Back

ⓘ Isa bin Merjem eshte nje profet ne Islam dhe nje nga pese te derguarit me te medhenj te Allahut se bashku me Noah, Abrahamin, Moisiun dhe Muhamedin. Isa bin Mer ..




Isa bin Merjem
                                     

ⓘ Isa bin Merjem

Isa bin Merjem eshte nje profet ne Islam dhe nje nga pese te derguarit me te medhenj te Allahut se bashku me Noah, Abrahamin, Moisiun dhe Muhamedin. Isa bin Merjemi permendet me emer ne Kuran njezetepese here ndersa Muhamedi s.a.v.s kater here. Ne kuran Jezusi si çdo profet tjeter cilesohet si qenie e vdekshme dhe konsiderohet si lajmetar i fjales se ALLAHUT XH.SH. Myslimanet besojne se Isa apo Jezusi eshte Mesia qe do te kthehet dhe do te munde Antikrishtin.

Isa ibn Merjem ose Jezusi ne Testamentin e ri eshte profet i Zotit i cili u dergua pas Jahja dhe Zekeria. Isa njihet ndryshe me emrin Mesi. Kete ai e mori per shkak te udhetimeve te shumta. Ai nuk kishte shtepi dhe vend te tijin. Gjithashtu, thuhet se u quajt Mesi, per shkak se kur lindi, nena e tij e leu me vaj. Allahu e permend historine e Isait dhe nene se tij ne Kuran: "Dhe trego o Muhamed ne Liber per Merjemen, kur u terhoq nga familja e saj ne nje vend ne lindje, duke e fshehur veten nga ata.

Myslimanet besojne se Jezusi ishte njeri i krijuar mrekullisht pa baba, njelloj si Ademi qe ishte nje njeri pa nene dhe baba apo Hava qe u krijua nga brinja e Ademit. Kurani e hedh poshte Trinitetin dhe pretendimin se Jezusi eshte Biri i Allahut. Sipas besimit islamik Isa a.s ishte i lajmetar i fjales se Allahut qe do te udhezonet bijte e Israelit. Sipas kuranit besimi tek Isa a.s dhe profetet e zotit eshte i detyrueshem per çdo mysliman.

                                     

1. Historia

Ajo jetonte ne lindje te Jerusalemit, larg syve te njerezve. Ajo nuk lejonte askend ta vizitoje dhe nuk vizitonte askend. Te afermit ia dergonin ushqimin prane deres dhe ajo e merrte me pas, ashtu siç merrte furnizim edhe nga vete Zoti. Vetem Zekeria a.s kishte te drejte ta vizitoje. Ne moshen pesembedhjete vjeçare, asaj i shfaqet Xhibrili ne dhomen ku ishte izoluar dhe adhuronte Zotin. Merjemja vazhdoi e mbyllur ne faltoren e saj, larg syve te njerezve, derisa filloi te ndjeje se ka ardhur koha te linde. Atehere ajo doli nga faltorja dhe eci nje distance te konsiderueshme, derisa mberriti ne Betlehem. Pak para se te mberrije ne Betlehem, asaj i fillojne dhimbjen e lindjes. Ajo qendron dhe mbeshtetet tek nje trung i thare palme aty prane. Thote Zoti ne Kuran duke pershkruar kete moment:"Dhembjet e lindjes e detyruan ate qe te shkonte te trungu i nje palme." – Merjemeje ishte shume e frikesuar per kete qe po i ndodhte. Pastaj ajo e shkundi pemen dhe hengri disa humra arabe te fresketa, pasi hengri ajo u qetesua. Thuhet se Merjemja kishte nje vella me emrin Harun. Pasi lindi ajo u kthye me foshnjen e saj ne krahe. "Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur femijen. Ata i thane:" O Merjeme, ke bere diçka te turpshme! O motra e Harunit!” Merjem 19:27-28. Njerezit i kuptuan shenjat e saj, por nuk kuptonin si mund te flasin me nje foshnje te porsalindur. Atehere ndodh mrekullia tjeter, ku Isai a.s i porsalindur flet. Te gjithe njerezit filluan te degjojne gojehapur. Kur lindi Isai, ai tha: Une jam rob i Allahut. Ai me ka dhene Librin Ungjillin, me ka bere profet dhe me ka bere te bekuar kudo qe te jem. Ai me ka porositur qe te falem te jap zeqat sa te jem gjalle dhe qe te jem i mire ndaj nenes sime dhe nuk me ka bere te ashper dhe te padegjueshem. Le te jete paqja e shpetimi mbi mua, ne diten qe kam lindur, ne diten qe do te vdes dhe ne diten qe do te ringjallem!” Merjem 19:30-33

