Back

ⓘ Rugova, rajon. Rugova eshte treve malore ne Veri-Perendim te qytetit te Pejes, ne Kosove. Eshte regjioni i trete i Bjeshkeve te Nemuna, te njohura ndryshe si Al ..




Rugova (rajon)
                                     

ⓘ Rugova (rajon)

Rugova eshte treve malore ne Veri-Perendim te qytetit te Pejes, ne Kosove. Eshte regjioni i trete i Bjeshkeve te Nemuna, te njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Ne vitin 2013 u shpall Park Kombetar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves.

Rugova eshte rrethine etnografike, me rendesi te madhe per deget e gjuhesise si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika. Rugova eshte regjion i pershtatshem per alpinizem, bjeshkatari, skitari, ngjitje ne shkembinj, leshim me parashuta, piknike me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katert kryesore per sporte dimerore nga Federata Nderkombetare e Siktarise FIS me qendren ne Lucerne. Per me teper, ne prill te vitit 2013, Peja fitoi çmimin" Tourism for Tomorrow” me projektin" majat e Ballkanit”.

Rugova eshte e pasur me forma te shumta si shpellat, ujevarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. maja me e larte eshte Hajla 2403 m por rendesi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund te soditet i tere qyteti i Pejes. Nga Guri i Kuq 1522 m shihen si ne pellembe te dores: Gjeravica, trekufiri Boriqe, maja e Mariashit,maja e Hekurave, Shkelzeni dhe Liqeni i Plaves. Volujaku eshte po ashtu nje maje e larte 2014 m.

Ne kilometrin e katert gjendet via ferrata apo" Rruga e Hekurt” e vetmja ne Ballkan. Rugova ofron kushte per jetese megjithese numri i banoreve ka rene vitet e fundit.

                                     

1. Etimologjia

Emertimi" Rugove” ka per baze fjalen" rruge” pasi neper te kane kaluar rruge te rendesishme. Neper Rugove ka kaluar e vetmja rruge qe lidhte Shqiperine me Malin e Zi). Emertimi me i vjeter ne kete treve ndeshet ne vitin 1292, ku fjala" Shtupel” tregonte dy fshatrat e sotem: Shtupeqin e Madh dhe Shtupeqin e Vogel. Domethenia e kesaj ka te beje me punen qe benin banoret e ketij vendi, pra" step” paraqet njeriun qe merret me berjen e djathit apo bulmetit.

Te gjitha emertimet ne Rugove kane shpjegime ne baze te gjuhes shqipe. P.sh. fshati" Dugaive” ka per baze" duken”," Kuqishta” eshte emertuar per shkak te gureve e shkembinjeve te kuq qe gjenden ne kete zone," Reka e Allages” sipas nje agai nga Rozhaja qe i kishte aty pronat e veta si dhe" Stankaj” nga Stank Nika qe ishte nje njeri mjaft i njohur. Megjithekete, perhere ka pasur tendenca qe ketyre toponimeve tu jepen kuptime sllave, duke pasur parasysh konfliktin mes dy popujve, serbeve dhe shqiptareve. Emertimi ne Rugove eshte bere ne baze te disa veçorive:

  • Natyrore: Gropa e Bores, Kershi i Madh, Qafa e Deshve, Neqinati etj.
  • Historike: Kodra e Trimave, Vorret e Shehiteve, Hajla e Keqe etj.
  • Etnografike: Guri i Nuses, Qafa e Dasmoreve, Livadhi i Gjakut, sheu i Qyqes etj.
  • Autoktonie: Bjeshket e Kelmendit, Bregu i Kishes, Kroi i Nikçve, maja e Nike Dedes, Lugu i Shkodres, Qafa e Rexhajve etj.
  • Mjeshterore: maja e Lopeve, Guri i Çobanit, Llazet e Kuajve, Kershi i Cjapit, Shpella e Martinit etj.

Rugova pasurohet me toponime te reja gjate gjithe kohes. P.sh. disa nga toponimet e reja jane: Kodra e Shkolles, Lendina e Shkolles etj.

                                     

2. Gjeografia

Rugova ndodhet ne gjeresi gjeografike 42°44’N 20°3’E, ne largesi nga Prishtina prej 93 km. Ajo perfshin nje territor me siperfaqe prej 20330 ha. Ka shtrirje Lindja-Perendim me gjatesi prej 23 km. Gjendet ne mes te maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Lumi Lumbardh e ndan ne dy pjese duke krijuar lugine me pas gjate rrjedhes kanionin e thelle.

85% e territorit te pergjithshem e perfshijne pyjet ndersa 15% kullotat alpine. Relievi eshte i thyer, me shpate gelqerore te thikta e gryka te thella te ngushta erozive. Faqet e malit jane me pjerrtesi 15°-30° por ka raste kur arrin 45°-90°.Eshte e perbere nga forma te ndryshme te shumta karstike si shpellat, tunelet natyrore, ujevarat, liqenet glaciale etj. Treva e Rugoves eshte e ndare ne 13 fshatra dhe pese lagje te vogla. Fshatrat gjenden ne largesi nga njeri-tjetri 2–7 km.

Neper Rugove kalojne rruge te rendesishme: Lugu i Shkodres lidh Rugoven me Tropojen dhe Shkodren, Qafa e Çakorrit çon ne Plave e Guci, Qafa e Dasmoreve e lidh me Rozhajen dhe Qafa e Hajles me Dacaj e Husaj.

                                     

2.1. Gjeografia Klima

Treva e Rugoves ka klime te lagesht kontinentale me ndikim malor, vere te shkurter dhe te nxehte ndersa dimer te gjate te ashper. Pranvera eshte e vone dhe temperatura ndryshon brenda dites. Oret me diell nuk jane te gjata. Si rezultat i konfrontimit te rrymave te nxehta te lageshta detare me ato kontinentale jane reshjet e shumta. Maksimalja e reshjeve eshte ne muajin dhjetor 372.6 mm ndersa ato vjetore shkojne deri ne 1336 mm. Minimalja mujore eshte ne korrik 0.3 mm ndersa vjetore 540.6 mm.

Debora eshte e pranishme deri ne gusht, madje ne vitet e ’90-ta ka pasur renie edhe ne gusht. Lartesia e saj shkon prej 30 cm deri ne 2 m.

Temperatura mesatare ne pranvera eshte 4.4 °C – 7.5 °C, ne vere 10.6 °C – 17.2 °C, ne vjeshte 5.2 °C dhe ne dimer -10 °C deri ne -15 °C.

