Back

ⓘ Edgar Cayce u lind me 18 mars 1877 dhe vdiq me 3 janar 1945, ishte nje psikiater amerikan qe besonte se kanalizoi pergjigjet e pyetjeve mbi astrologjine, rimish ..




Edgar Cayce
                                     

ⓘ Edgar Cayce

Edgar Cayce u lind me 18 mars 1877 dhe vdiq me 3 janar 1945, ishte nje psikiater amerikan qe besonte se kanalizoi pergjigjet e pyetjeve mbi astrologjine, rimisherim dhe Atlantis ndersa ndodhej ne gjume. Per kete ai quhet edhe "profeti qe fle". Ai mund te kete qene burimi i idese se Kalifornia do te zhytej ne oqean. Megjithese Keisi jetoi para levizjes New Age ai mbetet me nje ndikim te madh ne mesimet e saj.

Edgar Keisi eshte ndoshta tejpamesi me i famshem e i dokumentuar me kujdes i kohes sone. Ai filloi t´i perdore aftesite e tij qe ne femijeri dhe u kushtoi atyre 40 vjet te jetes se tij rregullisht. Ai zhytej çdo dite 2 here ne nje gjendje gjumi dhe u pergjigjej pyetjeve. Jane mbi 14.000 te ketyre diskutimeve te quajtura "readings" - lexime, qe u shkruan me kujdes nga sekretarja e tij dhe ruhen ne Edgar Cayce-Foundation ne Virginia Beach. Keto lexime readings sherbejne per ndermjetesimin e frymezimit, kerkojne kuptimin per "Kapjen Tejshqisore" dhe ndihmojne dhjetera mijera njerez te sherohen.

Edgar Keisi kishte vetem nje arsimim 8-vjeçar. Ai bente nje jete mese te thjeshte, nese e masim me standardet mesatare. Shume heret ne femijerine e tij ne Hopskinville, Kentucky Kentaki, ai ndjente se zoteronte aftesi mbishqisore. Ndersa ai ishte vetem nje dite, pati nje vegim nga nje grua e veshur ne te bardhe, qe e pyeti ate se çfare deshironte ai me teper ne jete, dhe Keisi i vogel iu pergjigj se donte te ndihmonte femijet dhe njerezit. Ai tregonte edhe mbi pervoja se > shihte < te aferm te vdekur. Njehere, ndersa ai mundohej te zgjidhte detyrat, fjeti mbi "Librin e Drejtshkrimit" dhe pasi u zgjua dinte te gjithe permbajtjen e librit. Qe ri merrej me hipnoze qe te sheronte nje problem gurmazi qe perseritej, qe shkaktonte me pas humbjen te folurit te tij. Ai zbuloi se nen hipnoze ai mundej te diktonte zbulonte te metat trupore te tjereve dhe te keshillonte per sherimin e tyre, shpesh pa e njohur ose pare personin. Njerezit perreth gjate seancave pyetese filluan ta pyesnin edhe mbi gjera te tjera dhe ai mundej t´u pergjigjej atyre.

Ne vitin 1910 New York Times botoi nje histori dy-dyfaqeshe me foto te Edgar Keisit dhe mbi aftesite e tij tejshqisore, siç i pershkroi ato nje fizikan ri me emrin Wesly Ketchum Uesli Keçam nga shoqeria kerkimore klinike Boston. Qe nga kjo kohe njerezit nga te gjitha anet e vendit filluan te kerkonin ndihme me te gjitha pyetjet e mundshme.

Pa marre parasysh dhuntine e tij te jashtezakonshme, Keisi ishte nje njeri shume fetar. Ai gjate gjithe jetes se tij si i rritur ne "Shkollen se Dieles" mesonte gjithmone duke u drejtuar nga fjalet e Bibles. Synimi i tij ishte te jetonte sipas deshires se Zotit dhe ai mundohej t´a arrinte kete nepermjet studimit te "Shkrimit te Shenjte".

Ai filloi te lexonte Biblen qe 9-vjeç. Ai mbante perhere ne xhep nje bibel te vogel dhe njekobure 9 mm, thoshte sa me teper e lexoj kete liber aq me teper me pelqen te qelloj me kobure. Ai e dinte te gjithe Biblen permendsh dhe tregonte se ai e lexonte Biblen çdo vit nga nje here. Ai ishte gjithmone i frymezuar nga detyra te ndihmonte ata qe kerkonin ndihmen e tij dhe te ishte ne sherbimin e tyre. Ai i perdorte dhuntite e tij vetem per qellime ndihme. Thjeshtesia dhe modestia e tij dhe perpjekjet e tij per te bere mire ne kete bote, terheq perhere vemendjen e njerezve mbi historine e jetes se tij, punes se tij dhe diturite e gjera te tij, te cilat ai ua dha te tjereve.

Edhe gjyshi i tij kishte aftesi te levizte sendet karriget dhe tryezat fluturonin kur ai deshironte dhe te fliste me te vdekurit, apo te bente parashikime per te ardhmen.

Me vone ai ishte ne gjendje edhe te lexonte mendimet te tjereve dhe ndoshta te ndikonte ne gjendjen e tyre shpirterore.

Sot ka me mijera studente te Keisit. Shumica e tyre ndodhen ne SHBA USA dhe Kanada Canada, por tani gjenden 25 Qendra te Edgar Keisit ne 25 shtete. Qendra quhet Association for Research and Enlightenment ARE Shoqeria per Kerkim dhe Driterim, dhe godina kryesore ndodhet ne Virxhinia Biç Virginia Beach, dhe eshte organizata me e madhe e cila u krijua nga vete Keisi me shoke qe merret me studimin e veprave te Keisit.

                                     

1. Aftesite e supozuara te tij

  • Formulimi i diagnozes me ane te projektimit astral
  • Keshillimi per dieta sheruese
  • Shikimi i aurave
  • Diagnoza dhe sherimi i njerezve nga distanca
  • Komunikimi me te vdekurit
  • Profecite

Kejsi personalisht asnjehere nuk ka thene se eshte ne gjendje te beje gjithe keto gjera.

                                     

2. Burimi i te dhenave

  • Zbulesat e Epokes se Re te Edgar Keisit dhene dhe interpretuar nga Henri Rid. "Zgjimi i Fuqise 6-te" titulli origjinal "Zgjimi i fuqive tuaja psikike".
  • Edgar Cayce´s Offenbarung des Neuen Zeitalter herausgegeben und interpretiert von Henry Reed. "Erwachen der 6.Kraft" original title "AWAKENING YOUR PSYCHIC POWERS".
  • "A Seer out of Season - The Life of Edgar Cayce" Dr. Harmon H. Bro 1989
                                     
  • Enver Gashi Eddie Vedder Edgar Cayce Edi Rama Edmond Beqiri Ekrem Gashi Eliza Dushku Elvis Presley Enver Hadri Enver Hoxha Enver Beqiri Enver Petrovci
  • Transmetimit CBN të Pat Robertsonit, Shoqata për Hulumtime dhe Iluminizim të Edgar Cayce - së dhe vende të shumta historike. Në afërsi të pikës ku takohen Gjiri
  • aurat mund të shihen me sy të zhveshur, megjithëse disa psikologë, si Edgar Cayce besojnë se kjo aftësi dobësohet me kalimin e kohës. Brerorja Çakra Ki