Back

ⓘ Pulë e zier. Shpendet pas pastrimit rregullohen duke u futur kembet ne fund te barkut, ndersa krahet pas kurrizit. Pastaj futen ne uje te nxehte, shtohen rrenje ..




                                     

ⓘ Pulë e zier

Shpendet pas pastrimit rregullohen duke u futur kembet ne fund te barkut, ndersa krahet pas kurrizit. Pastaj futen ne uje te nxehte, shtohen rrenje aromatike si majdanoz e selino, qepe, kripe dhe zihen ne zjarr te ngadalshem. Koha e zierjes varet nga lloji i shpendit, zogjte ziejne per 30-35 min, kurse pulat e medha per 1-1.5 ore.

Shpendet e zier priten ne copa, ndersa lengu kullohet dhe perdoret per pergatitjen e salces se bardhe.

Per salcen: kaurdiset mielli me gjalpe, shuhet me lengun e vet, duke e perzier dhe lihet te vloje 2-3 minuta sa te trashet, shtohet kripe e piper sipas shijes, hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet pak rregullohet me te verdhat e vezeve e limon. Per kete te verdhat e vezeve rrihen me leng limoni ose limontoz te holluar me uje, pastaj shtohet pak e nga pak salca duke e perzier derisa e gjithe masa te hidhet te salca. Ne fund shtohet pak gjalpe i fresket.

Shpendet e zier te nxehte vendosen ne pjate, mbulohen me salcen e bere dhe sperkaten me majdanoz te grire holle. Si garniture mund te jepet oriz i zier pilaf, patate te ziera ose makarona dore. Garnitura zakonisht sperkatet me gjalpe te shkrire.

Per 4-5 persona duhen:

  • 1 rrenje majdanoz,
  • qepe 1 kokerr,
  • selino 1 rrenje,
  • pule 500-600 g,
  • kripe, piper.

Per salcen duhen:

  • 1 e verdhe veze,
  • limon gjysme kokrre ose nje maje luge kafeje limontoz dhe majdanoz.
  • miell 1 luge gjelle,
  • leng pule 2 filxhane çaji,
  • gjalpe 1-2 luge gjelle,
  • kripe, piper,
                                     
  • Pulë e zier Zogj të tiganisur me domate Pulë e pjekur Pulë e skuqur në tenxhere Pulë me arra Pulë me frikase Pulë e mbushur me gështenja Filetë pule Pulë
  • me vezë e limon Paçja Paçë e bardhë Peshk i zier Petulla me kos Pije koktej Pite Ponç me raki rrushi Presh jahni Pulë e zier Pulë me arra Pulë me lëng
  • ruse është lloj sallate e përgatitur kryesisht me mish pule dhe perime. Për përgatitjen e sallatës ruse nevojiten : - 1 pulë - patate - karota - tranguj