Back

ⓘ Protokoli klinik për trajtimin e hepatiteve virale. Te infeksionet me virusin e hepatitit B, trajtimi konsiston ne permiresimin e cilesise se jetes dhe mbijetes ..




                                     

ⓘ Protokoli klinik për trajtimin e hepatiteve virale

Te infeksionet me virusin e hepatitit B, trajtimi konsiston ne permiresimin e cilesise se jetes dhe mbijeteses duke parandaluar progredimin e semundjes drejt cirrozes, cirrozes se dekompensuar, semundjes perfundimtare hepatike, karcinome hepatocelulare dhe vdekjes. Ne rastet e HBeAg pozitiv dhe HBeAg negativ, qellimi perfundimtar i mjekimit eshte humbja e qendrueshme e HBsAg me ose pa serokonvertim drejt anti-HBs. Kjo shoqerohet me remision komplet dhe perfundimtar te aktivitetit te hepatitit kronik B dhe permiresim te gjendjes se te semurit per kohe te gjate. te semuret HBeAg pozitiv, serokonvertimi i qendrueshem anti-HBe eshte perfundim i kenaqshem, sepse shoqerohet me permiresim te prognozes se semundjes. Ne te semuret HBeAg pozitiv, te cilet nuk ndodh serokonvertimi i HBe si dhe ne te semuret HBeAg negativ, mbajtja e nje niveli te papercaktueshem te HVB ADN gjate mjekimit me NUCs ose papercaktueshmeria e qendrueshme e HVB ADN pas mjekimit me interferon eshte perfundimi me i kenaqshem i arritur. Infeksioni me virusin e hepatitit B mund te kete dy forma klinike akute dhe kronike.

Trajtimi i formes akute e infeksionit me virusin e hepatitit B Forma akute e infeksionit me hepatitin viral B trajtohet me zbatimin e regjimit higjieniko–dietal me qellim te parandalimit te mbingarkeses se melçise me ushqim dhe barera te panevojshme deri ne momentin e konfirmimit te pranise se infeksionit. Ne keto raste: Ushqimi duhet pershtatur ne raport me anoreksin dhe neverise ne yndyra, Alkoholi duhet ndaluar rreptesisht, Medikamentet duhet te jepen me shume kujdes, sidomos ato qe metabolizohen ne melçi.

Trajtimi i formes kronike te infeksionit me virusin e hepatitit B Format kronike te infeksionit me virusin e hepatitit B paraqiten nga: virusi B i eger HBeAg +, anti HBe - rreth 10 % virusi B mutant HBeAg -, anti HBe + rreth 90 %

Indikacionet e mjekimit te hepatitit kronik B, si ne rast kur pacienti eshte HBeAg pozitiv dhe HBsAg negativ jane te njejta: Niveli i HBV ADN > 2000 UI/ml 10 000 kopje/ml, Niveli i ALT mbi vlerat e normales, Biopsia hepatike ose markuesit jo invazive: nekroinflamacion i moderuar apo shprehur dhe/ose fibroze. Ne indikacionet per mjekim duhet marre parasysh edhe mosha, gjendja shendetesore dhe mundesia e sigurimit te terapise antivirale. Grupet te semurve qe duhet te merren ne konsiderate Te semuret imunotolerante - zakonisht nen 30 vjeç, me ALT normale, me nivel te larte te virusit te hepatitit B ADN > 107 UI/ml, pa ndyshime patologjike, pa histori familiare per karcinome te melçise ose cirroze. Biopsia dhe mjekimi nuk eshte i nevojshem. Kontrolla periodike te domosdoshme. Te semuret me hepatitit kronik B te moderuar - me rritje te paket te ALT dhe lezione te pakta histologjike. Biopsia dhe mjekimi nuk eshte i nevojshem. Kontrolla periodike te domosdoshme. Te semuret me cirroze dhe hepatit viral B ADN te detektueshme - mjekohet edhe kur ALT eshte normale dhe HBVADN