                                     

2.2. Gjeografia Flora

Regjioni i Rugoves karakterizohet nga nje larmi habitatesh, si: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurreta, pyll qarri, ahu e halore, kodrina, gropa e shpate, perrenj e gryka, zallishte e çakellishte dhe uje lumi,gurrash e pusesh, shpella,kthina e gropa karstike, toka gjysme te lageshta, pothuaj te thata e gelqerore, acide me ngjyre te purpurt, te kuqe te zeze, me gropa, brigje e lugaja, masive shkembinjsh e gure te derdhur.

Kjo shumellojshmeri habitatesh te le te mendosh per nje bimesi me diversitet te larte.

Bimesia e regjionit te Rugoves eshte e pranishme si ne Europen Qendrore ne lartesite e medha,por edhe bime qe jane karakteristike per Ballkanin dhe vetem per kete regjion. Ne regjionin e Rugoves dallojme 4 zona bimore:

                                     

2.3. Gjeografia Zona e dushkut

Kjo zone shtrihet ne lartesine 800-1000m dhe eshte mjaft e pasur. Kjo zone ze kryesisht pjesen e poshtme te regjionit perfaqesohet nga DudiMorus, Ahu quercus dhe Qarri. Po ashtu mund te gjejme: Mellezaostrya carpinifolia, Shkozacarpinus orientalis, Krekezaacer monspensulanum,Frasheri Fraxinus etj. Bimesia barishtore perbehet prej Terfilit Clover, VjollcesViolet, Flokezi, MakthiMelilotus, Zhabinat etj.

                                     

2.4. Gjeografia Zona e ahut

Shtrihet mbi zonen e dushkut ne lartesine 1000-1600m por mund te gjendet edhe ne zonat me te vogla. Pylli i ahut perben nje pyll te degraduar,ku verehen prerje masive per shfrytezim si lende e pare dhe per ngrohje. Ky pyll eshte i ri, me drunj te holle te gjate dhe ne forme shkurresh. Pyjet e ahut formojne hije te forte,prandaj bimesia e ulte eshte e rralle duke favorizuar rritjen e kerpudhave qe pelqejne kete habitat.

                                     

2.5. Gjeografia Zona e pyllit halore

Ne pjesen e siperme te ahut takohet rrobulli, i cili arrin lartesine e perhapjes deri ne 2200m lartesi mbidetare duke shenuar kufirin me te larte te bimesise drunore. Keto pyje jane te pastra dhe perbehen nga breu i bardhe, pisha e zeze, arneni, bredhi zi etj. Pyjet halore jane te dendura, ndersa mbulesa bimore perbehet nga bimesi kserofile e preferuar per rritjen e kerpudhave. Bimet barishtore jane: Fiershqipja, Flokezi i alpeve, narcissi, dredheza, boronica, manaferra etj.

                                     

2.6. Gjeografia Zona e kullotave alpine

Karakteristike per kete zone eshte mungesa e pyllit. Kjo zone perbehet kryesisht nga bime barishtore e shkurret. Speciet me kryesore jane:

  • Fam.Papilionaceae Terfili I alpeve
  • Fam.Cariofilaceae Bari I eger ose Festuca sp
  • Fam.Compositae Njemijefleteshi,Shmanga,Asteri,Pelini etj.
  • Fam.Fabaceae ngjane shume me Orkiden
  • Fam.Cambanulaceae Lule kembana,C.Albanica etj.
  • Fam.Crucifereae Boronica e zeze,Boronica e kuqe,rrushi I arushes etj.
  • Fam.Rosaceae Zorreca ose Potentilla apenina
  • Fam.Graminaceae Flokesi,Fleumi I alpeve,baregjaku
  • Fam.Campanulaceae Xhufka dhe Shtara

Tipet e bimesise:

  • Pyll haloreRrobulli. 1300-2200m
  • Bime barishtore kserofite
  • Pyll ahu. 800-1000m
  • Bime barishtore mezofite
  • Pyll gjethegjere.
  • Pyll halore mesdhetar
  • Pyll gjethegjere buzeujorshelgu
  • Pyll dushku. 600-1000m

Campanula foliosa eshte nje bime shumevjecare e livadheve subalpine dhe rrezave pyjore. Ne regjionin e Rugoves eshte konstatuar ne Neqinat.

Phyteuma pseudorbiculare eshte barishte shumevjeçare e kullotave alpine. Ne Rugove gjendet ne majen e Rusolise.

Asyneuma trichocalycinum eshte barishte shumevjeçare e pyjeve te brezit subalpin. Edhe kjo bime eshte gjetur ne Neqinat, ne Rugove.



                                     

2.7. Gjeografia Fauna

Regjioni i Rugoves perben kompleks habitatesh te pershtatshme per pranine e madhe te organizmave te gjalle. Ne regjion rezulton nje faune e pasur si per nga diversiteti, shtrirja dhe llojet e rralla te rrezikuara ne shkalle kombetare e nderkombetare. Rendesi te madhe per Rugoven dhe jeten ne Rugove, kane kafshet si: delet, kuajt, gomaret etj.

Shpendet qe ndodhen ne regjionin e Rugoves jane:

  • Shkaba Gyps fulvus
  • Shqiponja e maleve Aquila chrysaetos
  • Trumcaku Passer domesticum
  • Pellumbi i eger Columba livia
  • Thellenza e malit Alectoris greaca
  • Kukuvajka Carine noctua
  • Qukapiku i gjelbert Picus viridis
  • Zog bore Fringilla coelebs
  • Qyqja Cuculus canorus
  • Shqiponja e vogel Hieraaetus pennatus
  • Skifteri Accipiter nisus
  • Harabeli i shtepise Passer domesticus
  • Sorra Corvua cornix
  • Korbi Corvus corax

Insekte te regjionit te Rugoves jane:

  • Fluturat
  • Diteshkurtet,
  • Flatrafortet dhe

Peshq te mundshem jane:

  • Mustaku i lumit gabio lepidolaemus
  • Trofte mali Salmo trutta fario
  • Trofte mali e bujanash lumore Salmo trutta macrostigma
  • Trofte e mermerte Salmo marmoratus cuver


                                     

2.8. Gjeografia Hidrografia

Regjioni perbehet nga nje rrjet i dendur ujor. Edhe pse toka e perbere nga shkembinj gelqeror nuk favorizon pranine e ujit, ne te jane pllakat silikate qe mundesojne pranine e ujit te bollshem.

Ne anen jugore te regjionit, ndodhen Liqeni glacial i Kuqishtes 1900 m i mbushur me uje te fresket gjate gjithe stineve dhe Liqeni i Drelajve 1800m, qe thahet gjate veres se nxehte. Njihen edhe liqene te tjere ne anen veriore te regjionit, por te paqendrueshem.

Burimi ne fshatin Haxhaj dhe tjetri ne rreze te majes se Jelenkut takohen ne Kuqishte duke krijuar lumin Lumbardh qe eshte ujembledhesi kryesor.

