Back

ⓘ Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi. Shpallja e Pavaresise ose Deklarata e Pavaresise eshte shpallja e pavaresise se Vilajetit shqiptar nga Perandoria ..




Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (Kuvendi)
                                     

ⓘ Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (Kuvendi)

Shpallja e Pavaresise ose Deklarata e Pavaresise eshte shpallja e pavaresise se Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqiperia u veteshpall e pavarur ne Vlore me 28 nentor 1912 nga Ismail Qemali. Ne shpalljen pavaresise moren pjese 83 delegate nga te gjitha trevat shqiptare. Menjehere pas shpalljes se pavaresise, Asambleja e Vlores formoi qeverine e pare te Shqiperise se Pavarur te drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqesine. Njohja nderkombetare e pavaresise si dhe percaktimi i kufijve te Shqiperise u be pas nje viti ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer, vendim i se ciles qe shpallja e Principates shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nen mbikqyrjen e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit dhe lenia e gjysmes se territoreve te shtetit te porsaformuar jashte kufijve te tij administrative.

                                     

1. Lufta e Pare Ballkanike dhe Shqiperia

Lufta e Pare Ballkanike, perderisa drejtohej kunder Turqise dhe kishte per qellim bashkimin kombetar te popujve ballkanike, objektivisht kryente nje funksion perparimtar, ajo u drejtua nga qarqet shoviniste te vendeve te Ballkanit dhe u kthye ne nje lufte grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqiperise e Maqedonise.

Shqiptaret ishin po aq te interesuar sa edhe popujt e tjere te shtypur te Ballkanit per t’u çliruar nga zgjedha osmane. Perfaqesuesit e tyre bene perpjekje per t’u lidhur me fqinjet ne luften e perbashket kunderosmane, por keto perpjekje deshtuan per faj te krereve te Aleances Ballkanike, te cilet nuk deshironin t’i kishin shqiptaret si pale me te drejta te barabarta ne kete aleance, sepse ishin marre vesh ndermjet tyre per copetimin e Shqiperise. Prandaj, shqiptaret nuk hyne ne nje aleance, kreret se ciles synonin t’i perdornin ata si mish per qente ne luften kunder Perandorise Osmane. Pjesemarrja e shqiptareve ne kete aleance, pa u njohur zyrtarisht te drejtat e tyre, do te ishte nje vetevrasje.

Planet aneksioniste te Serbise, te Malit te Zi te Greqise kundrejt Shqiperise ishin plane qe filluan te viheshin ne jete me shperthimin e Luftes se Pare Ballkanike, ishin krijim i nje politike te pajustifikueshme armiqesore ndaj nje populli fqinj, qe kishte bere nje lufte te vazhdueshme kunder sundimit shekullor osman dhe kishte treguar se ishte nje aleat i sigurt ne luften kunder armikut te perbashket. Shtetet ballkanike jo vetem dergonin ushtaret e tyre te vriteshin me shqiptaret, qe ishin te vendosur te mbronin deri ne fund lirine e teresine e tokes se tyre, por edhe u jepnin Fuqive te Medha nje arme te forte ne dore per te nderhyre ne punet e Ballkanit, qe te vinin ne orbiten e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt fqinje. Per kete arsye, Lufta Ballkanike krijoi ne Shqiperi nje gjendje shume te nderlikuar e kontradiktore. Nga njera ane, ne masat popullore vazhdonte te ishte gjalle fryma e luftes kunder zgjedhes osmane, nga ana tjeter, po behej gjithnje me i qarte rreziku qe kercenonte Shqiperine nga fqinjet ballkanike, te cilet pas debimit te turqve nga gadishulli synonin te zinin vendin e Perandorise Osmane ne te dhe te fshinin kombin shqiptar nga harta politike e Ballkanit.

Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqiperia edhe kesaj radhe, ne keto çaste teper kritike, u ndodh vetem, me armikun e vjeter ne vater dhe e sulmuar nga agresore te rinj. Ky rrezik kombetar vuri ne levizje te gjitha klasat e shtresat shoqerore te vendit. Perpara tyre u ngrit ne menyre me serioze çeshtja e fatit te Shqiperise, e qendrimit qe duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik, e menyrave dhe e mjeteve per ta shpetuar Shqiperine nga katastrofa qe kercenonte Turqine.

Qysh ne fillim te tetorit gazeta" Liri e Shqiperise”, qe perfaqesonte opinionin e kolonise shqiptare te Sofjes duke parashikuar ngjarjet, u drejtohej shqiptareve me thirrjen:". te marrim armet dhe te mbrojme kufijte e memedheut tone, duke kerkuar autonomine e Shqiperise”. Po kjo gazete u drejtohej shqiptareve t’u permbaheshin udhezimeve te Sami Frasherit ne vepren" Shqiperia ç’ka qene, ç’eshte e ç’do te behet?”, d.m.th. t’i jepnin nje goditje te forte Turqise per te mos u rrokullisur me te ne gremine.

