sulmuar dy here. Heren e pare 30 shtepi jane bere shkrumb e hi dhe jane vrare 40 veta, kurse heren e dyte jane djegur 25 shtepi dhe jane vrare 25 veta. Fshati Zym kishte te djegura 30 shtepi, kurse jane plagosur 27 veta, ndersa ne fshatin Brrut behen shkrumb diku 90 shtepi dhe vriten 60 veta.

Plaku 90-vjeçar nga fshati Brrut i Opojes, Vahit Beshiri, ende i mban te fresketa tregimet e babait te vet, Ymerit, qe i kishte treguar per ngjarjen e armates serbe qe kishte bere si ne shtepi ashtu edhe ne banore, ku tregon vertet nje histori te tmerrshme per fshatin Brrut dhe banoreve te fshatit. Pasi i marrin disa fshatare nga fshati dhe i tubojne te vendi i quajtur Vidhi, aty i nisin drejt rruges per tek vendi i quajtur Brije arat e poshtra, por gjate rruges iken nje nga ata dhe shpeton, kurse te tjeret i sigurojne fort dhe i çojne te Brija per t’i pushkatuar. Vetem Tafili kishte shpetuar nga pushkatimi. Me pas armata serbe ishte terhequr nga vendi i ngjarjes. Tafili largohet dhe mundohet te ike. Ai u mbulua me gjethe te malit por, per fat te keq, e verejti armata serbe dhe e pushkaton. Edhe pse armata serbe e digjte fshatin, fshehtazi nena me kusherira e marrin Tafilin dhe e varrosin te vendi i quajtur Ograde. Pasi u largua armata serbe nga fshati Brrut, banoret shkojne te Brija dhe i varrosin te pushkatuarit. Sipas Ymerit, babait te Vahitit, vetem njerit ia kishin njohur doren dhe tjetrit xhamadanin, ndersa te tjeret ishin bere shkrumb e hi. Aty ishin te vrare rreth 46 veta.

Ne kete varreze masive jane identifikuar mbetjet mortore te: Bislim Dervishit, Baze Rexhes, Mete Bajres, Bise Seronit, pastaj te Azizit, djali i Tixhes, Behxhet Alise, Sahit Beqes, Kadri Bajres, Deme Bajres, Syle Nures, Hasani i biri i Zylfes, Meleq Alise, Uke Shabanit, Syle Alise, Nur Misinit, Fetah Azerit, Islam Myrtes, Jakup Miftari, Shaqir Isufit, Seron Halimit, Shite Kamberit, Pajazit Zheles, Sahit Beqes, Avdi Hasanit, Pajazit Beshirit, Mahmut Syles, Bate Makes, Agush Mazllumi, Abaz Rexhepi, Nuhi Xhema, Mursel Kamberi, Kole Jak Gjoni, dhe Gjon Jak Gjoni dyqanxhi ne fshatin Brrut etj.

Ndersa Shasivari, Rizahu, Nuridini, Beqiri, Uke Shabani, Qazim Jakupi, Ramadan Çaushi, Selman Rama, pastaj Tafil Sinani, Ismail Zeneli, se bashku me te shoqen, vajzen dhe dy djemte, Hasan Zeneli, Zylfi Hasani e shoqja e Kadriut se bashku me tre femije ne gji, ne mesin e tyre edhe halla Shena e Ymeri Beshirit, jane mbytur ne pusin e Qamil Kadrise." Serbet ne kete fshat i zune disa femije te gjalle dhe i dogjen ne sane. Bademe Agush Mazllumi gjeti vdekjen ne zjarrin e shtepise bashke me kater vajzat e saj. E ema e Tahir Salles u dogj prane pusit, ndersa nena e Ramiz Rrustemit mbytet ne pus per te mos u rene ne dore krimineleve serbe”, tregon Vahit Beshiri.

Gjithashtu, Beshiri tregon edhe per nje varreze tjeter masive te se njejtes kohe." Varri gjendet te vendi i quajtur Livadhi i Kasos. Aty jane te vrare te bere shkrumb e hi disa viktima. Po ashtu, edhe ne kete varreze jane te identifikuar mbetjet mortore. Te gjithe ishin njerez te shquar te asaj kohe pasanike e udheheqes te fshatrave. Ata jane: Abdyl Xhelaludini, Haxhi Idriz Meleqi, Rexhep Sinani, Shaban Sylemani, Emin Halimi, Sali Musliu, Sahadat Rystemi, Muhamet e Adem Brruti. Te njejtit varr jane edhe eshtrat e Shaban Shabanit, Qerim Halimit, Nebi Idrizit dhe bashkepunetore te tjere: Destan Destanit, Veli Vesalit dhe te Sinan Musliut”, tregoi Beshiri.

Ushtria serbe i zuri ne fshatin Pobreg mbi 50 burra e djem te Pllaves dhe i pushkatoi ne fshatin Vraniq te Gores.

Emrat e viktimave te identifikuar deri me tani jane: Elmaz Mehmet Tershnjaku, Kasam Sale Tershnjaku, Merxhan Kosum Tershnjaku, Belul Kosum Tershnjaku, Rahman Islam Tershnjaku, Osman Rrahman Tershnjaku, si femije shpetoi i gjalle, Veli Selim Tershnjaku, Aziz Selim Tershnjaku, Sherif Ramadan Tershnjaku, Destan Minir Tershnjaku, Shase Beluli II Tershnjaku, Ajup Limon II Tershnjaku, Myftar Ymer Tershnjaku, Adem Ymer Tershnjaku, Xhemshit Adem Tershnjaku, Kasam Hajdar Bojaxhiu, Fazil Bojaxhiu, Xhelil Bojaxhiu, Qerim Maksud Bojaxhiu, Ymer Maksud Bojaxhiu, Tosun Hasan Piraj, Abdurraman Shaban Piraj, Milaim Piraj, Ibrahim Lekaj, Mulla Shabani Piraj, Kurtish Bati Hulaj etj.