Ne kilometrin e gjashte ndodhet ujevara e gjate 25m qe buron ne shkemb e derdhet ne lum.

’’’Ne anen veriore te ketij lumi dallojme rrjedhat:’’’

  • Gerka e Koshutanit, qe mbledh ujin nga tre fshatra, dhe te ashtu quajturin Sheun e Keq per tu derdhur ne kilometrin e 17-te
  • Gurra e Saku Rames dhe Shente e Pepajve ne kilometrin e 18-te
  • Sheu i Pervares qe sjell uje qe nga Lumbardhi dhe Guri i Kuq dhe derdhet ne lum.
  • Lumi i Milisheves ne kilometrin e 4-te derdhet ne lume.
  • Nga ana jugore e regjionit derdhen rrjedhat e prrockave si sheu i Llazit te Mullinit kilometri i 19-te.
  • Sheu i Nikçit qe sjell uje nga Lugu i Shtedimit dhe Sheu Llazeve, kalon dy mullinj misri dhe derdhet ne kilometrin e 13-te
  • Lumi i rrembyeshem i Shushices ne anen lindore te regjionit dhe derdhet ne Drinin e Bardhe.
  • Sheu i Rek Allages qe mbledhe uje qe nga Kroi i Hajles, nga 3 fshatrat dhe derdhet ne lume.

Keta perrenj jane te rrembyeshem sidomos gjate shirave ne pranvere, gjate vjeshtes dhe ne fund te dimrit ku verehet edhe prurje e madhe e reres dhe gerryerjeve te shtratit. Te gjitha keto prrocka, shena dhe puse jane te pijshem sidomos ne fillim te qarkullimit te tyre. Kjo prani e ujit ne zone eshte nje potencial i mire per zhvillimin e qendrave turistike dhe e favorshme per gjithe sportet ne çdo stine.



                                     

2.9. Gjeografia Speleologjia

Ne rajonin e Rugoves, shpellat jane te pranishme pothuajse kudo megjithese keto shpella jane pak te hulumtuara. Shume shpesh keto shpella u bene strehe per te perndjekurit politike, jo vetem rugovas por shqiptare nga te gjitha trevat. Edhe pse studiuesit nuk ia kane kushtuar vemendjen e duhur, vendasit kane shkruar romane per keto shpella. Disa nga shpellat me te medha jane: ’’Shpella e Karamakazit’’’ kilometri i trete, ’’Shpella e Gurres se Rutes’’’ Drelaj, ’’Shpella e Madhe’’’ dhe ’’Shpella e Radavcit’’’ ne Veri-Lindje te Rugoves. Shpella e Radavcit eshte shpella qe eshte hulumtuar me se shumti dhe njeheresh me e madhja. Ne thellesi prej 30–40 m perbehet prej korridoreve ku eshte gjetur uje, ndersa me ne thellesi jane tre liqene te vegjel. Ne kete shpelle flitet si legjende se eshte gjetur femuri i kembes se njeriut i cili vleresohet te kete qene i gjate 2.40 m si dhe nje qyp me vellim prej 80-100L. Ne kete vend mund te strehohen rreth 30.000 veta, kaq sa kishte qyteti i Pejes ne ate kohe.

                                     

2.10. Gjeografia Morfometria

Ne kohen e akullnajave, Alpet Shqiptare ishin te mbuluara me akull deri ne Vermosh, edhe Bjeshket e Nemuna si pjese e tyre. Regjioni i Rugoves ishte i mbuluar ishte i mbuluar me nje trashesi akulli me shume se ne malet e tjera te Kosoves, andaj ketu kemi nje perhapje shume me te madhe te formave glaciale, sidomos ne kreshtat e maleve jane formuar liqene glacial si Liqeni i Kuqishtes, Liqeni i Drelajve etj. Nje pjese e mire e akullnajave ishte leshuar deri ne Lumin Mbushtria, rrjedha e Lumbardhit dhe Ibri ne Rozhaje, duke shtresuar horizonte te trasha morenave. Akullnaja e Pejes ka qene e gjate 25 km, e cila ka formuar Gryken e Rugoves, duke funderruar sasi te madhe materiali te morenes prej 260 m, qe perbente morenen me te madhe ne Ballkan.

Si reliev i ulur dallohen vendbanimet pergjate lumit Mbushtria, nje pjese e Shtupeqit te Madh, dhe pjeserisht fshati Kuqishte. Ne forme gropash jane fshatrat: Drelaj, Koshutan, Haxhaj dhe Llaz-Bjellopaq, si gropa me e thelle ne regjion e krijuar nga levizjet tektonike ose duhet te jete krateri i nje vullkani. Ne forme kodrinore jane Kuqishta dhe Shkreli. Lugaje-shpat eshte Shtupeqi i Madh nder shpatie terrene te pjerreta jane fshatrat: Pepaj, Malaj dhe Shtupeqi i Vogel me 60o pjerrtesi. Dugaiva njihet si rrafshnalte.

Rugova, po ashtu, eshte pre e rreziqeve natyrore si rreshqitjeve te tokes, shkarje te dheut e shkembinjve, por edhe ndonje shembjeje te lehte.

Ne kilometrin e nente ndodhet pjesa aktive prej nga niset orteku, nga Bjeshka e Lumbardhit, me shpejtesi te madhe kalon lumin Mbushtra dhe bllokon rrugen ne lartesi 6–8 m debore. Nderkaq ne kilometrin e 15-te gjendet orteku periodik. Ne vitin 1982, si pasoje e shpyllezimit, ne fshatin Koshutan bie ortek shume i madh, me ç’rast humben jeten 11 banore.

                                     

3.1. Historia Historia e hershme

Ballkani ka qene i banuar shume heret, qe nga parahistoria. Po ashtu, ka shenja qe edhe Rugova te kete qene e populluar qysh nga koha kur njerezit jetonin neper shpella. Me se miri kete e verteton femuri i kembes se njeriut i gjetur ne Shpellen e Radavcit por edhe nje vizatim ne gur qe mendohet te jete qysh nga koha e pellazgeve. Si nje krahine etnografike, pasi nuk eshte studiuar aq sa duhet nga shkencat si arkeologjia, me se miri historine e hershme e ndeshim ne gojedhenat e ketij vendi.

                                     

3.2. Historia Mesjeta dhe koha e Perandorise Osmane

Dokumentet zyrtare per Rugoven i takojne shekullit te XIII por kjo treve u popullua masivisht vetem dy shekuj me pas. Pas pushtimit te Ballkanit nga P. Osmane 1389 Rugova njihet si pjese e Sanxhakut te Shkodres ndersa nga shek XVI i takon Sanxhakut te Dukagjinit. Me ndarjen re administrative qe u be ne shek XIX kjo zone i takon Vilajetit te Kosoves.