Ndryshe e vleresuan gjendjen kolonite shqiptare te mergimit ne ShBA. Ato u nisen nga fakti se Turqia, megjithese ishte armike e Shqiperise, u kishte njohur shqiptareve disa te drejta kombetare, kurse pjesetaret e Aleances Ballkanike synonin ta copetonin ate krejtesisht. Prandaj mbledhja e perfaqesuesve te kolonive shqiptare te ShBA-se, qe u be me 6 tetor 1912 ne Boston, duke". marre ne sy ate qe po mundet Turqia, qe shtetet e Ballkanit do ta ndajne Shqiperine ne mes tyre”, deklaronte:" Eshte detyre e atdhetareve shqiptare te jene plotesisht te bashkuar me guvernen qeverine - shen. i aut. otomane kunder armiqve te Mbreterise”. Ndonese frymezohej nga qellime patriotike, qendrimi i kolonive shqiptare te ShBA-se permbante ne vetvete nje rrezik te madh per vendin. Perkrahja pa kushte qe shqiptaret do t’i jepnin Turqise ne luften kunder Aleances Ballkanike do te sillte si pasoje qe Shqiperia te pesonte te njejtin fat qe do te pesonte Turqia ne Ballkan dhe do t’u jepte nje argument te forte qeverive te Aleances Ballkanike per te mbrojtur perpara opinionit publik nderkombetar planin e copetimit te Shqiperise si nje province e thjeshte turke.

Brenda ne Shqiperi nismen per nje veprim politik, qe ta nxirrte vendin nga gjendja e veshtire dhe e nderlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e moren shoqerite atdhetare, Komiteti" Shpetimi” dhe" Shoqeria e Zeze per Shpetim” qe ishte krijuar ne Shkup. Perfaqesuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frasheri etj., organizuan ne Shkup me 14 tetor 1912 nje mbledhje, per te cilen ishte marre qysh perpara edhe miratimi i Hasan Prishtines e i Bajram Currit, qe kishin shkuar ne front per organizimin e mbrojtjes se tokave shqiptare.

Mbledhja e Shkupit arriti ne perfundimin se Perandoria Osmane do ta humbiste luften dhe vendosi t’u njoftonte Fuqive te Medha se populli shqiptar po i kapte armet jo per te forcuar sundimin e Turqise ne Ballkan, por per t’i dale zot teresise tokesore e lirise se Shqiperise. Pra, vijonte deklarata, shqiptaret nuk do te pranonin per kater vilajetet veçse nje forme te vetme qeverisjeje. Ky vendim perputhej me ate qe ishte shprehur nga gazeta" Liri e Shqiperise” dhe ishte vendimi me i drejte me realist qe mund te merrej ne keto rrethana. Ai iu dorezua perfaqesuesve te fuqive te huaja ne Shkup me 16 tetor.

Mbledhja e Shkupit caktoi edhe nje delegacion, i cili do te shkonte ne Malesi te Madhe per t’i shkeputur malesoret nga bashkepunimi me Malin e Zi. Ky delegacion u autorizua gjithashtu te merrej vesh me krahinat e tjera te vendit per organizimin e nje kuvendi kombetar qe do te vendoste per fatin e atdheut. Por ai nuk mundi te arrinte ne Malesi te Madhe; ngjarjet ne frontin e luftes ishin zhvilluar me nje shpejtesi te tille, qe e detyruan te ndalej perkohesisht ne Peje ne Gjakove, ku mori autorizimin nga popullsia per ta perfaqesuar ate ne veprimtarite qe po ndermerreshin kunder copetimit te vendit. Prej ketej delegacioni i Kosoves u drejtua ne Shqiperine e Mesme te Jugut, ku ishin marre nisma nga rrethet atdhetare lokale per organizimin e kuvendit kombetar dhe kishte filluar zgjedhja e delegateve.

Ushtrite e aleateve ballkanike brenda nje kohe te shkurter e shpartalluan ushtrine turke ne te gjitha frontet. Trupat bullgare, pasi thyen qendresen e forcave turke, te perqendruara ne Traken Lindore, iu drejtuan Adrianopojes. Forcat e Malit te Zi, te ndara ne tri kolona, sulmuan dy ne drejtim te Shkodres dhe njera ne drejtim te Pejes. Brenda tri javesh ato pushtuan Pejen dhe iu drejtuan Shkodres.

Mbreti Nikolla i Malit te Zi, ndersa u premtonte malesoreve se do te respektonte flamurin shqiptar, ne thirrjen drejtuar popullit malazez e ftonte kete t’u jepte doren" vellezerve nen zgjedhe te Malesise, te cilet prej me shume se dy vjetesh luftonin per te drejtat e lirine e tyre dhe per bashkimin me Malin e Zi”. Kur doli ne shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe kur ne tokat shqiptare te pushtuara, ne vend te flamurit kombetar u ngrit ai i Malit te Zi, malesoret, qe kishin marre pjese aktive ne kete lufte krahas ushtrive malazeze, u terhoqen ne mase nga lufta.

Edhe mbreti serb Pjeter, ne manifestin qe shpalli ne fillim te fushates ushtarake serbe, deklaronte ne menyre demagogjike se do t’u sillte edhe shqiptareve lirine, vellazerine dhe barazine.

Me 15 tetor filloi mesymja e trupave serbe ne rajonin e Vranjes, ndersa me 18 tetor u hodh ne sulm gjithe ushtria prej 286 000 vetash, ne drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durres. Forca te tjera sulmuan nga veriu, ne drejtimin Rashke-Mitrovice-Peje dhe Javor-Priepolje.

