Back

ⓘ Qazim Mulleti. Leu ne lagjen Sulejman Pasha, sot tek Pazari i Ri, i biri i Reshit bej Mulletit dhe Naile Kelliçit. Mesimet e para i mori ne Manastir, vazhdoi ne ..




Qazim Mulleti
                                     

ⓘ Qazim Mulleti

Leu ne lagjen "Sulejman Pasha", sot tek Pazari i Ri, i biri i Reshit bej Mulletit dhe Naile Kelliçit. Mesimet e para i mori ne Manastir, vazhdoi ne gjimnazin" Zosimea” te Janines dhe se fundmi kreu studimet e larta ne kolegjin perandorak" Gallata Saraj” te Stambollit.

Qazim Mulleti ishte poliglot, dinte Turqisht, Arabisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Latinisht, Greqisht dhe Serbo-Kroatisht. Dinte te kaleronte dhe te patinonte.

Ne 1912-en, bashke me shume studente te tjere shqiptare merr pjese ne ngritjen e flamurit ne Tirane dhe Vlore. Ne 1914-en eshte nje nder kater adjutantet e Princ Vidit. Largohen se bashku ne Vjene, ku jetoi aty deri ne vitin 1920. Aty, me nderhyrjen direkte te mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtese ne fushen e diplomacise ushtarake te luftes. Ne vitin 1920 merr pjese ne Kongresin e Lushnjes. Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes u pengua te hynte ne Durres, ku kishte destinacionin per te ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me nderhyrjen e dajes se Qazimit, myftiut Mytesim efendi Kelliçit, Abdi bej Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe te delegateve te tjere te Tiranes ne kongres, qeveria u vendos provizorisht ne Tirane. Shume patriote te Tiranes hapen shtepite e tyre ne dispozicion te qeverise se re. Nje shtepi e Mulleteve u be Ministria e pare e Bujqesise.

Me vone, ne bisedat e Kuvendit Kombetar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet te ishte Kryeqytet i Shqiperise. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin me te favorshme se ato te qytetit te Durresit. Tirana, de jure u be Kryeqytet i Shqiperise ne vitin 1925. Ne shtator te vitit 1920, eshte Komandant i Forcave Vullnetare kunder Serbise. Me 25 prill – 3 maj 1921, ai merr pjese ne Kongresin per Bashkimin Kombetar ne Vlore, si perfaqesues i Tiranes, ne te cilen funksiononte shoqeria patriotike" Vllaznia–Zgjimi”, se bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi, si perfaqesues te shoqerise" Lidhja Kombetare” dhe Avni Rustemi te shoqerise" Bashkimi”.

Majin e 1924 qe pjese e nje komisioni te demonstranteve qe takuan kryeministrin Verlaci, te cilit i kerkonin masa serioze per zbardhjen dhe denimin e komplotisteve per vrasjen e Avni Rustemit. Ne qeverine e Fan Nolit sherbeu si prefekt ne Diber. Mbas deshtimit te qeverise se Levizjes se qershorit, largohet nga Shqiperia.

Ne fillim vendoset ne Zara asokohe territor italian, ndersa me vone ne Vjene ku qe ne grupin e italofileve te emigracionit antizogist, si indipendent, ndihmohej nga Italia dhe ishte ne kontakt me autoritetet jugosllave. Mori pjese ne organizimin e atentatit ndaj Mbretit Zog I me 1931 ne kryeqytetin austriak, duke u qendruar mbrapa Ndoke Gjeloshit e Aziz Çamit per ti mbrojtur eventualisht. Pasi shkrehen plumbat duke ngaterruar majorin Llesh Topallaj me mbretin dhe duke plagosur Eqrem Libohoven, Mulleti flaku armen dhe u fsheh ne turmen e porsakrijuar. Me pas organet vjeneze te rendit e gjeten prane atentatit dhe e arrestuan, u lirua ne korrik, me pas iu lirua i vellai Hakiu dhe u mbajten dy procese gjyqesore per perfshirjen e Qazimit ne organizimit te atentatit. Ne gjyqin e pare ne qytetin Ried te Austrise, ku u denuan Gjeloshi dhe Çami, emri i Mulletit vetem sa u permet gjate gjyqit; ne gjyqin e Tiranes pak kohe me pas, Mulleti u denua me vdekje ne mungese.

Me pas u largua drejt Parisit.