Malesia ka pasur perhere nje lloj autonomie nga Perandoria Osmane. Kelmendasit ishin te liruar nga detyrimet e qeverise osmane. por kohe pas kohe kishte konflikte mes vendasve dhe pushtetit.

Me 1638, Perandoria Osmane dergon ne Rugove nje armate prej 15000 ushtaresh. Kjo fushate doli e pasuksesshme pasi shpejt osmanet u detyruan te mbrapsen. 11 vite me pas, me 1649, kelmendasit sulmojne keshtjellen e Medunit dhe per tri dite e pushtojne ate duke fituar autonomi me te madhe. Luftimet do te rifillojne ne vitin 1700 kur Porta e Larte e ngarkon Pashain e Pejes qe ta nenshtroje Rugoven me çrast nga Rugova ne Peshter shperngulen 274 familje.

Luften kunder Perandorise Osmane rugovasit e mbeshteten duke marre pjese ne luften austro-turke me 1737-1739. Por, kontributin me te madh e dhane ne Levizjen Kombetare.

                                     

3.3. Historia Levizja Kombetare Shqiptare

Rugovasit ishin gjithmone te gatshem per luften per liri. Ata moren pjese ne Kuvendin e Lidhjes se Prizrenit me 1878 perfaqesues: Dem Isufi, Rexh Avdia ishin vendimtar ne Luften e Nokshiqit, qe njeheresh paraqet fitoren e pare te Lidhjes se Prizrenit. Po ashtu, moren pjese ne Kuvendin e Pejes me 1899 11 perfaqesues, te "Verrat e Llukes" me 1903 2 perfaqesues.

Rugovasit paten rol kyç ne kryengritjen e armatosur me 1904 ku moren pjese edhe Peja me Gjakoven. Pas kundershtimit te revolucionit xhonturk, me 1908, rugovasit gjenden para kater batalioneve osmane te pajisura me 24 topa. Po ashtu, ne kryengritjet mbareshqiptare qe karakterizuan vitin 1912, pergjaket edhe Rugova. Nderkaq, me 28 nentor 1912, Rugova dergon ne Vlore60 fshatar ne perkrahje te Pavaresise se Shqiperise. Pas Konferences se Ambasadoreve ne Londer me 1913, Kosova ndahet perfundimisht nga Shqiperia. Ne Rugove rifillojne brutalitetet me qellim te kthimit ne ortodoks, çarmatimi i shqiptareve, privimi i te drejtave themelore etj.

Gjate viteve 1915- 1918 Rugova pushtohet nga Austro-Hungaria ndersa pushteti serb rivendoset me 1918. Me 1919 ne Rugove shperthen nje kryengritje e armatosur. Vendasit luftojne kunder Armates III Serbe. kreret me te dalluar jane: Zhuj Selmani, Sali Rama, Ker Sadria, Zhuk Haxhua etj. Gjate ketyre viteve digjen 410 shtepi rugovase. Levizja Kaçake, ashtu si ne tere Kosoven, u zhvillua edhe ne Rugove.

                                     

3.4. Historia Lufta e Dyte Boterore

Gjate Luftes se Dyte Boterore, Rugova ishte nen pushtetin italian. Ne kete periudhe u formua komuna e pare ne Kuqishte me kryetar Zhuj Ker Bardhin dhe u hap shkolla e pare shqipe ne kete treve. Ne nderkohe, ne vitin 1942, per shkak te tradhtise nga ana malazeze u mbyll kufiri. Ne rrethanat e kesaj lufte, per shkaqe te mbrojtjes, u formuan kater banda, formacione gjysmecivile e gjysmushtarake:

  • Banda e Rize Zymerit
  • Banda e Zhuk Haxhise
  • Banda e Sali Rames
  • Banda e Sak Fazlise

Ne mes te luftetareve, u shquan edhe gra qe mbrojten nderin e tyre me arme, nder te cilat Beke Maliqja Beke Alia qe vrau shtate nizame.

Levizja Nacional-Çlirimtare ne Rugove pati jete te shkurter pasi vendasit e kishin humbur besimin. Ne nentor te vitit 1944 se bashku me Pejen u çlirua edhe Rugova.

                                     

3.5. Historia Rugova pas Luftes se Dyte Boterore

Me formimin e Jugosllavise Kosova u shpall Krahine Autonome Socialiste e Serbise. Si ne çdo periudhe tjeter pati konflikte mes rugovasve dhe pushtetit. Qe ne vitin 1945 filluan perleshjet me komunistet. Ne Rugove u formua Partia Antikomuniste Nacional-Demokratike Shqiptare me kryetar Syle Mehmetin qe vdiq ne burgjet e Jugosllavise. Kjo ishte partia e pare ne Kosove dhe veproi deri me 1952.

Gjate kohes se Jugosllavise shume rugovas u aktivizuan ne organizimin e protestave dhe demonstratave ne tere Kosoven. Ndersa Rugova u be qender e beselidhjeve te medha per ndaljen e gjakmarrjes, fillimisht ne vitin 1970 pastaj edhe me 1990 kur filloi aksioni i madh per Pajtimin e Gjaqeve nga Anton Çetta.

Rugova e kundershtoi shume here pushtetin si ne rastin e shkollave, te elektrifikimit etj. Andaj pati shume te burgosur politike.

Ne vitet e 90-ta u formua LDK-ja, Shoqata e Intelektualeve, Shoqata Humanitare dhe Nenkeshilli per Kthimin e Shqiptareve te Shperngulur.

                                     

3.6. Historia Lufta e Kosoves

Rugova ka qene strehe e patrioteve te medhenj si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka etj. Andaj, edhe gjate luftes se fundit, Rugova luajti nje rol te rendesishem ne kete aspekt duke strehuar popullaten qe kishte marre rruget dhe rrugelidhje per ata qe kerkonin te dilnin ne Mal te Zi. Po ashtu ne Rugove veproi nje dege e UÇK-se me komandant Salih Lajçi e njohur si "Brigada 136 Rugova".

Vazhdimisht kishte sulme dhe konfrontime, djegie shtepish nga ana serbe dhe masakra ne njerez. Gjate kesaj kohe pati familje qe nuk i leshuan per asnje çast tokat e veta. Keto familje dhane kontribut te madh dhe e ndihmuan UÇKne duke e furnizuar me ushqime, ilaçe dhe mjete te tjera te nevojshme. Shume vendas iu bashkuan kesaj brigade dhe pati te atille qe ndihmuan furnizimin me arme.

Avokati rugovas, Bajram Kelmendi, ishte i pari qe beri akuzat ne Hage kunder kriminelit Millosheviq.