Turqia u gjend e papergatitur per lufte. Qeveria turke vendosi te formonte repartet e armatosura vullnetare shqiptare, qe do te pajiseshin me arme nga depot e shtetit. Doli edhe nje urdher i ministrit te Luftes per t’u derguar shqiptareve 50 000 pushke. Megjithate nuk u dergua asgje, shqiptaret u lane pa arme, ne meshiren e fatit. Qeveria xhonturke nuk qe ne gjendje te perfitonte nga forca e madhe e shqiptareve dhe nga gatishmeria per te mbrojtur atdheun e vet.

Shqiptaret e Kosoves, veçanerisht ata te Llapit dhe te krahinave perreth, u qendruan me vendosmeri ne luftimet e Merdarit 14-18 tetor, ne veri te Podujeves, forcave te Armates se pare dhe te trete serbe. Ushtria turke nje dite para betejes braktisi frontin ne disa pika. Luftimet ne Merdar ishin te ashpra. Serbet e moren ate pas humbjeve te medha. Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka ne Podujeve u mbeti vullnetareve shqiptare, te udhehequr nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes ne veri te Prishtines u mor Hasan Prishtina, ndersa ne Gjakove, Plave e Guci Bajram Curri.

Pasi moren Merdarin, forcat serbe te Armates se pare depertuan ne Podujeve dhe, se bashku me ushtrite e Armates se trete, me 20 tetor filluan sulmin mbi Prishtinen. Vullnetaret shqiptare luftuan me vendosmeri, por per mungese te municionit u terhoqen nga qyteti, qe ra po ate dite ne duart e serbeve. Me 23 tetor u pushtua Vuçiterna dhe pas saj Mitrovica. Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare ne zonen e Gjilanit, te Moraves te Karadakut u mor Idriz Seferi, qe arriti te grumbulloje 6 000 luftetare, te cilet u hodhen ne kufirin me Serbine, ku se bashku me forcat e vendit u bene balle njesive te Armates se trete serbe. Luftimet ne kete treve juglindore te Kosoves vazhduan 7 dite, duke filluar nga koha e sulmit te ushtrise serbe me 15 tetor. Pasi theu qendresen e shqiptareve ne kufirin juglindor te Kosoves, ushtria serbe mundi te pushtonte me 24 tetor qytetin e Gjilanit. Me 23 tetor serbet pushtuan Vuçiternen dhe pas saj Mitrovicen.

Pas pushtimit te Prishtines ushtria serbe filloi veprime te tjera ne permasa te medha, te cilat kishin si objektiv te pare pushtimin e Ferizajt, te Kumanoves te Shkupit, per te vijuar me tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjeses perendimore te Shqiperise.

Naten e 23-24 korrikut Armata e trete serbe filloi nje marshim drejt Shkupit e Kumanoves. Me 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po ne kete dite iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10 000 vullnetareve shqiptare. Ne mesditen e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e pergjithshem mbi qytetin, te cilin e pushtoi ne mbremjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u terhoqen drejt Kaçanikut.

Por luftimet me te medha u bene ne Gryken e Carraleves. Pas dy dite lufte me 2 000-3 000 vullnetare shqiptare, forcat serbe, pasi lane ketu shume ushtare te vrare te plagosur, me 26 tetor e pushtuan kete gryke. Me 30 tetor u pushtua Prizreni. Beteja me e madhe e treves se Kosoves ishte ajo e Kumanoves 22-24 tetor, ku serbet hodhen ushtrine e Armates se pare, te perbere nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte vendosur ne kete front 50 000 luftetare. Midis tyre kishte edhe disa mijera ushtare shqiptare, perveç forcave vullnetare te ardhura nga treva e Kumanoves e rrethet e tjera.

Me 24 tetor ushtria turke u thye perfundimisht ne Kumanove. Pas pushtimit te Kumanoves, me 26 tetor forcat e Armates se pare serbe pushtuan pa lufte Shkupin. Me pushtimin e Shkupit perfundoi faza e pare e Luftes Balkanike. Periudha e dyte ishte ajo e luftes per pushtimin e territoreve shqiptare ne pjesen perendimore te vilajetit te Kosoves, ne vilajetet e Manastirit, te Shkodres te Janines.

Sikurse shkruajne gjeneralet turq, pjesemarres ne keto beteja, shqiptaret luftuan me trimeri te madhe per te mbrojtur atdheun e vet, token amtare. Ata nuk e braktisen asnjehere frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijen e luftes. Ne Betejen e Kumanoves u vra gjithe efektivi i batalionit te ushtareve te Gjilanit. Ndersa numri i pergjithshem i shqiptareve, qe u vrane ne kete beteje, arrin ne 10 000 veta.

Pas pushtimit te Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mesymjen drejt pjeses perendimore te vilajetit te Kosoves, drejt vilajeteve te Manastirit pushtuan Manastirin, te Shkodres te Janines. Ata kaluan neper luginen e Drinit, pushtuan Lumen, Mirditen e Matin, dolen ne Lezhe dhe u dynden ne Shqiperine e Mesme. Nje pjese e tyre iu drejtua Durresit, kurse kolona te tjera u nisen drejt veriut dhe, se bashku me forcat malazeze qe kishin marre Shengjinin, plotesuan rrethimin e Shkodres.