Ne qershor te 1939 u kthye ne Shqiperine e pushtuar nga italianet, dhe me pas u zgjodh kryetar i bashkise se Tiranes deri me 1940. Shume plane te nisura ne kohen e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat apo sot Muzeu i Arkeologjise, Akademia e Arteve, ku ne ate kohe u vendos edhe opera, Kryeministria dhe hotel" Dajti” moren drejtim ne kohen e kryebashkiakut Mulleti. U çelen çezma, u ndertuan banjo publike dhe u larguan varrezat nga qendra e qytetit, gje qe e nisi nga varrezat e familjes se vet.

Me 20 korrik 1942, me detyren e prefektit, mblodhi parine e Tiranes per tu bere te tretenhere apelin per te bashkepunuar me ushtrine italiane dhe te nderprenin rezistencen pasive ne vend. Me 28 gusht 1942 iu be nje atentat i pasuksesshem, nga nje ri i njesitit guerril me mbiemrin Pekmezi, i cili me bomben qe hodhi ne drejtim te prefektit vrau dy shoqeruesit italiane. Si pasoje nje patrulle italiane e vrau te riun.

Me 1944, me perparimin e komunisteve u largua nga Shqiperia dhe u vendos ne Itali, ku do te organizohej me Bllokun Kombetar Indipendent, pjese e kryesise se tij.

                                     

1. Zbulimi i eshtrave

Me 2011 poeti Gezim Hajdari zbuloi vendprehjen e eshtrave te tij, ne varrezat "San Sebastiano Martire" te lokalitetit Rocca della Papa ne qytezen Vicolo delle Grotte.

                                     

2. Familja

Kur qendronte ne Viene gjate emigracionit antizogist, u martua me 1929 me Hajrije Kusin, duke u trasheguar me nje djale, Reshitin. Pas ardhjes ne pushtet te komunisteve dhe largimit te Qazimit drejt Italise, e shoqja me te birin kaluan jeten nder internime neper kampet e Tepelenes, Savres, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Hajrija nderroi jete ne dhjetor te 1980 ne kampin e Savres, Lushnje. I vellai, Hakiu, megjithese nuk qe perfshire ne politike u arrestua dhe familja e tij u nxorr ne rruge.

                                     

3. Trajtimi

Historia

Enver Hoxha dhe historiografia komuniste do ta portretizonin si tradhetar, agjent, kriminel dhe prefekti gjakatar.

Arte

Ne periudhen komuniste do te portretizohej nder komedi, me skenar nga Besim Levonja, personazhi i tij u luajt nga Mihal Popi dhe me pas Robert Ndrenika. Versioni me popullor eshte komedia "Prefekti" me regji nga Pirro Mani me 1974 dhe pershtatur per film nga Vera Grabocka me 1976; ketu personazhin e interpretoi Ndrenika, duke u shnderruar me kohen nder simbolet e komedise shqiptare. Simbolet tek te cilat mbeshtetet ne steriotipe dhe prodhon vetem te tille: prefekti dhe vartesi i tij, shefi i policise Mon Kukaleshi, si perfaqesues te vendalive tironas perfaqesohen si te korruptuar, te trashe, fetare dhe e folmja e tyre eshte meshuar qellimisht per stigmatizimin e grupeve shoqerore nga e vijshin keta personazhe.

                                     
  • interpreton Qazim Mulletin. Një punë e Besim Levonjës, komedia Prefekti përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin
  • Nepravishta 1933 - 1935 Qemal Butka 1935 - 1936 Abedin Nepravishta 1937 - 1939 Qazim Mulleti 1939 - 1940 Ali Erebara 1940 - 1942 Omer Fortuzi 1942 - 1943 Halil Meniku
  • Fatbardha Saraçi Mulleti lindur më 8 nëntor 1939 në Tiranë është një studiuese, shkrimtare shqiptare dhe një ish - e përndjekur politike gjatë regjimit
  • interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti tek Prefekti i Anton Antonoviçit tek Revizori ai i Falstafit tek
  • konsiderueshëm shqiptarësh. Mbreti Zogu I Ali Këlcyra Murad bej Toptani Qazim Mulleti Kolegji Robert Shoqata evropiane e universiteteve The History of Galatasaray
  • 1862 1952 Myfit Libohova Naim Frashëri 1846 1900 Petro Poga Qazim Koculi, 1887 1943 Qazim Mulleti 1893 1956 Sali Nivica 1890 - 1920 Sylejman Delvina Sami
  • Kamzës në veri. Më 1614, valiu i Shkodrës, Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë, por haset e përmendur që më 1418 në një