Nga kjo lufte Rugova doli me deme materiale por edhe me humbjen e njerezve me te shquar.

                                     

4. Popullsia

Rugova eshte treve etnikisht e paster, ku jetojne rreth 150 banore te cilet iu takojne gegeve. Popullsia ka prejardhjen nga Kelmendi Malesia e Madhe. Andaj popullata ndahet ne fise qe iu takojne vellazerive te medha te Kelmendit: Lajç, Nikç, Muriq, Vukel dhe Selce. Sipas legjendes, brezat u formuan nga kater djemte e kryeplakut qe fillet e veta i paten ne Bishtanin. Ne trollin e Rugoves erdhen bijte e Nike Dedes qe me pas fshatrave u dhane emrat e tyre, p.sh. Dreli – Drelajve, Stanku – Stankajve, Pepi – Pepiqit Pepajve, Noku – Nokshiqit etj. Megjithekete, nje pjese e vendasve u vendosen ketu per shkak te gjakmarrjes.

Regjistrimi i pare i popullsise haset ne vitin 1485 ne Defterin e Perandorise Osmane per Sanxhakun e Shkodres. Sipas ketij defteri, Rugova ne shek. XV kishte 69 shtepi me 114 banore. Por, gjithashtu, ne kete defter ka te dhena per disa fshatra te Rugoves, andaj mund te hipotekohet se Shtupeqi 38 shtepi ne ate kohe dhe Boga 2 shtepi atehere te kene qene te ndara nga teresia e pergjithshme.

Per me se 436 vjet nuk gjendet asnje e dhene per popullsine. Per shkak te armiqesise me pushtetin, banoret shume here bojkotuan regjistrimet, te cilat nga viti 1921 i organizuan vete.

Per shkak te lufterave te shumta, shpernguljet ndodhen kohe pas kohe. Por, me masivet ishin ato pas Luftes se Dyte Boterore dhe, sidomos, pas viteve te ’60-ta kur rritet presioni nga pushteti jugosllav.

                                     

4.1. Popullsia Jeta rugovase

Rugova eshte nje mjedis shqiptar i veçante, etnikisht qind per qind i paster.

Ne kohen e Perandorise Osmane, Rugova i takonte Sanxhakut te Shkodres dhe per nje kohe te gjate tregtia u zhvillua vetem me Shkoder. Nga viti 1959 i takon administrikisht Kuvendit Komunal te Pejes.

Organizimi fisnor i ngjante nje modeli mesjetar pasi Kanuni i Leke Dukagjinit ishte e vetmja norme vendimmarrese. Ky organizim imponoi jeten e pergjithshme. Shtepite – kulla kishin nga 50-70 anetare. Te ketilla shtepite kishin nga nje histori ne vete ne baze te se ciles nderoheshin, respektivisht denoheshin.

Rugovasit jane model tipik i nje shqiptari te hershem: mikprites, bujare, trima dhe te dashur. Mbi te gjitha shume krenare dhe besnike, gjera per te cilat shkruan edhe historia.

Ata jane punetore por para se gjithash merren me blegtori, blegtori kjo ekstensive. Ndonese sot koha e ka bere te veten, ne te kaluaren ka pasur shume shtepi qe kishin deri ne 1000 krere dele dhe 50 lope e kuaj. Barinjte nomade largoheshin gjate dimrit ne Rrafsh te Dukagjinit dhe ne Peshter te Malit te Zi me muaj te tere. Gjerat e tilla ne ditet tona pothuajse nuk ndodhin. Kryeçobani ishte specialist i pashkolluar dhe veterinar i vetemesuar.

Rugovasit nuk martohen brenda fisit te vet, sado kusherinj te larget te jene. Deri vone, per shkak te barrierave qe ndodheshin ne mes malit dhe rrafshit, martesat beheshin vetem mes viseve malore, gje qe po ashtu ka nderruar ne ditet tona.

Mbremjet rugovase i karakterizojne mbledhjet e burrave neper oda ku kendohen kenge me lahute e çifteli dhe luhen lojera tipike tradicionale. Keto oda ndriçoheshin vetem me pisha apo llamba te vajgurit deri ne vitin 1983 kur rugovasit me kembengulesi e kundershtuan pushtetin jugosllav dhe bene elektrifikimin e vendit.

Gruaja rugovase kishte dhe ka nje pozite dhe vend te veçante ne familje. Ajo ka te drejta te barabarta me burrin. Andaj nuk eshte aspak e çuditshme kur i hasim ne lufte krahe per krahe me burrat. Kishte raste kur vajzat luanin funksionin e djalit duke mohuar çdo gje femerore. Keto vajza quheshin" burrnesha”, nderronin emrin, nuk martoheshin, merrnin pjese neper oda dhe udhehiqnin familjen. Ngjashem me amazonat e antikitetit parahelen.

Perveç puneve te shtepise, grate merreshin edhe me rritjen e femijeve me punedore, me qepjen e rrobave dhe mjaft te njohura jane qylymet qe i qepnin.

Rugovasit festojne Diten e Pranveres, Diten e Shengjergjit dhe vemendje te veçante iu kushtojne Lojerave Tradicionale.

                                     

4.2. Popullsia Religjioni

Rugovasit nuk kane qene kurre religjioz dhe nuk merakoseshin per fene. Ne rend te pare vinte vatani. Besimi i tyre kishte te bente me shume elemente te paganizmit. Megjithekete, ata i qendruan besnike identitetit te pareve dhe deri ne vitin 1703 nuk gjendej asnje mysliman. Te 13 fshatrat e Rugoves kishin kisha deri ne kohen kur Perandoria Osmane i rrenoi ato.

Ne lufte per te mbrojtur fene e tyre, ne shek. XX, duke refuzuar konvertimin ne ortodoksizem, zhvillohej nje lufte me nje tjeter qellim. Te pranoje ortodoksizmin do te thoshte se po shkel mbi kombesine tende. Ne thelb, ky ishte destinacioni: asimilimi. Qindra rugovas vdiqen ne lufterat e atij shekulli por asnjeri nuk e humbi identitetin e vet.

Xhamia e pare u ndertua ne Drelaj ne vitin 1915, e dyta ne Koshutan dhe e treta ne Shtupeq te Vogel. Nderkaq, hoxha i pare ishte Mulla Syle Rugova. Te gjithe hoxhet e xhamive te Rugoves banonin ne Peje.