Shqiptaret, te braktisur nga ushtrite osmane, edhe pse luftuan kudo me trimeri, nuk qene ne gjendje te ndalnin sulmin e kombinuar te aleateve ballkanike, te pergatitur ushtarakisht prej dhjetera vjetesh dhe te armatosur deri ne dhembe. Ne fillim te dhjetorit te vitit 1912 ushtrite serbo-malazeze kishin pushtuar pjesen me te madhe te Shqiperise dhe arriten ne jug deri ne luginen e Shkumbinit, ne vijen Durres-Kavaje-Peqin-Elbasan-Pogradec-Struge.

Nderkohe edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke ne Thesali ne Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinen, shtiu ne dore Sazanin dhe zbarkoi ne Himare, te cilen e pushtoi bashke me disa fshatra perreth.

Menjehere pas sukseseve te para qeveritaret e Serbise, te Malit te Zi dhe te Greqise, si edhe shtypi i tyre, filluan t’i deklaronin gjithnje me hapur qellimet e veta ndaj Shqiperise, duke i justifikuar ato me argumentet absurde te paaftesise se" fiseve te egra” e" barbare” shqiptare per te formuar shtetin e vet.

Keto deklarata u shoqeruan me nje veprimtari gjakatare, terroriste, shfarosese te ushtrive malazeze e serbe dhe me vone greke kunder popullsise shqiptare, qe nuk meshiruan as grate, as femijet e as pleqte. Pushtimi i Kosoves e i viseve te tjera te Shqiperise u shoqerua me vrasje ne mase te luftetareve kosovare dhe me masakrimin me shpernguljen e popullsise. Qellimi i Beogradit ishte qe" Serbia te behej shtet i paster, thjesht serb, nacional”. Proklamatave te mbretit te Serbise, per barazine e shqiptareve me serbet ne shtetin e Serbise, ua zune vendin pas fillimit te luftes urdhrat per shfarosjen e shqiptareve. Gjeneralet serbe pranonin haptazi atehere se" ne i linim te qete turqit, por vrame sa mundem çqene shqiptare”. Deviza e ushtrise serbe ishte:" Te shfarosim shqiptaret!”.

Kudo qe shkelen, ne fshatrat e qytetet e Kosoves dhe te gjithe Shqiperise, serbet mbollen vdekje e shkaterrime. Vetem ne dy muajt e pare te luftes, ne tetor-nentor 1912, u vrane 25 000 shqiptare. Vrasja e shqiptareve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, qe kishte urdheruar" te mos lihej asnje gjurme shqiptare ne ato vise”. Qytete te tera, si Prishtina, Vuçiterna, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu nenshtruan shkaterrimeve. Fshatrat perreth ketyre qyteteve u bene shkrumb e hi, ndersa banoret e tyre, pa kursyer as grate, pleqte e femijet, u vrane ose u dogjen te gjalle, ne zjarrin e shtepive te tyre. Ushtria malazeze plaçkiti Gjakoven dhe dogji pazarin e saj. Sikurse pohonte sekretari i N. Pashiçit, ne rrugen midis Prizrenit dhe Pejes kishte vetem fshatra te djegura, ndersa banoret e tyre ishin masakruar. Ne Peje vriteshin çdo dite 25 shqiptare. Pasi shtypen qendresen e 2 000 lumjaneve, serbet, ne tetor 1912, masakruan popullsine e Lumes, 700 veta, duke perfshire pleqte, grate, femijet e madje edhe ata te sapo lindur qe u therren ose u dogjen te gjalle ne shtepite e tyre, dogjen e rrafshuan me token thuajse te gjitha fshatrat e Lumes. Fshati Nishor, ne veriperendim te Prizrenit u renua nga goditjet e artilerise, ndersa popullsia u masakrua, u vrane gjithe burrat. Bashkekohesit shkruanin se ne fshatra te tera te Kosoves nuk mbeti i gjalle asnje njeri.

Ne territorin midis Kumanoves e Shkupit, sipas njoftimeve te shtypit te kohes, u vrane 3 000 veta, nga te cilet 2 000 ne rrethin e Shkupit. Terrorit te papare iu nenshtrua edhe popullsia e qytetit te Shkupit. Çdo dite oficeret serbe organizonin ekspedita ne fshatrat rreth Shkupit per te terrorizuar dhe per te masakruar fshataret. Mijera njerez te pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar te gjenin shpetim ne Shkup. Por edhe ketu i priste vdekja nga ushtaret serbe ose nga uria. Masakra te medha u bene ne Malin e Zi te Shkupit, ku u dogjen 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit te Ferizajt, u vrane ketu 1 200 veta.

Gjate kesaj fushate persekutimesh ndaj shqiptareve u arrestuan ne rrethet e Shkupit, ne muajin nentor, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udheheqes te tjere te levizjes shqiptare, te cilet, meqe nuk pranuan te nenshkruanin deklaratat e besnikerise ndaj Serbise, u hodhen ne burgjet e Beogradit, ku u mbajten deri me 16 maj 1913.

Pushtimi i Kosoves u shoqerua me shperngulje ne mase te popullsise shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetem ne periudhen e Luftes se Pare Ballkanike u shperngulen nga vise te ndryshme te vilajetit te Kosoves rreth 150 000 shqiptare.

