Back

ⓘ Halim Ramohito. Ka lindur me 15 shkurt 1925 ne Tragjas te Vlores. Ka mbaruar Shkollen Tregtare te Vlores dhe Akademine Ushtarake Frunxe” ne Bashkimin Sovjetik. ..




                                     

ⓘ Halim Ramohito

Ka lindur me 15 shkurt 1925 ne Tragjas te Vlores. Ka mbaruar Shkollen Tregtare te Vlores dhe Akademine Ushtarake" Frunxe” ne Bashkimin Sovjetik. Ka marre pjese ne luften nacionalçlirimtare brenda dhe jashte kufijve shteterore, deri ne Bosnje. Ne lufte ka kryer keto detyra: Zevendes komisar Batalioni dhe pergjegjes i rinise se Brigades se V-te partizane. Pastaj pergjegjes i Rinise ne Divizionin e V-te partizan. Ne Kongresin e Pare te BRASH ne gusht 1944 eshte zgjedhur anetar i Keshillit te Pergjithshem te BRASH. Ne dhjetevjeçaret e pasçlirimit ka punuar ne ushtri me detyra te ndryshme. Me 1948 emerohet Komisar Divizioni. Ne shtator te vitit 1957 emerohem si perfaqesues ushtarak i Republikes se Shqiperise ne Komanden e bashkuar te Forcave Ushtarake te traktatit te Varshaves, njekohesisht dhe atashe ushtarak ne Moske.

Me 1966 ka kryer detyren e Komisarit te Korpusit, me 1970 ne krye te MKA Mbrojtja Kunder Ajrore e shtetit dhe me 1972 eshte zevendesshef i Drejtorise Politike te Ushtrise. Ne Kongresin e 4 te PPSH me 1961, eshte zgjedhur Kandidat i Komitetit Qendror te PPSH. Ne Kongresin e 6 te PPSH me 1971, eshte zgjedhur Anetar i Komitetit Qendror te PPSH.

Nga viti 1974 deri ne vitin 1990 ka vuajtur familjarisht kalvarin e punes se detyruar, te internimeve dhe te burgut, perfshi ate te sigurise se larte te Burrelit. Eshte dekoruar 14 here me Medalje e Urdhra te ndryshme. Eshte ushtarak ne pension me graden e Gjeneralit, ku kete grade e ka marre ne vitin 1959 me rastin e 15 vjetorit te çlirimit te vendit.

U nda nga jeta me 9 nentor 2013.

                                     
  • gjenerali.JPG Në shërbim të atdheut tim : kujtimet e një gjenerali Pj. 1 me Autor Halim Ramohito Botuar nga Grand Prind Tiranë, 2010. Faqet e librit 400.
  • Balili Dervish Hekali Elmaz Hasamataj Et hem Gjinushi Gjysh Arapi Halim Ramohito Halim Xhelo Hito Çako Hysen Çino Hysni Kapo Ibrahim Dervishi Kadri Hazbiu
  • kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Xhule Çiraku, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapën gjyqin kundër tij. Vendimi