Back

ⓘ Kristo Floqi qe avokat, gjykates, nepunes, minister, botues dhe autor tragjedish e komedish. Eshte autor i Himn mi flamur ne kohen e Triumfit te Legalitetit, hi ..




Kristo Floqi
                                     

ⓘ Kristo Floqi

Kristo Floqi qe avokat, gjykates, nepunes, minister, botues dhe autor tragjedish e komedish. Eshte autor i "Himn mi flamur" ne kohen e Triumfit te Legalitetit, himn qe me muzike te Thoma Nasit u luajt kur me 1928 u shpall mbreteria dhe u quajt "marshi i Zogut".

                                     

1. Jeta

Kristo Floqi lindi ne Korçe, i biri i Vasil Risto Tomços dhe Ngjelkes se Spiro Mitkos. Te martuar me 1869, paten 4 djem dhe nje vajze: Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinen. Mbeten gjalle vetem Kristo me Thanasin. Te dy studiuan per drejtesi.

Mesimet e para Kristo Floqi i mori ne shkollen qytetese ne Korçe, ndersa studimet e mesme dhe te larta i kreu ne Greqi, ku familja e tij qe shperngulur. Diplomoi per drejtesi ne Athine, po aty nisi te ushtroje profesionin e avokatit me 1899. Pasi nxuri turqishte me Hafiz Ali Korçen, me 1902 dha ne "Mehtemi - Hukuk" provimin per te ushtruar avokatine edhe ne Perandorine Osmane. Me 1904 martohet me Urani Poçin.

Me pas shkon ne Korçe, ku hap zyre avokature, punoi gjate viteve 1902-1908 avokat ne vendlindje, Manastir dhe anetar i gjyqit te shkalles se pare ne Diber.

Me 1908 drejton gazeten "Dielli" ne Shtetet e Bashkuara. Me 24 dhjetor 1911 drejton mbledhjen per krijimin Komisionit per Bashkimin e organizatave shqiptare ne SH.B.A. Me 28 prill 1912 themelues dhe anetar i komisionit qendror te Federates Vatra, te cilen e drejtoi me 1913-1915. Merr pjese me 1913 ne Kongresin e Triestes, si i derguar se bashku me Faik Konicen.

Me 6 qershor 1913 emerohet ne krye te gjykates civile e penale, madje merr pjese ne gjyqin e Beqir Grebenese. Me 1914 u emerua kryesekretar i ministrise se Drejtesise. Ne maj te 1919 drejtonte botimin te perkohshmes "Agimi", organ deges letrare i shoqerise "Vllaznia".

Me 1921 u emerua minister Arsimi ne qeverine e Iljaz bej Vrionit. Me 1921 qe anetar i "Bashkimit te Shenjte" dhe ne legjislaturen 1921-1923 u zgjodh deputet i prefektures se Dibres, u zevendesua me 1922. Me 8 janar, 1922 ai hapi nje zyre avokatore ne Rrugen e Dibres.

Ne vitet 1925-1926 botoi gazeten "Indipendenca Shqiptare", kur edhe u rizgjodh si deputet i prefektures se Korçes gjer me 1928. Me 1932 perkujdeset per varrosjen e kunates se tij, Marigo Posios. Me 1929 - 1944 me ndonje nderprerje qe anetar i Keshillit te Shtetit, ndersa me 1940 zevendesisht kryetar i tij dhe drejtor i zyres ligjore te institucionit.

Nderroi jete me 1951.

                                     

2. Veprimtaria letrare

  • Vellezeri dhe Interes, veper e cila sherbeu si baze per krijimin e filmit dramatik Zoteri Dollari me 1997, me regji te Veton Osmanit.
  • Karl Topia, drame.
  • Qyperllinjte, drame.
  • Skenderbeu n’Itali, drame.
  • Pirro i Neoptolemit, drame.
  • 1912 Fe e Kombesi, drame.
                                     

3. Veprimtaria studimore

  • Kosove-Serbi e Vjeter -Studim etnografik, ku ai kundershton mr fakte se Kosova nuk eshte Serbi e Vjeter.
  • E drejta themelore
  • Elemente te Ekonomise politike
  • Nje predikim mbi patriotizme dhe nacionalizme
                                     
  • Hilë Mosi, Kristo Floqi Karl Gurakuqi : për çështjen shqiptare : antikiteti - Kosova - Vlora : përmbledhje artikujsh nga Lavdosh Ahmetaj hulumtoi Botuar
  • televizive bazuar në dramën Vëllëzëri e Interes të shkruar nga autori Kristo Floqi Regjinë e ka bërë Veton Osmani ndërsa interpretojnë aktorët: Ilir Rexhepi
  • Dëshmorët e Rilindjes ose epope e Korçës libër me autor Kristo Floqi Botuar në Tiranë, në vitin 1935, faqe 187.
  • Film ky i dramatizuar sipas veprës Vëllëzëri dhe Interes të autorit Kristo Floqi dhe i cili njihet si njëri nga prodhimet më të suksesshme televizive
  • Petrovci. Aktualisht jeton dhe vepron në Kanada. Zotëri Dollari Autor: Kristo Floqi Skenari: Arif Demolli, Regjia: Veton Osmani Një Milion Euro Autor: Visar
  • Strazimiri Hoxha Kadriu Hasan Prishtina Ilias Vrioni Irfan Ohri Kristo Floqi Kristo Dako Ramiz Daci Selahydin Shkoza Abdyl Sula Fazlli Frashëri Fiqri
  • Petrovci. Aktualisht jeton dhe vepron në Kanada. Zotëri Dollari Autor: Kristo Floqi Skenari: Arif Demolli, Regjia: Veton Osmani Një Milion Euro Autor: Visar
  • Besa - Besën. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Takimi vijoi deri në datën 28 prill 1912
  • Kosova e lirë : vjerrshë me autor Pirro Floqi Botuar në Tiranë nga Kristo Luarasi në vitin 1941 Faqet e broshurës 13.
  • komedisë teksti i së cilës është kompozimi nga dy komedi të autorit Kristo Floqi Vëllazëri e interes dhe Zi e ma zi si dhe Martesa e avokatit nga
  • dramës Pashko Babi, Shtjefen Gjeçovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristo Floqi Gjergj Fishta, Anton Pashku, Haqif Mulliqi, Nebi Islami, Ekrem Kryeziu