                                     

2. Shpallja e Pavaresise se Shqiperise

Fitoret e rrufeshme te shteteve ballkanike i detyruan Fuqite e Medha te rishikonin vendimin e tyre per te mos lejuar ndryshimin e statusit te quo-se ne Ballkan. Qysh ne fund te tetorit ne rrethet diplomatike dhe ne shtypin evropian filloi te flitej per nevojen e ndryshimeve territoriale ne te mire te aleateve ballkanike. Ne keto kushte, patriotet shqiptare qe ndodheshin jashte atdheut vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik krahas atij te" Shoqerise se zeze per shpetim” te rretheve te tjera atdhetare brenda vendit. Qellimi i ketij veprimi do te ishte te shpetohej Shqiperia nga copetimi, te ruhej teresia e saj tokesore te mblidhej nje kuvend kombetar qe do te vendoste per fatin e saj. Nismen per kete veprim te ri e moren Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, te cilet mendonin se do te kishin perkrahjen e Lidhjes Tripaleshe. Ata u nisen nga Stambolli dhe arriten ne Bukuresht, ku me 5 nentor 1912 organizuan mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme. Aty u vendos te themelohej" nje komitet drejtonjes” qe te merrte ne dore qeverine e vendit; te krijohej nje komision qe do te shkonte ne Evrope per te mbrojtur perpara qeverive te Fuqive te Medha" te drejtat kombetare e lokale te popullit shqiptar” dhe nje komitet ne Bukuresht, qe do te bashkerendonte veprimtarine e komiteteve te tjera brenda e jashte Shqiperise per t’i ardhur atdheut ne ndihme. Mbledhja e Bukureshtit ne vendimin e saj nuk percaktoi qarte nese do te kerkohej autonomi a pavaresi. Kjo do te percaktohej, siç duket, nga zhvillimi i metejshem i ngjarjeve dhe nga qendrimi qe do te mbanin kundrejt çeshtjes shqiptare Fuqite e Medha. Per kete qellim Ismail Qemali me shoke shkoi ne Vjene, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjate rruges ose ndoshta ne kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua per levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Ai i deklaroi me 10 nentor ambasadorit anglez se do te nisej se shpejti per ne Vlore per te marre pjese ne nje mbledhje te krereve shqiptare, se shqiptaret ishin te vendosur te ruanin vendin e tyre, se ata do te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut per te mos lejuar nje copetim te tij dhe se krijimi i nje Shqiperie me vete do te menjanonte nje nderhyrje te Austrise dhe te Italise.Ideja per mbledhjen e nje kuvendi ne Shqiperi, qe do t’u paraqiste Fuqive te Medha kerkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur perkrahjen e qeverise austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte per nje Shqiperi autonome. I tille ishte edhe opinioni qe mbizoteronte ne rrethet diplomatike te Fuqive te tjera te Medha. Por autonomia ne kuadrin e Perandorise Osmane tashme nuk kishte asnje kuptim. Ushtria osmane ne Ballkan ishte shpartalluar ne te gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyre thelle ne token shqiptare.Ne keto kushte e vetmja zgjidhje e drejte e çeshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes se pavaresise. Ne kete perfundim arriti grupi i atdhetareve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili me 19 nentor deklaronte ne Trieste, ku kishte arritur bashke me shoket, se:". menjehere pas mberritjes se tij ne Shqiperi do te shpallej pavaresia e Shqiperise dhe do te zgjidhej qeveria e perkohshme”. Nga Triestja komisionit qe ishte formuar ne Vlore per pergatitjen e mbledhjes se kuvendit kombetar iu dergua nje telegram, me ane te cilit kerkohej qe te merreshin masa per thirrjen e delegateve.Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se kuvendit kombetar u priten me entuziazem te madh ne Shqiperi, ku gjeten nje truall te pergatitur qysh me pare nga rrethet atdhetare te vendit. Keto rrethe kishin vendosur lidhje ndermjet tyre dhe kishin caktuar Vloren si qender ku do te behej mbledhja e perfaqesuesve te kombit shqiptar.Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti ne Durres me 21 nentor. Se bashku me atdhetaret durrsake ai vendosi te ngrinte ne qytet flamurin kombetar. Por autoritetet osmane, te ndihmuara nga armiku i Levizjes Kombetare Shqiptare dhespot Jakovi, arriten, ndonese perkohesisht, ta pengonin kete veprim. Komanda turke e Janines u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjalle ose vdekur, por shume shpejt u detyrua te hiqte dore nga ky vendim. Administrata turke ne krahinat e Shqiperise, te papushtuara ende nga ushtrite ballkanike, ne pergjithesi nuk ishte ne gjendje ta pengonte levizjen shqiptare. Ajo i trembej shume nje konflikti te armatosur me shqiptaret, ne nje kohe kur po ndiqej kemba-kembes nga aleatet ballkanike dhe kur e vetmja rruge terheqjeje ne perendim ishte Shqiperia.Te shoqeruar nga delegatet e Durresit, te Shijakut, te Tiranes te Krujes, Ismail Qemali me shoket e tij u nisen per ne Kavaje. Prej andej neper Karatoprak kaluan ne Fier, ku u takuan me delegatet e Kosoves, dhe me 25 nentor arriten ne Vlore. Ketu delegatet e popullit shqiptar u priten me feste." Nje zjarr i shenjte patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali ne kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendeste kudo me entuziazem dhe gezim”.Puna e pare e udheheqesit patriot qysh me 26 nentor ishte organizimi i forcave te armatosura. Per kete qellim ai ngriti nje komision organizues dhe u dergoi pleqesive te katundeve nje qarkore, me anen se ciles porositeshin te mobilizonin njerezit e afte per arme dhe t’i mbanin ata ne gatishmeri. Nderkohe, ushtria serbe po perparonte me shpejtesi ne tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durresit, Tiranes, Krujes dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare te ketyre qyteteve vendosen ta shpallnin sa me pare pavaresine per t’i vene autoritetet ushtarake serbe perpara faktit te kryer. Me 25 nentor Elbasani shpalli i pari pavaresine. Te nesermen ate e shpallen Durresi e Tirana dhe me 27 nentor Kavaja, Peqini e Lushnja. Per shkak te perparimit te pandalur te ushtrive serbe, gjendja ne Shqiperi po behej gjithnje me kritike. Kjo ishte arsyeja qe ne mbremjen e 27 nentorit delegatet qe ndodheshin ne Vlore, ndonese nuk kishin arritur ende perfaqesuesit e disa krahinave, vendosen te mblidhnin te nesermen kuvendin kombetar.Me 28 nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar. Ne mbledhjen e pare te Kuvendit moren pjese 37 delegate, te cilet u shtuan gjate diteve qe pasuan duke arritur ne 63 veta, qe perfaqesonin te gjitha viset shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre ishin udheheqes e veprimtare te Levizjes Kombetare Shqiptare. Perveç Ismail Qemalit merrnin pjese Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikolle Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dude Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frasheri, Mehmet Pashe Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimiter Mborja, Dhimiter Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimiter Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Verlaci etj. Isa Boletini mberriti me 400 luftetare kosovare me 29 nentor, i pritur me gezim te madh nga popullsia dhe nga delegatet e Kuvendit. Nga udheheqesit e tjere kosovare, per shkak te rrethanave te luftes, nuk munden te merrnin pjese Hasan Bej Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qe ndodheshin ne burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonese u nis per ne Kuvend, u pengua nga luftimet gjate rruges. Pjesemarrja ne Kuvend e delegateve nga te gjitha qytetet e Shqiperise, duke perfshire edhe ato qe ndodheshin te pushtuara nga ushtrite serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e nje asambleje kombetare mbareshqiptare. Kjo ishte njeherazi shprehje e vendosmerise se te gjithe shqiptareve per t’u bashkuar ne shtetin e vet kombetar, ne te cilin do te perfshiheshin te gjitha viset shqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli per te kaluaren e Shqiperise nen sundimin osman dhe per lufterat e shqiptareve per te fituar te drejtat e tyre. Ai vuri ne dukje se ne rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike" e vetmja udhe shpetimi ishte ndarja e Shqiperise nga Turqia”.Propozimi i kryetarit u miratua njezeri nga delegatet, te cilet nenshkruan dokumentin historik per Pavaresine e Shqiperise, ku thuhej:". Shqiperia me sot te behet me vehte, e lire e mosvarme”. Pastaj u ngrit madherisht flamuri kombetar i Shqiperise perpara mijera njerezve qe ishin mbledhur jashte selise se Kuvendit qe e priten kete ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndersa populli pershkonte duke kenduar rruget e qytetit, oratoret atdhetare, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin lufterat e popullit shqiptar per liri.Nga Kuvendi i Vlores doli gjithashtu qeveria e perkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