Sot ne Rugove gjendet vetem nje kishe ne Kuqishte dhe dy xhamite e shek. XX ne Drelaj dhe Shtupeq te Vogel. Po ashtu, ne hyrje te Rugoves ndodhet Patrikana e Pejes, e ndertuar ne shek. XIII dhe qe sherbeu si momumenti kryesor i serbeve ne Kosove. Qe nga viti 2003 mbrohet nga UNESCO, ndersa per me se 300 vite ajo u mbrojt nga nje familje rugovase qe mbante titullin "vojvode".

                                     

5. Kultura dhe tradita

Bjeshket e Nemuna ne pergjithesi dhe Rugova ne veçanti shquhen per traditat dhe zakonet e tyre. Karakteristike e ketij regjioni jane veshjet, vallezimi, dialekti, lojerat tradicionale etj. Edhe pse atje tradita akoma jeton, rol kryesore ne promovimin e saj luan Ansambli Autokton" Rugova.

Investimet kulturore po rriten dita-dites. Amfiteatri ne Malaj eshte rinovuar dhe tani sherben per mbajtjen e mbledhjeve kulturore, ndersa amfiteatri ne Reke te Allages po shfrytezohet per prezantimet e" Film Fest”-it. Perveç ketyre, ushqimet tradicionale vazhdimisht gatuhet si: flia, leqeniku, shellira, maza e zier etj.

                                     

5.1. Kultura dhe tradita Kostumet

Rugova ka veshjen e saj tradicionale ku dallime te medha hasim tek veshja e grave. Veshja e grave eshte e mbushur me qendisma dhe rruaza me ngjyra e simbole te ndryshme. Ajo perbehet nga kemisha prej pelhure me menge te shkurtra. Mbi te vishet nje fustan i qepur nga 120 pjese, te bashkuara ne nje kollan. Mbi kemishe vishet nje lloj jeleku zi i cili quhet" krace”. Nga qafa deri te beli leshohet qysteku. Ne pjesen e parme vendosen ca shami ndersa ne pjesen e pasme vendoset" peshtjellaku” mbi te cilin vendoset" shoka”.

Ne koke eshte shamia e kuqe, nga kyçi i dores e deri te berryli jane menget e zeza si dhe çorapet po ashtu te zi. Opingat nga lekura jane te njejta si per burra ashtu edhe per gra.

Perveç tirqve dhe plisit qe i ndeshim kudo tek shqiptaret, karakteristike e burrave te kesaj treve eshte shalli I bardhe I cili vendoset ne koke, I gjate mbi 3 metra. Shalli vendoset qe nga mosha 7 vjeçare e deri sa te vdesin kur edhe sherben per t’i mbuluar. Tirqit vishen me nje kemishe, nje brez, nje jelekxhamadan dhe nje lloj tunikexhurdi te zeze.

Shembuj te tirqve kemi" braies” ne Gali," kilt” ne Skoci te cilat te kujtojne kiloton bavareze.

Varesisht nga mosha ndryshon edhe veshja. Keshtu, kemi llojin e veshjeve te vajzave, te grave dhe te plakave; veshjet e djemve, te burrave dhe te pleqve.

                                     

5.2. Kultura dhe tradita Vallja pirrike

Vallja pirrike eshte nje valle mitike e cila eshte luajtur gjithmone te malesoret. Kjo eshte valle luftetaresh kretas, e krijuar nga kurretet rojet mitike te Zeusit foshnje. Edhe sot vallezohet me shpata qe vrigellojne ne ajer.

Kurretet, per ta penguar Kronosin qe te zbuloje vendin ku fshihej I biri I tij, Zeusi, ata I mbulonin te qarat e foshnjes me vrigellimin e shpatave te tyre. Dorjanet e shpien ne Sparte kete valle. Aleksandri I Madh para se te leshohej kunder perseve kerceu kete valle ndersa Jul Cezari, pas qendrimit ne Iliri, e beri ate te famshme ne Itali.Albanologu Thelloczi pohon se iliret vallezonin me shpate ne dore si shqiptaret sot.

Edhe grate kane vallen e tyre me shamia dhe po ashtu vallja e kombinuar qe vallezohet nga grate dhe burrat se bashku.

                                     

5.3. Kultura dhe tradita Muzika

Ky rajon ka muzike homofonike, ngjashem me rajonin verior te Shqiperise. Muzika eshte e pranishme jo vetem ne dasma por edhe ne jeten e perditshme: burrat kendojne gjate mbledhjeve neper oda dhe grate gjate puneve te tjera te perditshme. E veçanta e kesaj eshte se muzika kendohej edhe neper raste mortor, kur humbej ndonje trim i shquar. Ky ishte ngushellimi me i madh dhe kendimi i kengeve paraqiste nje privilegj te caktuar. Rugova ka 54 kenge epike kushtuar trimave te saj. Lahutari me i moçem qe njihet eshte Hysen Selman Husaj 1791-1876.

Instrumentet karakteristike jane: lahuta, çiftelia dhe sharkia. Vlen te ceket melodia e krijuar nga gjethja dhe ajo qe eshte me e rendesishmja e kesaj zone: kenga majekrahu. Ne te kaluaren kenga majekrahu ka sherbyer per komunikim mes dy a me shume personave nga njera koder ne tjetren.

Po ashtu, kjo treve zoteron instrumentalin e njohur si Vallja e Rugoves, qe sot degjohet neper dasma ne mbare Kosoven dhe Malesine. Se bashku me kete valle luhet edhe vallja pirrike.

Rugova mbetet atelie per krijimin e kengeve epike por edhe ninullave. Ninullat kenget qe u kendohen foshnjave jane me vlere te caktuar pasi permes tyre femijet merrnin urimet me vlere per te ardhmen e tyre.

                                     

5.4. Kultura dhe tradita Traditional Games

Keto lojera zene nje vend te rendesishem ne kulturen e Rugoves. Organizimi i ketyre lojerave bashkon rugovasit çdo gusht, imigrantet dhe vendasit per te luajtur, kenduar dhe vallezuar. Pjesemarresit demonstrojne aftesite fizike te tyre. Ne keto lojera marrin pjese vetem burrat. Ka rregulla te caktuara si dhe shperblime per fituesit. Lojerat Tradicionale kane gjate disiplina:

                                     

5.5. Kultura dhe tradita Gurapeshi

Pjesemarresit duhet ta hedhin nje gur qe peshon afersisht 7 kg. Kjo disipline vjen nga antikiteti dhe luhej nga Iliret. Po ashtu, disiplina e quajtur rrasa, qe nenkupton" gjuajtje me dore”, qe sot luhet nga barinjte, vjen nga antikiteti. Simbolika e kesaj i pershtatet thenies" Mos e prek token time, sepse edhe guret te denojne.”

