Back

ⓘ Julio Ricardo Cruz eshte nje ish futbollist profesionist argjentinas. Ai ka luajtur me klube ne Argjentine, Holland dhe Itali perpara se te terhiqej ne vitin 20 ..




                                     

ⓘ Julio Ricardo Cruz

Julio Ricardo Cruz eshte nje ish futbollist profesionist argjentinas. Ai ka luajtur me klube ne Argjentine, Holland dhe Itali perpara se te terhiqej ne vitin 2010. Qendrimi me i gjate i tij ne karriere ka qene te klubi italian Internazionale, ku fitoi kater here rresht titullin e Serie A dhe te tjere trofe.

Cruz ka luajtur 22 ndeshje me kombetaren argjentinase qe nga debutimi i tij ne vitin 1997, duke shenuar tre gola. Ai ka perfaqsuar vendin e tij ne 1997 Copa America dhe Kupen e Botes 2006.

                                     

1.1. Karriera me klube Feyenoord

Ne vitin 1997, Cruz shkoi ne Europe, duke firmosur me klubin hollandez Feyenoord, duke shfaqur nje potencial te larte ne aftesimin e shenimit te golave. Ne vitin 2000 ai firmosi me klubin italian Bolonja.

                                     

1.2. Karriera me klube Bolonja

Te Bolonja, nen drejtimin e trajnerit Francesco Guidolin, Cruz u perdor zakonisht si sulmues i vetem. Gjate kohes qe ai tallej nga tifozet per mungesen e vazhdimsise, ai tregoi se kishte prirje te madhe ne mbajtjen e topit dhe per mundesite qe krijonte per te nxjerre shoket e skuadres perpara. Ne sezonin 2001–02, ai ishte pjese e skuadres qe e mbylli sezonin ne Serie A ne vendin e shtate, dhe gjate kohes qe ai shenoi vetem dhjete gola ne lige, ai rifitoi respektin e kritikeve te futbollit per lojen e tij inteligjente dhe pasionante.

                                     

1.3. Karriera me klube Internazionale

Ne vitin 2003, Cruz u largua nga Bolonja duke firmosur me klubin italian Internazionale.

Me Zikaltrit, Cruz luajti rralle si titullar me skuadren e pare, duke gjetur me shume kohe per te luajtur ne kohen ku sulmuesit kryesor nuk ishte te gatshem per te luajtur. Ai zakonisht luante si zevendesues, duke shenuar vetem 12 gola ne lige ne dy sezonet e para me klubin. Cruz shenoi golin e pare te Interit ne fitoren 3–0 kunder Arsenalit ne Highbury Stadium me 17 shtator 2003 ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen e Kampioneve. Ne nje ndeshje tjeter te Liges se Kampioneve kunder Portos me 1 nentor 2005, ai shenoi dy here ne tridhjete minuta pasi hyri ne fushen e lojes per te zevendesuar sulmuesin Adriano, duke e kthyer disavantazhin 1–0 ne nje fitore 2–1.

Ne veren e vitit 2005, Cruz u lidh me zera per nje kalim te mund te Roma per shkak se kontrata e tij prane skandences, por ne shkurt 2006, ai e rinovoi kontraten e tij deri ne veren e vitit 2008. Ai e mbylli sezonin si golashenuesi me i mire i skuadres me 21 gola, perfshire 15 gola ne lige, dhe golin e dyte ne ndeshjen e kthimit te finales se Coppa Italia qe Interi e fitoi 3–1 kunder Romes. Ai firmosi nje kontrate te re ne shtator 2007.



                                     

1.4. Karriera me klube Lazio

Me 31 korrik 2009, Cruz u largua nga Interi dhe firmosi nje kontrate dy-vjeçare me klubin kryeqytetas Lazio, por gjithashtu pagoi 2.15 milion € te Van Dijk B.V. e cila me vone Lazio u denua nga FIGC per shkak te bashkpronsise mes tre paleve dhe agjentit te paliçensuar Dennis Anthonius Johannes Maria Sickman.

Cruz debutoi me ekipin ne ndeshjen e Supercoppa Italiana 2009 kunder Interit, duke u aktivizuar ne minuten e 72te ne nje fitore 2–1 ne Stadiumin Kombetar te Beijngut ne Kine, duke fituar edhe trofeun e pare me klubin. Ai luajti si titullar per here te pare 12 dite me vone, ne nje ndeshje evropiane kunder IF Elfsborg e vlefshme per raundin play-off te UEFA Liges se Evropes. Ai luajti 90 minuta te plota me Lazion qe fitoi 3–0 ne Stadio Olimpico.

Ne fund te sezonit 2009–10, kontrata e tij me klubin u mbyll me mirkuptim, kjo per shkak edhe te demtimeve te shumta. Ai njoftoi terheqjen nga futbolli me 7 shtator 2010, duke refuzuar oferta nga Napoli dhe Grosseto.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Cruz ka luajtur 22 ndeshje me Argjentines dhe ka shenuar 3 gola. Ai ishte pjese e ekipit qe luajti ne Kupen e Botes 2006, ku ai u aktivizua si zevendesues ne minutat e fundit te ndeshjeve Hollandes dhe Gjermanise. Ndaj kesaj te fundit, ai shenoi penalltine e pare te ekipit te tij ne gjuajtjet e penalltive, por gjermanet fituan 4–2, duke sjelle eliminimin e Argjentines.

                                     

3. Trofe

Klube

River Plate
  • Argentine Primera: 1996, 1997
Feyenoord
  • Eredivisie: 1999
  • Johan Cruijff-schaal: 1999
Internazionale
  • Serie A: 2006, 2007, 2008, 2009
  • Coppa Italia: 2005, 2006
  • Supercoppa Italiana: 2005, 2006, 2008
Lazio
  • Supercoppa Italiana: 2009
                                     

4. Lidhje te jashtme

  • FootballDatabase provides Profili dhe statistikat tek FootballDatabase
  • Statistikat tek Guardian Stats Centre
  • Julio Ricardo Cruz tek National-Football-Teams.com
                                     
  • Gutiérrez - Simona Sánchez Ana Patricia Rojo - Efigenia de la Cruz y Ferreira Fabián Robles - Julio Acosta Montero Julián Montero Eric del Castillo - Bruno
  • Héctor Gómez - Chaplin Julio Urrueta - Napoleón Silvia Caos - Alma Carlos Rotzinger - Omar Manuel D Flon - Lázaro Irma Torres - Nana Cruz José Luis González
  • Padre Martin. René Muñoz . Padre Martin Jorge Palacios . Leonardo Julio Pereira Carolina Perpetuo . Ana María Rosario Prieto . Dorila Victoria
  • Beltrán Marco Uriel - Piloto Alberto Chávez - Ricardo Agustín Manzo - vetë Manuel Negrete - vetë Julio Canessa - vetë Televisa Fotos: Thalía vuelve
  • Gjermanisë ishte pezulluar për ndeshjen gjysmëfinale për goditjen ndaj Julio Ricardo Cruz Menjëherë pas eliminimit, trajneri Jose Pekerman dha dorëheqjen nga
  • Sotil 1980 - ta: Alexanko Calderé Carrasco Esteban Gerardo Julio Alberto Marcos Migueli Moratalla Perico Alonso Pitxi Alonso
  • i sulmuesi brazilian u ndoq dhe nga largimet e sulmuesve argjentinas Julio Cruz dhe Hernán Crespo. Mesfushori sulmues legjendar dhe veterani portugez