                                     

3. Delegatet

  • Skrapar: Xhelal Koprencka; Hajredin bej Cakrani;
  • Mat: Ahmet bej Zogu me vone Zogu I, Riza Bej Zogolli, Kurt age Kadiu;
  • Gramsh-Tomorrice: Ismail Qemali Gramshi;
  • Shijak: Xhelal bej Deliallisi, Ymer bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;
  • Gjirokaster: Azis Efendi Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli;
  • Oher dhe Struge: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima;
  • Tepelene: Feim bej Mezhgorani;
  • Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;
  • Korçe: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,
  • Çameria: Veli Gerra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;
  • Delvine: Avni bej Delvina;
  • Kolonia shqiptare: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati, Dhimiter Ilo
  • Tirane: Abdi bej Toptani, Murat bej Toptani;
  • Lushnje: Qemal bej Mullai, Ferit bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;
  • Kruje: Mustafa Merlika-Kruja;
  • Pogradec: Hajdar Blloshmi;
  • Vlore: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem bej Vlora;
  • Berat: Sami bej Vrioni, Ilias bej Vrioni, Taq Tutulani, Babe Dud Karbunara;
  • Diber: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu;
  • Elbasan: Lef Nosi, Shefqet Daiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku;
  • Janine: Kristo Meksi, Aristidh Ruci;
  • Shkoder: Luigj Gurakuqi;
  • Kosove, Gjakove dhe Plave-Guci: Rexhep bej Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Midhat Frasheri, Mehmet pashe Deralla, Isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Peja, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli;
  • Durres: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa age Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçorri;
  • Permet: Veli Bej Kelcyra, Syrja bej Vlora;


                                     

4. Reaksionet e Shpalljes se Pavaresise

Shpallja e Pavaresise ishte nje akt me rendesi jetike per popullin shqiptar. Ajo, nga njera ane, mbylli nje epoke te tere lufterash e perpjekjesh shekullore per te hequr qafe zgjedhen e huaj, per te ruajtur teresine territoriale te atdheut e per te formuar shtetin e lire kombetar shqiptar duke kurorezuar vepren e Rilindjes dhe, nga ana tjeter, hapi nje epoke te re, nje epoke lufterash e perpjekjesh te tjera per ta mbrojtur pavaresine e fituar nga rreziqet e jashtme te brendshme, per te siguruar bashkimin kombetar te gjymtuar rende dhe per te vendosur rendin demokratik.