                                     

2. Isa mes Benu israeleve

Isai u rrit ne Betlehem dhe qe ri shquhej per dije dhe urtesi. Per here te pare, ai foli kur ishte i porsalindur, pastaj do te heshte. Vetem pasi te mbushe moshen e pershtatshme, ai do te filloje te flase serish. Me kalimin e viteve, Benu Israilet filluan ta shohin me dyshim Isain. Shume prej tyre filluan te perhapin fjale se shkaterrimi i Benu Israileve do te vije pikerisht nga duart e ketij djaloshi. Nena e tij, e ndergjegjshme per marifetet e popullit te saj, e mbronte siç mbron nje nene femijen e saj. Shpesh here, ajo e nxirrte jashte qytetit per ta mbajtur sa me larg njerezve. Per siguri te jetes se birit te saj, ajo e la Betlehemin dhe u vendos ne Jeruzalem, mbi nje koder ku kishte uje dhe fruta per ushqim. Thote Zoti ne Kuran:"Ne e beme birin e Merjemes dhe nenen e tij mrekulli per njerezimin dhe i strehuam rreze nje kodre te qete me burime uji." Muminun 23:50

                                     

3. Profetesia

Isai nuk u obligua me misionin e pejgamberit veçse pasi mbushi tridhjete vitet. Ne kete moshe, Zoti i lartesuar i shpalli Ungjillin dhe e zgjodhi profet. Atehere ai filloi ti ftoje njerezit ne adhurimin e nje Zoti te vetem. Te gjithe interpretuesit e Kuranit jane te mendimit se Isait a.s iu shpall Ungjilli vetem pasi kishte mbushur te tridhjetat. Bashke me Ungjillin, Isait iu dhane dhe disa mrekulli, si fakte se ishte i derguari i Zotit tek Benu Israilet. Isai ishte i afte qe nje statuje zogu prej balte ti jepte jete me lejen dhe vullnetin e Zotit. Po ashtu, ai mund ti kthente shikimin nje personi qe kishte lindur i verber. Ai sheronte lebroset me nje te prekur, sikur te mos kishin qene te semure. Veç ketyre mrekullive, Isai dinte se çfare kishte gatuar secili ne shtepine e tij dhe çfare ushqimesh kishin magazinuar. Mrekullia me e madhe qe posedonte Isai, ishte ngjallja te vdekurve. Gjate jetes se tij, ai ngjalli kater te vdekur. Numri i nxenesve dhe dishepujve te Isait qe e besuan nderkohe qe gjithe njerezit e pergenjeshtruan, ishte dymbedhjete. Me vone, siç ceket dhe ne ajet, Zoti e beri te triumfoje fene e krishtere mbi ate hebraike. Kurse disa interpretues te Kuranit thone:"Pas Isait, njerezit u ndane ne tre grupe. Nje grup thane se Mesia ishte vete Zoti. Nje grup thane se ai ishte biri i Zotit dhe grupi i trete besuan se ishte profet dhe i derguar i Zotit. Tek grupi i trete hynin monoteistet e krishtere dhe atyre iu bashkengjit umeti i Muhamed Mustafase. Ngadhenjimi qe ceket ne fund te ajetit te mesiperm eshte ngadhenjimi i umetit te Muhammedit"



                                     

