Back

ⓘ Ruterët, kompjuterikë. Ruteri eshte nje paisje e rrjetave kompjuterike i cili mundeson shperndarjen e paketave te dhenave drejt destinacionit te tyre sipas proc ..




                                     

ⓘ Ruterët (kompjuterikë)

Ruteri eshte nje paisje e rrjetave kompjuterike i cili mundeson shperndarjen e paketave te dhenave drejt destinacionit te tyre sipas procesit te njohur si rutim. Ruteret ndodhen ne shtresen e trete te modelit shtate shtresore te rrjetave kompjuterike. Rutimi me se shpeshti lidhet me Internet Protokollin, megjithate edhe protokolle me pak te popullarizuara te rutimit kane mbetur ende ne perdorim. Ne vitet e 60-ta kompjuteret me perdorim gjeneral perdoreshin si ruter. Edhe pse kompjuteret me perdorim gjeneral mund te performojne rutimin, ruteret modern jane kompjuter te specializuar, gjeneralisht me hardware shtese ne menyre qe te ritet performaca per funksionet e ruterit siq jane shperndarja e paketave dhe IPsec enkriptimi. Ndryshime tjera permirsuan besueshmerine, siq jane perdorimi i baterise krahas perdorimit te rrymes alternative, perdorimi i memorjes solide krahas memorjes magnetike. Ruteret modern kane filluar ti ngjajne switch-ave telefonik, teknologjia te cilave eshte duke konvergjuar ne nje zevendesim eventual. Ruteret e pare modern te perkushtuar dhe te pavarur jane Fuzzball ruteret.

                                     

1. Historia e rutereve

IMP qe eshte shkurtesa per Interface Message Processor ishte paisja e pare qe u perdor si ruter. Ne prill te vitit 1967, inxhinieri me emrin Wesley A. Clark sugjeroi idene e inkorporimit te IMP-it ne ARPANET Advanced Research Projects Agency Network gjate nje sesioni te dizajnimit me Lawrence Roberts, qe atekohe ishte shkenctari udheheqes i ARPANET-tit. Koncepti ishte qe IMP-i te shperndahej ne secilen faqe e cila do te mund ta trajtonte nderfaqen e ARPANET rrjetes kompjuterike, i cili eshte paraardhesi i Internetit. Me vone ne vitin 1981 nje inxhinier Amerikan i quajtur William Yeager formoi ruterin e pare shume protokollesh ne Universitetin e Stanfordit. Ruteri mbeshteste dy ose me shume protokolle, siq jane Internet Protokolli versioniIPv4 dhe IPv6. Len Bosack dhe Sandy Lerner, ish anetaret e stafit te operimit te kompjutereve ne Universitetin e Stanfordit themeluan kompanine Cisco. Cisco produkti i pare i zhvilluar ishte i bazuar ne ruterin shume protokollesh te Yeager-it.

                                     

2. Perdorimi

Ruteret kane aftesine qe ti shperndajne te dhenat nga nje rrjete ne tjetren. Kjo lejon qe dy rrjeta te menaxhuara nga organizata te ndryshme te shkembejne te dhena. Ruteret krijojne nje rrjeta nderrmjet tyre dhe shkembejne te dhena ne mes rutereve te tjere ne rrjeta te ndryshme. Pasiqe ruteret mund te pranojne trafik nga çfaredo rrjete qe eshte i lidhur ne te, dhe ta shperndaje ate ne rrjetat e tjera, ajo gjithashtu mund te lejoj qe edhe rrjetat qe mund te komunikojne normalisht njera me tjetren te shkembejne te dhena. Nje ruter mund te marre pjese ne kornizen Ethernet, ti shperndaj te dhenat nga Ethernet-i jashte, dhe me pastaj ti leshoj te dhenat IP ne nje kornize te tipit tjeter siq eshte SDH/SONET, PDH/T1, ATM, FDDI. Ne kete menyre ruteri mund te performoj konvertimin ne mes protokolleve, ne qoftese e ka hardware-in dhe software-in e duhur qe ta mbeshtese kete funksion. Qellimi kryesore megjithate, eshte shperndarja te dhenave nga nderfaqja qe i pranon te dhenat, ne nje nderfaqe qe i ritransmeton te dhenat e pranuara ne nje nderfaqe tjeter e cila i sherben nje rrjete tjeter.