Ngritja e flamurit kombetar ne Vlore perfaqesonte fitoren e perbashket te gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit te Dukagjinit ne veri e deri ne Çameri ne jug, prej brigjeve te Adriatikut te Jonit ne perendim e deri ne fushat e Kosoves, te Tetoves, ne pellgun e Shkupit, ne luginen e Presheves te Kumanoves, ne lindje. Keto treva, duke marre pjese gjallerisht me pushke me pene ne levizjen per çlirimin kombetar, vune gure ne themelet e pavaresise shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve me te mire dhe i hapen rrugen formimit te shtetit shqiptar.

Kuvendi i Vlores e shpalli pavaresine ne emer te gjithe shqiptareve, te gjitha trevave shqiptare, qe derguan perfaqesuesit e tyre ne te. Ai e trajtoi Shqiperine nje te pandare. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli ne rrafshin nderkombetar si perfaqesuese e gjithe popullsise shqiptare dhe te gjitha tokave shqiptare, edhe pse nje pjese e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtrite e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestes, qe kjo qeveri u dergoi shteteve ballkanike e komandave te tyre ushtarake, ne te cilat kerkoi largimin e menjehershem te forcave te huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqiperise, u bene ne emer te Asamblese Kombetare qe perfaqesonte te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret.

Me Aktin e 28 nentorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar per te qene i bashkuar, i lire e i pavarur ne trojet e veta, krahas popujve te tjere te Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte nje e drejte qe buronte nga qenia e tij si popull me gjuhen, me kulturen, me individualitetin me historine e vet, e drejte e fituar me mundime e sakrifica te panumerta ne llogoret e luftes, e drejte qe i takonte per ndihmesen e vyer ne debimin nga Ballkani te sunduesve te huaj osmane. Kuvendi i Vlores hodhi themelet e shtetit te ri sovran shqiptar.

Per ta siguruar nje fitore te tille popullit shqiptar iu desh te bente nje lufte te gjate kunder sundimtareve osmane dhe synimeve grabitqare te fuqive te huaja. Nje varg rrethanash te brendshme te jashtme kane bere qe keto levizje te mos arrinin dot objektivin. Por ne çdo etape ato kane vene ne prove forcat materiale e morale te popullit shqiptar, kane pasuruar pervojen e traditat e tij luftarake dhe kane krijuar premisat per zhvillimin e metejshem te luftes. Ne shek. XIX ne fillim te shek. XX kjo lufte u zhvillua mbi baza te reja shoqerore e politike dhe mori karakter te ndergjegjshem kombetar.

Shpallja e autonomise nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavaresise nga Kuvendi i Vlores me 1912 jane dy hallkat themelore ne zinxhirin e ngjarjeve te levizjes kombetare, te lidhura organikisht ndermjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasoje e drejtperdrejte e perfundim logjik i luftes çlirimtare. Por, Shpallja e Pavaresise shqiptare ishte ne te njejten kohe nje etape me e larte, e percaktuar nga zhvillimi progresiv i levizjes dhe nga rrethanat nderkombetare.

Ne Gadishullin Ballkanik Shqiperia, sikurse Maqedonia, ishte vendi qe u çlirua i fundit nga sundimi i sulltaneve osmane, ne nje kohe kur popujt e tjere fqinje kishin, kush me shume e kush me pak, dhjetera vjet qe benin jete shteterore te pavarur. Kjo vonese u shkaktua nga faktore ekonomike, shoqerore e politike, te brendshem te jashtem, qe vepruan ndersjelltas mbi Levizjen Kombetare Shqiptare dhe percaktuan ritmet e zhvillimit te saj.

Prapambetja ekonomike e shoqerore e vendit ishte padyshim nje faktor qe vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese te levizjes kombetare e si pasoje e veshtiresoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavaresise. Megjithate, edhe pse Shqiperia ishte nje vend i vogel e mbi te rendonte zgjedha e nje perandorie te madhe, nje faktor themelor qe e vonoi per dhjetera vjet pavaresine shqiptare ishte ai i jashtem. Populli shqiptar ka qene gjate gjithe levizjes per çlirimin kombetar i vetem, pa ndihmen e jashtme e pa aleate. Per me teper, shtetet ballkanike fqinje, te cilat te parat paten siguruar pavaresine, luftuan me te gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me nderhyrje te armatosura, kunder Levizjes Kombetare Shqiptare, e cila per nga qellimet e saj ishte ne kundershtim me planet e tyre te skllaverimit ekonomik e politik dhe te copetimit te Shqiperise. Edhe Fuqite e Medha, te cilat, gjate gjithe shek. XIX paten perkrahur popujt e krishtere te Ballkanit te formonin shtetet e tyre te pavarura, per nje kohe te gjate, mbajten nje qendrim mosperfilles ndaj çeshtjes shqiptare.

