Back

ⓘ Shqiptarët, sërbët dhe grekët. Shqiptaret, serbet dhe greket eshte nje analize politike dhe historike me autor Enver Bytyçi, eshte botuar nga shtepia botuese Ko ..




                                     

ⓘ Shqiptarët, sërbët dhe grekët

"Shqiptaret, serbet dhe greket" eshte nje analize politike dhe historike me autor Enver Bytyçi, eshte botuar nga shtepia botuese "Koha". Ky liber pasqyron marredheniet historike te tre popujve te Ballkanit Perendimor Qendror, sidomos gjate shek. XX dhe ne momentet aktuale te shek. XXI.

                                     

1. Pershkrimi

Shqiptaret, serbet dhe greket, jane tre popujt shumice derrmuese te Ballkanit Perendimor e Qendror. Historia e ketyre kombeve deri ne fillimin e shekullit XIX ka qene e mbushur me luftera per te perballuar fuqite e jashtme ballkanike, por edhe histori me konflikte te herepashershme midis tyre, per shkak te ambicieve perandorake te serbeve dhe grekeve, qe u trasheguan nga mesjeta deri ne ditet e sotme. Gjithsesi, lufterat para krijimit te kombeve ballkanike ishin ne pergjithesi luftera principatash, qe ne te shumten e heres kishin nje ekuiliber te admirueshem fuqie dhe, per pasoje, shqiptaret, ndonese u tkuren ne trojet e tyre etnike nga dyndjet sllavo-serbe, ruajten identitetin, fizionomine kombetare, traditen dhe etnine, derisa erdhen te kompaktesuar ne kohen e çlirimit nga sundimi osman. Ate kohe, shqiptaret ishin thuajse homogjene ne kater vilajetet osmane, ne ate te Shkodres, Janines, Shkupit e Manastirit. Ne kapitujt e ketij libri dalin ne pah lakmite e serbeve dhe grekeve ndaj trojeve shqiptare dhe perpjekjet qe ata kane bere per zhdukjen e emrit dhe kombesise shqiptare. Duke u mbeshtetur ne te dhena konkrete te kohes, ne argumente dhe fakte te pakundershtueshme, çdo njeri i paanshem do te dilte ne konkluzionin se, ne Gadishullin Ballkanik shqiptaret kane qene populli me i kercenuar per ekzistence. Ne kete liber, Bytyçi pershkruan aktet terroriste, qe serbet e greket kane bere kunder shqiptareve nga mesi i shekullit XIX deri me sot, rolin e Kishes Ortodokse ne funksion te nacionalizmave barbare e shoviniste etj. Çdo fakt i pohuar, çdo e dhene e koncentruar, çdo moment i shenuar ne marredheniet mes shqiptareve, serbeve dhe grekeve, nga mesi i shekullit XIX e deri me sot, ka aktualizuar vazhdimisht perfundimin, ne te cilin kishin ardhur mendimtaret e shquar shqiptare, si Pashko Vasa e Sami Frasheri, se "Serbet, greket dhe sllavet jane armiqte kryesore ekzistenciale te shqiptareve". Ne faqet e ketij libri do te jepen me shembuj, fakte dhe argumente te shumta per dobite dhe padobite e qendrimeve te shqiptareve, aleancat, miqesite dhe partneriteti i tyre me vendet e tjera. Ashtu siç shprehet edhe vete Bytyçi, ne parathenien e librit te tij," probleme te tilla nuk shterojne ne nje liber, ato kane nevoje te argumentohen e zgjerohen me tej, madje, kritika rend te ndalet ne percaktimet qe jepen aty. Por thelbi i çeshtjes per te cilen jane te interesuar lexuesit, besoj se jepet qarte dhe qellimi per te cilin eshte shkruar ky liber, besoj se ne mase te mjaftueshme arrihet”. Per realizimin e librit te tij, autori ka shfrytezuar te dhenat burimore te revistes "Koha", botuar ne Tirane 1998-2002 si dhe shkrimet shkencore te Abdi Baletes, Besnik Konçit, Ramadan Sokolit, Zekeria Canes, Muharrem Dezhgiut, Mitro Çeles, Ndriçim Mehmetit, Sherif Delvines, Blerim Çeles, Hysamedin Ferajt, Beqir Haçit, Qemal Velise, Avenir Pekes, etj. Ndihmese kane qene edhe informacionet e gazetes gjermane" Allgemeine Sollinger", sidomos lidhur me zhvillimet historike e politike ne Kosove. Krahas tyre, si burim i rendesishem te dhenash e faktesh, kane sherbyer edhe radioja gjermane "Dojçe Vele", sherbimet e teletekstit ne televizionet ZDF dhe ARD, gazetat shqiptare qe botohen ne Perendim "Bota sot", "Zeri" dhe "Koha Ditore".

                                     
  • 1979, Tiranë. Shokët e Besës, dramë nga Tasim Aliaj, 1981. Shqiptarët sërbët dhe grekët autor Enver Bytyçin Shqiptari që krijoi mbretërinë egiptiane