Back

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesoreFotografia e ditës20140618. Kepi i Rodonit ne Ishmin e Ibrahim Kodres Prane keshtjelles se Kepi i Rodonit ndodheshin edhe kater manastir ..




                                     

ⓘ Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/18

Kepi i Rodonit ne Ishmin e Ibrahim Kodres

Prane keshtjelles se Kepi i Rodonit ndodheshin edhe kater manastire katolike te cilat kane ekzistuar ne kete vend te vetmuar perpara se te ndertohej keshtjella. Te tilla manastire kane qene ai i Shen Anastasise, Shen Kollit, Shen Merise dhe ai i Shen Ndout. Ky i fundit ishte i vetmi objekt qe ekzistonte deri perpara disa vjetesh ne gjendje rrenoje. Kisha e Shen Ndout kishte nje planimetri 13.6 m x 6.2 m. Ajo perbehej nga Naosi, narteksi dhe kthina e altarit A. Meksi. Arkitektura mesjetare ne Shqiperi. Fq.135. Objekti ishte ndertuar me nje murature prej guresh shtufi dhe tullash te lidhura me llaç gelqereje, ku eshte perdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitektures romane-gotike e cila shihet tek harqet e mprehta. Kisha e Shen Ndout eshte ndertuar sipas specialisteve ne shekujt 14-15.Njeri prej ketyre manastireve permendet ne nje document te vitit 1488 ne te thuhet qe Papa Inoçenti VIII-te u lejon Minareve Observante te Dalmacise te marrin rishtaz nen kujdesin e tyre manastirin e Rodonit prane Currilave. Dokumenta te shek. XV per historine e Shqiperise. Vell IV.I. fq.108 Ndikimin dalmatin edhe ne fushen e besimit ne Shqiperine e shekullit te XV. Diku ne fund te viteve 1990 1998-200 ne financime gjermane u restaurua kisha e Shen Ndout, ku sipas legjendes ketu ka kaluar nje pjese te kohes se saj motra e Skenderbeut, Mamica.