Ne kete qendrim pati ndikimin e vet edhe fakti qe shqiptaret, te ndare ne tri fe edhe pse i bashkonte nje ndergjegje e vetme kombetare, me nje shumice zoteruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si nje popull i huaj me to dhe me i afert me turqit myslimane. Jo vetem Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qene shkeputur ende ne ate periudhe nga konceptet e vjetra teokratike per kombin, edhe pse perandorive shumekombeshe teokratike po u vinte fundi.

Ne keto kushte, lufta per pavaresine e Shqiperise nuk mund te mbeshtetej veçse ne forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qellimit vetem kur te krijohej nje koniunkture e favorshme nderkombetare, kur kontradiktat ndermjet Fuqive te Medha mund te shfrytezoheshin me sukses per realizimin e saj.

Pavaresia e Shqiperise u shpall ne kushte te tilla nderkombetare. Udheheqesit e Levizjes Kombetare Shqiptare, ne fazen e fundit te saj, diten te shfrytezonin me mjeshteri koniunkturen politike qe u krijua me shperthimin e Luftes se Pare Ballkanike, kur ne çeshtjen shqiptare u ndeshen me force interesat e kundert te Fuqive te Medha. Eshte merite e ketyre atdhetareve largpames dhe, ne menyre te veçante, e atdhetarit dhe e diplomatit te shquar Ismail Qemali, qe, duke u mbeshtetur ne luften e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhen drejt çastin e pershtatshem per te kaluar nga platforma e deriatehershme politike e levizjes per autonomine ne ate te pavaresise. Dhe kjo u realizua pikerisht me 28 nentor 1912, kur Turqia po debohej nga Ballkani, kur Fuqite e Medha vendosen te hiqnin dore nga ruajtja e status quo-se ne Ballkan dhe kur planet e aleateve ballkanike per ta zhdukur Shqiperine, te perkrahura edhe nga fuqite e Antantes, u kundershtuan nga fuqite e Lidhjes Tripaleshe.

Vendimi historik i 28 nentorit drejtohej megjithate jo vetem kunder politikes se Fuqive te Antantes dhe te shteteve fqinje te Ballkanit, por edhe kunder planeve te fuqive te Lidhjes Tripaleshe. Keto te fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si me te interesuarat per çeshtjen shqiptare, ishin ne ate kohe per autonomine e Shqiperise, nen sovranitetin e sulltanit." Pavaresine” e saj ato e shihnin si nje variant te mundshem te zgjidhjes se çeshtjes shqiptare dhe e kuptonin nen prizmin e interesave te vet, si mjetin qe do t’u hapte rrugen per te vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqiperine, per ta perdorur popullin shqiptar si gardh kunder shtrirjes se shteteve sllave drejt perendimit te Shqiperise, si mbeshtetje per shtrirjen e tyre ne Ballkan.

Shpallja e Pavaresise se Shqiperise edhe pse, siç do te provohej me vendimet e padrejta te Konferences se Ambasadoreve te Gjashte Fuqive te Medha te Londres 1913, nuk arriti te bashkonte ne nje shtet te vetem gjithe territoret e popullsine shqiptare, duke krijuar pas pese shekujsh roberie Shtetin e Pavarur Shqiptar perben ngjarjen me te madhe, unikale, ne historine e kombit shqiptar gjate shek. XX.

Kthesa historike e 28 nentorit 1912 ishte premisa politike themelore per organizimin mbi baza me te perparuara te jetes shteterore te pavarur te shqiptareve dhe per zhvillimin me te shpejte ekonomik, shoqeror e kulturor te vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe ate baze shteterore e politike, aq te nevojshme per ta mbajtur te gjalle çeshtjen e çlirimit dhe te bashkimit te gjitha trevave shqiptare dhe per zgjidhjen perfundimtare te problemit shqiptar ne Ballkan.

                                     
  • lidhjen në fjalë që të ridrejtojë direkt te faqja e duhur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Deklarata Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi
  • Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e
  • Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15: 39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje
  • pavarur. Deklarata është shkruar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
  • Kuvendi i Vlorës ishte një kuvend shqiptar i konstituuar gjatë Kongresit të Pavarësisë shqiptare në Vlorë, më 28 nëntor, 1912. Kuvendi kombëtar kuvendi
  • administrative. Shpallja e pavarësisë shënoi hapat e para në krijimin e institucioneve të shtetit të ri shqiptar, ku Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e kryesuar
  • figurë e shquar e kryengritjeve kundër rendit xhonturk, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe zv kryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin
  • Flamuri i Kosovës Shpallja e Pavarësisë së Kosovës Në amëzën kosova.com FJALA E PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU, NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB - së TanPortal Më
  • kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë Një pjesë e mirë e marrësve
  • të Shqipërisë si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912. Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një
  •  Portal: Kosovë Informacione të mëtejshme mbi Kosovë Kushtetuta e Kosovës Shpallja e Pavarësisë së Kosovës Commons: Kosovë  Album me fotografi dhe apo video