4. Ngritja e Isait

Murgjet hebrenj u frikesuan se mos feja e tyre do te shuhet. Keshtu, ata thuren nje komplot kunder Isait a.s, vajten tek mbreti romak i asaj zone dhe filluan ti flasin mbi Isain a.s. Ata i thane se Isai a.s pretendon se eshte mbreti i çifuteve dhe se synon fronin e tij mbreteror. I frikesuar nga humbja e pushtetit, mbreti urdheroi ushtaret ta gjenin Isain a.s ku te ishte dhe ta kryqezonin. Asokohe ishte tradite qe kushdo qe denohej me vdekje, mberthehej me gozhda mbi nje kryq dhe lihej te vdese. Gozhdet i viheshin ne dy duart, ne kraharor dhe ne dy kembet. I denuari vdiste brenda dy ditesh nga dita e kryqezimit. Kur deshi Zoti ta ngreje Isain ne qiell, ai qendroi mes dishepujve te tij ne shtepi, numri i te cileve ishte dymbedhjete. Ai hyri mes tyre me floket qe i kullonin uje dhe u tha:"Eshte njeri prej jush, qe do te me pergenjeshtroje dymbedhjete here, pasi ka besuar." Pas pak u tha:"Cili prej jush pranon te marre imazhin tim dhe te vritet ne vendin tim? Ai qe do e beje kete, do te jete perbri meje ne xhenet." Ne çast brofen me i riu nder dishepujt, por Isai e uli dhe nuk e pranoi per shkak te moshes. Isai u drejtohet serish dishepujve me fjalet:"Kush prej jush pranon te flijohet ne vendin tim?" Te gjithe heshten, perveç djaloshit te ri i cili tha:"Une." Isai i tha:"Ti do te jesh atehere." dhe ne çast djaloshit iu dha pamja e Isait. Isai u ngrit ne qiell nepermjet baxhes se tavanit, nderkohe qe dishepujt e ndiqnin me sy. Kur erdhen ushtaret e mbretit, moren djaloshin qe kishte pamjen e Isait, e vrane dhe pastaj e kryqezuan. Thote Abdullah ibnu Abasi:"Te krishteret u ndane ne tre grupe: Njeri grup tha:"Mes nesh ishte vete Zoti, i cili qendroi sa deshi dhe u ngjit ne qiell. – keta njihen si Jakobinjte – Grupi i dyte thane:"Mes nesh ishte biri i Zotit, i cili qendroi sa deshi dhe u ngjit ne qiell – Keta jane Nestorianet, te cilet perfaqesojne shumicen te krishtereve – Grupi i trete thane:"Mes nesh ishte robi i Zotit dhe i derguari i Tij. Ai qendroi sa deshi dhe pastaj Zoti e ngriti ne qiell. – Keta jane myslimanet."

                                     

5. Ardhja e Isait

Ne diten e Kijametit, Isai do te vije ne kohen e Mehdiut dhe Dexhallit. Ai do te zbrese tek minarja e bardhe e xhamise ne Damask. Ai do te thyeje kryqin, do te vrase derrin, anulon taksat, shfuqizon te gjithe fete perveç islamit. Ne kohen e tij, Isa a.s do vrase dhe Dexhallin. Toka do te perfshihet nga drejtesia, saqe devete do te kullosin me luanet, lopet me tigrat dhe delet me ujqerit, kurse femijet do te luajne me gjarperinjte pa e demtuar njeri-tjetrin. Ai do te qendroje ne toke per 7vite, pastaj do te vdese." Siç thame, Isai a.s nuk ka vdekur, por jeton i gjalle ne qiell. Ai do te vdese pas zbritjes ne kohen e Dexhallit. Do te jene myslimanet ata qe do i falin xhenazen dhe do e varrosin ne qytetin e Medines. Pas vdekje se Mehdiut, Isai do te behet udheheqes.i myslimaneve, tekstetet islame aludojne edhe ardhjen e Jexhuxheve dhe Megjugjeve. Pasi Isai i lutet Zotit, Zoti i pergjigjet duke i shkaterruar ata popuj me shigjeta qe do te leshohen prej qiellit ne drejtimin e tyre.

                                     

6. Lidhje te jashtme

  • Jesus, Son of Mary – A Messenger of Allah
  • Jesus: A Summary of the Points About Which Islam and Christianity Agree and Disagree Dr. Alan Godlas, University of Georgia.
  • The Truth About Jesus- by Maneh Al-Johani
  • The Virginal Conception of Jesus in the Quran
                                     
  • dhe është Zot, i cili mund të ndryshoje jetën tende përgjithmonë... Isa bin Merjem Feja Islame Antikrishti Bibla Jezusi Mesia Perëndia Shpirti i Shenjtë
  • kemi asnjë arsye të themi se njohim të njëjtin Zot si dhe myslimanët. Isa bin Merjem Allahu Ekber sal - lAllahu alehji ue selem Allat The Encyclopaedia of