Back

ⓘ Jeronim Bazo Lindi ne Tirane, ne maj 1960. Mbaroi studimet universitare ne Akademine Ushtarake Skenderbej” ne Tirane ne vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv n ..




Jeronim Bazo
                                     

ⓘ Jeronim Bazo

Jeronim Bazo Lindi ne Tirane, ne maj 1960. Mbaroi studimet universitare ne Akademine Ushtarake" Skenderbej” ne Tirane ne vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise. Vitet e para te karrieres ushtarake sherbeu ne njesite e kembesorise si komandant toge, kompanie dhe zevendeskomandant batalioni.

Gjeneral Brigade Bazo ka sherbyer ne Ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem te FA-ve ne periudhen 1993-1995 si Shef Sektori ne Drejtorine e Personelit.

Ne vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane per Studime te Sigurise" George C Marshall” per Studime te Sigurise dhe Ekonomise se Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi sherbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademine e Nenoficereve deri me 2003-in dhe me pas u emerua Komandanti i Akademise Ushtarake" Skenderbej”, ku drejtoi punen dhe perpjekjet per transformimin e kesaj akademie ne nje Universitet Ushtarak dhe sherbeu si komandant i pare i UUS-se deri ne qershor 2005.

Ne 2007-en udhehoqi punen per planifikimin dhe zhvillimin per here te pare te Kursit te Larte per Studime per Sigurine dhe Mbrojtjen, qe vazhdon te jete nje kontribut i vlefshem i Shqiperise per sigurine dhe paqen ne rajon.

Zhvillimi i ketij kursi me pjesemarrje nderkombetare ishte nje nder elementet mbeshtetes ne perpjekjet e Shqiperise per tu bere nje vend anetar i NATO-s, ne vitin 2009.

Gjate periudhes 2010-2012 drejtoi Drejtorine e Planifikimit te Mbrojtjes ne SHP te FA-ve, ne nje periudhe e rendesishme per Shqiperine si nje anetare re e NATO-s. Nen drejtimin e tij Drejtoria e Planifikimit te Mbrojtjes realizoi me sukses nje numer detyrash te rendesishme, qe ishin elemente te rendesishem per integrimin e plote te Shqiperise ne NATO, si Implementimi i Struktures se Re te FA-ve, Konferencat e Integrimit te FA-ve, Konferencat e Transformimit dhe Takimet e Komitetit Ushtarak te NATO-s. Gjeneral Brigade Bazo sherbeu ne kete pozicion deri ne gusht 2012, kohe ne te cilen u emerua Keshilltar Ushtarak i Presidentit te Republikes Bujar Nishani.

                                     
  • Shteti Shqipëria Pjesë e Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë Komandantët Komandanti në detyrë GjeneralMajor Jeronim Bazo Stema Indentifikim