                                     

5.6. Kultura dhe tradita Rrezimi i duarve

Per kete disipline eshte tryeza e posaçme. Dy pjesemarres luajne kunder njeri-tjetrit, prandaj gara zhvillohet ne baze te eliminimeve. Kjo lloj loje u luajt nga Skenderbeu kur u kthye ne Kruje. Per kete shkak, ne Rumani kjo disipline quhet" Loja Skenderbe”.

                                     

5.7. Kultura dhe tradita Mundja

Mundja paraqet nje disipline ku pjesemarresit praktikojne stilin e tyre. Nje rund zgjate 5 minuta por mund te kete edhe minuta shtese. Per çdo fitore, pjesemarresit grumbullojne pike ne baze te se cilave shpallet fituesi.

                                     

5.8. Kultura dhe tradita Hedhja e llastarit

Garuesit duhet te hedhin nje dru te gjate 5 metra me diameter rreth 13 cm, i cili quhet llastar. Per gjuajtje perdoren vetem duart.

                                     

5.9. Kultura dhe tradita Terheqja e litarit

Kjo disipline eshte mes ekipeve qe perbehen nga 5 anetare. Litari eshte i trashe dhe rreth 12 metra i gjate. Ne mes gjendet flamuri. Ekipi qe e terheq litarin deri sa flamuri te jete ne anen e tyre shpallet fitues. Zakonisht, kjo gare zhvillohet mes dy fiseve, dy fshatrave apo dy familjeve.

                                     

5.10. Kultura dhe tradita Dialekti

Trajta te folurit fonetik i perket dialektit gege me perjashtim te togut zanor" ua” dhe te trajtave foljore qe i takojne dialektit toske. Ne perberje eshte e ruajtur shkodranishtja. Dallimi me i madh qendron te zanoret. E theksuar eshte a-ja e cila ne artikulim i afrohet o-se. Ne disa raste a-ja kthehet ne i p.sh." livdoj” ne vend te" lavderoj”," gjimoj” ne vend te" gjemoj” etj. Shkronja" e” zhduket ne te folur p.sh." çuditshe” ne vend te" çuditeshe”," skuqshe” ne vend te" skuqeshe” etj. Shkronja" e” ruhet vetem perpara tingujve lengezore, sonore dhe ne rasen kallezore. Tiparet me te shquara dhe qendrore jane nazalizmi dhe denazalizmi qe do te thote se mbizoterojne zanoret hundore. Diftongjet jane ruajtur rrenjesisht me perjashtim te diftongut" oe” qe nuk degjohet fare.

                                     

6. Edukimi

Si nje vend i okupuar per vite te tera, Rugoves iu ndalua shkollimi dhe arsimimi. Per nje kohe te gjate mesimi u zhvillua ne gjuhen serbe me tendence asimilimi. Por, ndonese nuk ndikoi ne asimilim, kjo ndikoi ne analfabetizem. Pjesa derrmuese e popullsise ishte analfabete deri ne gjysmen e pare te shek. XX.

Me gjithe veshtiresite dhe pengesat, deshira per mesim ishte e pranishme gjithmone gje qe e deshmon edhe mbajtja e oreve mesimore ne natyre, pastaj neper shtepi private deri ne vitin 1930 kur u hap shkolla e pare katerklaseshe ne Kuqishte. Me vone, ne vitin 1946 hapet edhe shkolla" Perparimi” ne Drelaj. Do te kalojne 6 vite deri sa te hapet progjimnazi i pare ne Kuqishte dhe ne 1956 nxirret gjenerata e pare prej 17 semimaturantesh çka paraqet sukseset e para te kesaj treve ne fushen e arsimit. Pergjate viteve 1947-1969 hapen paralele te shkolles fillore" Nje maji” ne Haxhaj edhe ne 8 fshatra te tjera te cilat u vershuan nga numri i nxenesve. Perveç kushteve jot e mira neper shkolla, rugovasit perballeshin edhe me presionin nga jugosllavet. Kete e deshmon djegia e shtepise-shkolle ne vitin 1953, ndalimi i te ardhurave, tentimi i kohepaskohshem per mbylljen e ketyre shkollave. Kontribut jashtezakonisht te madh dhane mesuesit, nder te cilet kishte edhe femra.

Pavaresisht ketyre, shkollat dhe paralelet rugovase korrnin sukses ne nxjerrjen e gjeneratave dhe personaliteteve te shquara. Shkolla" Perparimi” kishte edhe revisten e vet" Gurra” ne gjuhen shqipe ku nder te tjerash shqyrtoheshin edhe problemet me te cilet perballej Kosova e asaj periudhe.

Ne bankat e ketyre shkollave filloi nenshkrimi i leterqarkores per njohjen e Kosoves Republike e cila me pas u nenshkrua nga e tere Kosova. Gjate viteve 1998/99 shkolla ne Haxhaj u kthye ne kazerme te UÇK-se ndersa ajo ne Drelaj u uzurpua nga serbomalazezet.

Sot ne Rugove eshte e hapur vetem shkolla fillore ne Drelaj dhe nje paralele e saj ne Shtupeq te Madhe ne te cilat vijojne mesimin pak nxenes.

                                     

7. Ekonomia

Ekonomia e Rugoves eshte mbeshtetur gjithmone ne resurset e saj natyrore dhe padyshim ne fuqine punetore. Rolin kryesor e ka luajtur blegtoria. Rugova e furnizonte tregun e Pejes, Plaves dhe Beranes. Sot produktet e saj shiten vetem ne tregun e Pejes.

Pyjet jane nje burim i rendesishem ekonomik ndersa bujqesia eshte dege plotesuese. Ne kohen e Jugosllavise u hap kooperativa bujqesore ku u punesuan shume vendas. Por me nxehjen e raporteve mes Kosoves dhe Serbise edhe kjo kooperative u mbyll.

Qe nga vitet e pasluftes ne Rugove shfrytezohet fuqia ujore. Atje sot funksionon fabrika e ujit" Rugove” dhe fabrika e djathit, dege se njejtes kompani.

                                     

7.1. Ekonomia Turizmi

Rugova ka resurse te medha dhe terheqese per zhvillimin e turizmit. Viteve te fundit turizmi ka marre hov. Klima malore, bukurite natyrore, flora dhe fauna e shumellojshme si dhe investimet ne infrastrukture dhe ndertimi i objekteve afariste, hoteleve, restoranteve, bujtinave dhe shtepive private per sherbimin dhe strehimin e turisteve jane faktoret kryesor qe mundesojne turizmin.

Kontribut te madh jep edhe grupi" Marimangat” qe terheq vendasit dhe te huajt drejt aventurave neper keto bjeshke. Ky grup mundesoi edhe ndertimin e rruges" Via Ferrata” njeherazi e para ne Ballkan, qe mundeson ngjitjen ne shkembinj per secilin kalimtar kureshtar. Mjaft atraktiv eshte Shtegu i Gjelber qe mundeson shetitjen ne kembe apo me biçikleta neper bjeshke. Se fundmi shpallja e Rugoves Park Kombetar shenon plotesimin e kushteve per investitore te huaj.

