Back

ⓘ Modet e adresimit. Fusha per adresim e nje instruksioni eshte relativisht e vogel per kah madhesia.Do te deshironim qe te adresonim nje numer me te madh te adre ..




Modet e adresimit
                                     

ⓘ Modet e adresimit

Fusha per adresim e nje instruksioni eshte relativisht e vogel per kah madhesia.Do te deshironim qe te adresonim nje numer me te madh te adresave memorien kryesore. Per te arritur kete shfrytezohen nje numer i madh i teknikave te adresimit.Ato perfshijne nje lloj marreveshje ndermjet rangut te adresave, numrit te referencave memorike ne instruksion dhe kompleksitetit te kalkulimit te adreses.Disa nga teknikat me te perdorsheme te adresimit jane:

  • Me regjister
  • Indirekte
  • Me zevendesim
  • Me Stack lexo: stek
  • Indirekt me regjister
  • E menjehershme
  • Direkte
                                     

1. I menjehershem

Kjo eshte metoda me e thjeshte e adresimit ne te cilen vlera e operandit eshte pjese e vete instruksionit.

Operdandi = A

Kjo metode perdoret per te inicializuar vlera te konstanteve apo te variablave.Vlerat numerike ruhen si komplement i dyshit.Biti me peshen me te madhe e tregon shenjen e numrit.Perparesia e kesaj teknike eshte se nuk ka referenca ne memorie gje qe e bene kete metode shume te shpejte.Mangesi eshte numri i kufizuar i hapsires adresuese qe kufizon edhe gjatesine e operandit.

                                     

2. Direkt

Nje fomre shume e thjeshte e adresimit eshte edhe adresimi direkt. Te kjo teknike e adresimit fusha adresuese e permbane adresen efektive te operandit.

EA = A

Kjo metode te adresuarit ishte shume e perdorur ne gjeneratat me hereshme te kompjutereve, mirepo tani kjo teknike nuk eshte e pranishme ne arkitekurat e kopjutereve te gjeneratave te fundit.Eshte shume e shpejte por mangesia e saj qendron thuajse njesoj sikur te

teknika e menjehershme, pra ne numrin e limituar te adresave nga gjatesia maksimale e fushes adresuese.

                                     

3. Indirekt

Me adresimin direkt gjatesia e fushes adresuese eshte zakonisht me e vogel se gjatesia e fjales, si e tille e kufizon rangun e adresave. Nje zgjidhje eshte qe permbajtja e fushes adresuese te jete nje adrese referuese per fjalen ne memorie.Ky eshte adresimi indirekt.

EA = A

Avantazhi i dukshem i kesaj metode eshte se nga nje fjale me gjatesi N do te kemi nje hapesire adresuese me gjatesi 2 N.Disavantazhi i kesaj metode eshte ajo ka dy referenca memorike.Te paren per adresen e operandit kurse te dyten per vleren e tij.Gjithesesi se eshte me i ngadalshem, por gjithashtu edhe numri i adresave efektive eshte i limituar ne 2 K, ku me K kemi shenuar gjatesine e hapsires adresuese te instruksionit.

                                     

4. Me regjister

Adresimi me regjister eshte i ngjajshem me adresimin direkt. Dallimi i vetem eshte se tani fusha adresore referon ne nje regjister e jo ne nje adrese memorike.

EA = R

Nese permbajtja e fushes adresuese eshte 5, atehere regjistri R5 ka operandin e kerkuar.Saktesisht nje fushe adresuese do te kete 3 deri ne 5 bita, keshtu ne total do te mund te adresonin 8 deri ne 32 regjistrat me destinim te pergjithshem.2 3 =8, 2 5 =32. Perparesi e kesaj teknike eshte se nevojitet nje hapsire shume e vogel adresuese dhe se procesi nuk merr shume kohe, pasiqe çasja ne regjistra eshte shume here me e shpejte se sa ne memorien kryesore.Mangesi e kesaj metode eshte se gjatesia e operandieve eshte e kufizuar me gjatesine e regjistrave.

                                     

5. Indirekt me regjister

Ashtu sikur qe adresimi me regjister eshte analog me adresimin direkt, adresimi indirekt me regjister eshte analog me adresimin indirekt.Ne te dy rastet diferenca eshte nese fusha adresuese referon ne nje regjister apo ne nje lokacion memorik.

EA = R

Avantazhet dhe perparesite jane thuajse te njejta me ato te adresimit indirekt. Fusha adresuese kufizon gjatesine e fjaleve te perdorura ne gjatesine e vete fushes.Por adresimi indirekt me regjister perdor me pak reference ne memorien kryesore dhe si i tille eshte me i shpejte se ai indirekt.

                                     

6. Me zevendesim

Adresimi me zevendesim eshte nje kombinim i avantazheve te dy teknikave te adresimit, direkte dhe asaj indirekte.Njihet me emra te ndryshem varesisht nga konteksti ne te cilin perdoret por qe mekanizmi baze eshte i njejte.Ne i referohemi si adresimi me zevendesim.

EA = A + R

Adresimi me zevendesim kerkon qe inkstruksioni te kete dy fusha adresuese, dhe se paku njera te jete eksplicite.Njeera vlere e fushes adresuese eshte e perdorur ne menyre direkte vlera A, kurse tjetra vlere e fushes adresuese ose ndonje reference implicite ne regjister e bazuar ne opkod, i shtohet vlerees A per te fituar adresen efektive.

Tri perdorimet me te shpeshta te adresimit me zevendesim jane:

  • Indeksimi.
  • Adresimi Relativ
  • Adresimi ne Regjistrin Baze
                                     

7. Me Stack

Dhe metoda e fundit e adresimit eshte adresimi me stack.Stack-u eshte nje varg linear i lokacioneve qe shpesh here referohet si pushdown list apo edhe si last-in-firs-out queue.Elementet jane te qasshme nga maja e stack-ut.Paralelisht me te eshte edhe nje pointer qe ka si vlere adresen e majes se stack-ut.Nese dy elementet e para gjenden ne regjistra atehere pointuesi tregon ne elementin e trete ne stack.Pointuesi i stack-ut ruhet ne regjister.Keshtu referencimi ne stack ne menyre indirekte eshte reference ne regjistra.Pra adresimi me stack ne nje fare menyre eshte i nenkuptuar.Instruksionet nuk permbajne reference memorike por ne menyre implicite operojne me majen e stack-ut.

                                     
  • të cilat operon IPSec, ato jan: 4.4 Modi transport dhe 4.5 Modi tunelor Modet e IPSec janë të lidhura ngushtë me protokolet themelore të IPSec, me Titullin