Back

ⓘ Teksti Lorem Ipsum eshte thjesht nje tekst i pavlere ne industrine e printimit dhe faqosjes qe vendoset ne pjesen ku supozohet te jete teksti qe do te shkruaje ..




Teksti Lorem Ipsum
                                     

ⓘ Teksti Lorem Ipsum

Teksti Lorem Ipsum eshte thjesht nje tekst i pavlere ne industrine e printimit dhe faqosjes qe vendoset ne pjesen ku supozohet te jete teksti qe do te shkruaje perdoruesi. Pra, eshte thjesht nje tekst qe ze vendin bosh deri kur ka nje tekst te pershtatshem per tu vendosur ne ate pjese.

Ky tekst eshte perdorur qe ne vitet 1500 kur nje kompani printimi perdor kete tekst ne nje liber qe e kishte per te shfaqur ate ça mund te bente kompania. Ky liber, fatmiresisht mbijetoi 5 shekuj dhe gjithashtu u be pjese edhe e shkrimit elektronik, duke mbetur kryesisht i pandryshuar. Me popullor u be ne vitet 60 kur programi Letraset Sheets u lançua dhe qe kishte shume nga ky tekst. Me vone, duke filluar me Aldus PageMaker filloi te perdorej thuajse ne çdo program qe i duhej.

Qellimi i tekstit eshte qe te mbushe ate pjese qe duhet te jete me tekst qe do te vendoset nga perdoruesi, ne kete menyre, per te bere me te dukshem disajnin dhe paraqitjen e nje faqeje interneti apo te faqes se nje libri. Edhe pse mund te mendohet se eshte nje tekst thjesht i rastesishem, ne fakt e ka nje kuptim dhe vjen nga nje shkrim Latin nga viti 45 para Krishtit. Pjesa qe ne njohim eshte e shkeputur nga "de Finibus Bonorum et Malorum" The Extremes of Good and Evil - Ekstremet se Mires dhe se Keqes, shkruar nga Ciceroni. Ne kete liber trajtohen teorite e etikes, shume popullore gjate Rilindjes.

Ka shume variante te Lorem Ipsum qe jane ndryshuar here pas here per qellime te ndryshme. Prandaj duhet te jeni te sigurt qe nuk ka ndonje gje te sikletshme apo ofenduese brenda.