Turizmi ne Rugove eshte i ndare ne dy dege: Turizmin Afarist dhe Turizmin Shtepiak.

                                     

7.2. Ekonomia Turizmi afarist

Objektet afariste te ndertuara i pershtaten plotesisht natyres malesore te Rugoves. Perveç menyse se begate nga tryezat evropiane, keto ofrojne edhe ushqime tradicionale. Po ashtu, motelet dhe vilat per qendrim me te gjate ofrojne kushte dhe rehati per pushime te mrekullueshme. Nder vendet qe kontribuojne ne mbajtjen e isos ne Rugove jane:

  • Restorant" Mulliri”- Drelaj
  • Restorant" Hani” – Shtupeq i Madh etj.
  • Hotel" Rudi” – Boge
  • Restorant" Rugova Camp” - Shtupeq i Madh
  • Hotel" Rugova Relax” – Boge
  • Eko Hotel" Magra Austria”-Boge
  • Vilat" Kodra” –Boge
  • Hotel-Restorant" Gryka” – Shtupeq i Madh
  • Hotel-Restorant" Ke Luani”-Boge.
  • Pushimorja "Gafurri" ne Stankaj
  • Vilat "Vukli" ne Boge
  • Pushimorja" Berati” – Boge
  • Lagjja" Hani” - Shtupeq i Madh

Secila nga te lart permendurat kane veçorite e veta qe ne nje menyre ose ne tjetren bejne per vete vizitoret. Keshtu," Gryka” posedon arinj," Mulliri” paraqet restorantin me antik te ndertuar mbi themelet e nje mulliri," Magra Austria” eshte e pajisur me pishine te brendshme, pastaj jane restorantet me fusha te kalerimit si dhe gjera te tjera qe i korrespondojne natyres rugovase.

                                     

7.3. Ekonomia Turizmi shtepiak

Ky turizem perfaqesohet nga 6 shtepi-hotele qe ofrojne vend per banim si mysafir te shtepise dhe ku me mire se ne çdo vend tjeter behet njohja me traditat rugovase dhe me jeten e banoreve te atjeshem. Kete turizem e zhvillojne pushimoret:

  • Lagjja e Kaprojve” - Reka e Allages
  • Shqiponja” - Drelaj
  • Sali Jaha” - Malaj
  • Villat Husaj” - Shkrel
  • Llazi i Ujkut” - Pepaj
  • Ariu” - Hokaj
  • Hajla Hut” - Pepaj
                                     

8. Sporti

Per shkak te se kaluares historike, sporti ne Rugove eshte zhvilluar me vone se ne vendet e tjera, edhe pse ka mjaft resurse per zhvillimin e tij. Sot ne Rugove jane disa pista skijimi njera e pajisur edhe me skilift, shtigje per ecje, parashutizem etj. Po ashtu, ne Rugove eshte

                                     

8.1. Sporti Skitaria

Deri ne vitin 1974 skitaria ka qene pjese e bjeshkatarise. Rugova njihet si djep i skitarise kosovare dhe ballkanike. Klubi i pare ishte "Rusolia" nga e cila kane dale tri grupe te tjera: KS "Peja", "Alpi" dhe "Rugova". Klubi "Rusolia" ka marre pjese edhe ne Lojerat Olimpike.

Pista me e zhvilluar e skijimit gjendet ne Boge por ka pista shume te favorshme edhe ne vendet e tjera, p.sh. ne Stankaj. Ne Boge ndodhen edhe dy shkolla skijimi "Dardania" dhe "Ke Luani".

                                     

8.2. Sporti Bjeshkataria

Bjeshkataria paraqet nje aktivitet rekreativo-sportiv qe ne Peje daton qe nga viti 1928. Per dallim nga Alpinizmi, Bjeshkatari d.m.th. ecje ne terren dhe ngjitje ne lartesi, pa asnje mjet, derisa te ndeshesh ne pengesa natyrore: shkembinj te larte te rrepinjte. Ne kuader te grupit te bjeshkatareve funksionon edhe nje Grup i Shpetimit prej 30-40 vetash qe ndihmojne ne raste te fatkeqesive natyrore. Bjeshkataret Marshojne ne kater vija Marshimi:

  • Ana Jugore e regjionit 6 rruge
  • Ana Veriore 2 rruge
  • Ana Perendimore dhe Veriore 1 rruge
  • Ana Lindore 1 rruge
  • Nga Qendra ne Veri 3 rruge
                                     
  • Fjala Rugova në gjuhën shqipe emërton shumë njerëz, rajone dhe gjëra : Bjeshkët e Rugovës - Rajon në Kosovë Ibrahim Rugova - Kryetari i parë i Kosovës
  • kilometrin e pestë Ujëvara në kilometrin e gjashtë Kanioni i Rugovës Rugova Rugova Rugova rajon Ura në grykën e Rugovës Kopje e arkivuar Arkivuar nga origjinali
  • Fshati i skijimit Boga në dimër Shtëpi pushimesh në Bogë Boga - Rugovë Rugova rajon Alpet Shqiptare Shtigjet skitare në Kosovë Kosovo s Alternative Outdoor
  • nga Rugova Art Tiranë 2012. Faqet e librit 366. Libri është ndarë në 18 kapituj, dhe është sublimat i shikimeve shkencore dhe strategjike në rajon dhe
  • me Mujë Rugovën, për të diskutuar përfundimin e demarkacionit. Ibrahim Rugova e kishte paralajmëruar demarkacionin në vitin 2002. Më 28 gusht 2015, një
  • kulturore dhe dy dyqane të vogla. Biri më i njohur i Cërrces është Dr. Ibrahim Rugova i lindur në një familje me influence gjatë okupacionit gjerman në vitet
  • Shqipëri - Kosovë Rruga e Kombit në Shqipëri, Rruga ose Autostrada dr. Ibrahim Rugova në Kosovë është një autostradë katërkorsishe e cila filloi ndërtimin në
  • të Kosovës. Nga 603 km 2, po thuaj gjysma e teritorit ësht zonë malore - Rugova e pasur më pyje e kullosa dhe e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë
  • është vajza e gjashtë, e fëmija i nëntë dhe i fundit në familje. Igballe Rugova ishte gruaja e parë në ish - Jugosllavi që u martua me një grua në vitin 1996
  • Black & White, Thunderstorm in D, Behind, Behind, Emotional Act, Ex Alpes Rugova Agnus Dei, H.SH etj. Vlenë të përmendet koncerti autorial i Memli Kelmendit