Back

ⓘ Difraksioni i drites- Çfaredo devijimi i drites nga perhapja drejtvizore e saj quhet difraksion. Difraksioni paraqitet kur drita kalon neper vrima apo çarje te ..




Difraksioni i Drites
                                     

ⓘ Difraksioni i Drites

Difraksioni i drites- Çfaredo devijimi i drites nga perhapja drejtvizore e saj quhet difraksion. Difraksioni paraqitet kur drita kalon neper vrima apo çarje te vogla, prane teheve te mprehta,apo kur ajo hase ne ndonje pengese ne forme te gjysmerrafshit, fijes, sferes, cilindrit, rrjetes etj.

Difraksioni ne pengesa me vrime ndodh kur dimensioni i tyre eshte i perafert me gjatesine valore te vales renese. Difraksioni shpjegohet vetem nese driten e konsiderojm te natyres valore. Nese dimensioni i vrimes eshte me i madh se sa gjatesia valore e valeve te drites, difraksioni ndodh vetem afer skajeve te vrimes, e jo ne mes te vrimes.

Shpjegimin e difraksionit te drites me se lehti mund ta bejme me principin e Hajgensit Huygens sipas te cilit çdo pike e vales ne frontin valor mund te konsiderohet si burim i pavarur i valeve. Keto vale perhapen ne drejtimin e frontit valor me shpejtesi te njejte me perhapjen e tij dhe pas nje kohe ato superpunohen duke dhene nje front valor te njejte me frontin e pare valor, por te zhvendosur ne distancen d=vt, ku v -eshte shpejtesia e valeve te drites, ndersa t -koha e perhapjes.

Kendin e difraksionit e njesojme nga formula:

sin ⁡ θ = k λ d, {\displaystyle \sin \theta =k{\frac {\lambda }{d}},\,}

k - nr. Rendor i spektrit d - Gjeresia e vrimes λ- Gjatesia valore e drites θ- Kendi i difraktimit

Nga formula e mesiperme shihet se rezultatet e difraksionit do te varen nga gjatesia valore e drites dhe nga gjeresia e vrimes, saktesisht nga raporti λ/d. Sa me e gjere te jete çarja apo vrima aq me i madh do te jete sinusi e aq me i gjere do te jete edhe kendi i shmangies qe do te thote difraksioni do te jete me i qarte pasi largohen vijat e ndritshme apo te erreta ne mes vete.

                                     

1. Rrjeti i difraksionit

Rrjeti i difraksionit zakonisht eshte nje pllake qelqi apo mase plastike ne te cilat me nje teknik shume te persosur gervishen numer i madh i vijave paralele ne distanca te njejta vetem ne nje drejtim te pllakes. Keto vija praktikisht paraqesin pengese te kalimit te drites, ndersa vijat ne mes tyre qe jane pjese e paprekur e pllakes paraqesin vijat e rrjetit neper te cilin kalon drita. Keto vija mund te identifikohen me çarje paralele ne nje perde. Per kete arsye mund te themi lirisht se rrjeti i difraksionit paraqet nje perde me shume çarje paralele mes vete. Numri i çarjeve mund te jete nga disa qind deri disa mije çarje ne nje centimeter te gjatesise se rrjetit optik.

Kondite qe te ndodhe difraksioni eshte:

d sin ⁡ θ = k λ {\displaystyle d\,\sin \theta =k\lambda }

ku d- eshte distanca ndermjet çarjeve e cila quhet konstanta e rrjetes optike dhe jepet me kete formule:

d = 1 N {\displaystyle d={\frac {1}{N}}\,}

ku N- eshte numri i çarjeve ne njesine e gjatesise.

                                     

2. Aftesia zberthyese e rrjetit te difraksionit

Aftesia zberthyese e rrjetit te difraksionit paraqet raportin ne mes te λ dhe Δλ, ne mes te dy vijave te aferta te drites se verdhe te natriumit.

k N = λ Δ λ {\displaystyle kN={\lambda \over \Delta \lambda }},

Δ λ {\displaystyle \Delta \lambda } -Ndryshimi i gjatesia valore e drites

Aftesia zberthyese e rrjetit te difraksionit do te jete aq me e madhe sa me i madh te jete numri i çarjeve ne njesine e gjatesise se rrjetit.

                                     
  • kësaj i shpjegon ato, duke i zgjidhur, kështu, disa probleme të pazgjidhshme për optikën gjeometrike, siç janë: a interferenca b difraksioni dhe c